Ilir Meta:“Të mos humbasim trenin drejt BE-së”

229

Ilir Meta priti ambasadorin e ri grek, z. Leonidas Rokanas, vlerëson mbështetjen e Greqisë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti dje Ambasadorin e ri të Greqisë në Shqipëri z. Leonidas Rokanas. Z. Meta, pasi i uroi suksese në detyrën e tij të re, i shprehu Ambasadorit Rokanas vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Z. Meta u shpreh se është e rëndësishme që të vazhdojë puna për forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë, dhe në këtë kontekst, Greqia si vend fqinj por edhe si anëtare e Bashkimit Evropian luan një rol parësor. Ambasadori Rokanas, shprehu kënaqësinë e tij për ardhjen në Shqipëri duke theksuar se misioni i tij do të fokusohet në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë si dhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.  Në përfundim, z. Meta theksoi se prioriteti iLSI-së mbetet kontributi në ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe bashkëpunimi konstruktiv, si brenda vendit, ashtu edhe mes vendeve të rajonit. Menjëherë pas këtij takimi, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka ka marrë pjesë në aktivin e LGI-së në Shkodër. Ilir Meta, apeloi dhe një herë nga Shkodra që që të miratohen tri aktet që presin në Parlament që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat përpara zgjedhjeve të qershorit.  “Vendi ynë ka humbur mjaft trena drejt Brukselit, pra drejt Bashkimit Europian, dhe kjo është një përgjegjësi tjetër e klasës politike. kjo është një humbje e projekteve, një humbje e aksesit të Shqipërisë në BE por edhe e gruas dhe e vajzës shqiptare dhe shkodrane në projekte të ndryshme të cilat e fuqizojnë atë. Është një shans i humbur dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja është koha. Ndaj ne duhet ta çmojmë më shumë.