Nishani: “Çështja Çame të zgjidhjet në frymën e fqinjësisë së mirë”

538
Sigal

 Kreu i shtetit Bujar Nishani mbështet zgjidhjen e çështjes çame në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë duke u bazuar në instrumentet ndërkombëtarë përkatës si dhe garantoi angazhimin e tij të plotë institucional në mbështetje të kësaj çështje. Në një takim me një përfaqësi të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Shoqatës Çamëria, të kryesuar nga deputeti Shpëtim Idrizi,  kreu i shtetit u njoh në detaje me motivin dhe përmbajtjen e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e cila tashmë është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka filluar procedurat e shqyrtimit.

Dade: “PS, pro Rezolutës Çame”

Deputetja e PS-së, Arta Dade,  në një prononcim, thekson se PS-ja është në favor të zgjidhjes së çështjes çame dhe do të mbështesë rezolutën e PDIU-së e cila ka mbërritur tashmë në komisionin e jashtëm parlamentar. PS-ja s’ka asnjë hezitim lidhur me problematiken që ka komuniteti çam, përkundrazi ne e kemi ngritur këtë çështje edhe në takime me autoritetet e larta greke, në takime të ndryshme. Ne kërkojmë që këto çështje të zgjidhet në bazë edhe të konventave ndërkombëtare. Do ta dëmtonte zgjidhjen e çështjes çame, fakti që një numër aktorësh politik, kërkojnë të nxjerrin përfitime politike dhe kjo çështje dhe ta përdorin për efekte elektorale. Rezoluta ka ardhur në komisionin e jashtëm dhe po punohet për rezolutën, në kohën e duhur do kemi qëndrimin tonë, dhe do të jetë në favor të zgjidhjes së çështjes çame. Pra zgjidhje reale e problematikes që ka komuniteti çam.