Niko Dumani: Devijimi i ujërave të Lumit Shushica në zonën e Labërisë Vlorë dëmton gjëndjen aktuale ekologjike dhe social-ekonomike të komunitetit

55
Sigal

Nga NIKO DUMANI,
Ambientalist

Duke i hequr burimet ujore komunitetit të Labërisë  për të furnizuar me ujë komunitetin e zonës së Himarës. Në fakt përfituesit do të jenë oligarkët e bizneseve, hoteleve me shumë yje e ata të resorteve. Kjo zgjedhje ekonomike është edhe zgjedhje politike  mjedsore e gabuar, që nuk nxit, që nuk hap  perspektivë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Labërisë.

Në harkun kohor dhjetë vjeçar të qeverisjes socialiste (në Vlorë prej 25 vitesh) pushtetarët me  vendimmarrje të gabuara, së fundmi edhe për devijimin e ujrave të lumit “Shushica” në “Luginën e Labërisë” Vlorë, nuk kanë lenë më asnjë mjedis krejtësisht  në gjendjen e tyre natyrore. Nga identifikimi dhe vlerësimi i investimeve të kryera në Qarkun e Vlorës si  Hotelet dhe Resortet përgjatë bregdetit të jugut të Vlorës, aeroporti dhe hapja e një Plazhi publik  të pa ligjshëm në zonën e mbrojtur PishPoro-Nartë, investimi për të siguruar energjinë elektrike nga dy anijet lundruese të importuara nga Bangladeshi brënda Gjirit të Vlorës, shitja e ujrave të Monumentit Natyror “Syri i Kaltër”, zvogëlimi i sipërfaqeve të zonave të mbrojtura bregdetare  dhe sëfundi devijimi i ujrave të Lumit Shushica si pjesë e basenit të Lumit Vjosa të miratuar “Park Kombëtar” kateg.II  janë ndërhyrje mjedisore të gabuara me ndikim negativ socialë-ekonomik, ekologjik, pejsazhistik, me dëmtim të shëndetit të njerëzve dhe me shkelje ligjore.

Lugina e basenit të Lumit Shushica si ekosistem natyror i  populluar nga komuniteti  përkatës qysh nga një kohë  shumë e largët, vazhdon aktualisht të jetë  në një ekujlibër  merrëdhëniesh mjedis-komunitet përderisa nuk  ka ndërhyrje shqetësuese nga njeriu. Pikërisht devijimi i ujrave të Lumit Shushica është  ndërhyrje tipike njerëzore në  mjedisin natyror tashmë  si një “praktikë normale” e pushtetarëve aktualë me pasojë ndryshimin e kushteve dhe pejsazhit  natyror  pa marrë në konsideratë se ky  investim  nuk i shërben komunitetit, se përkeqëson jetën e gjallë natyrore dhe vetë  jetën e njerëzve. Lugina e Lumit Shushica që përfshinë gjithë hapsirën e saj  së bashku me biodiversitetin përkatës e në veçanti me Lumin “Shushica” që është pasuria më e rëndësishme e këtij  ekosistemi  specifik, pas mijra vitesh fatkeqësisht ndodhet para rrezikut  të dëmtimit nga investimi i devijimit të ujrave të tij. Kjo Luginë, si habitat, teritor gjeogfrafik, është një hapsirë  me të gjitha karaklteristikat e veta fizike, kimike, klimatike gjeologjike e morfologjike  që mundëson  mbijetesën e gjithë pasurisë biologjike  përkatëse dhe vetë jetën e komunitetit. Mund të renditen e përshkruhen hollësishtë gjithë llojet e resurseve që egzistojnë  përfshirë dhe llojet e biodiversitetit, numrin e rëndësinë  e tyre, llojet e përfitimeve të komuinitetit, por në  radhë të parë duhet ditur e vlerësuar se rëndësi kanë ruajtja, qëndrueshmëria e kushteve natyrore, e faktorëve ekologjik natyror aktualë, se kjo zonë  është një ekosistem që duhet të vazhdojë të jetë në ekujlibrin e vet biologjik, sigurisht me një shfrytëzim racional të burimeve natyrore nga komuniteti i zonës. Janë faktorët ekologjik aktual ato që mundësojnë gjithë pasurinë dhe jetën e kësaj zone edhe për brezat që do vijnë. Ndërkohë duhet ditur se devijimi i ujrave, paksimi i ujrave të këtij lumi  kthehet në një kusht, faktor ekologjik antropik (njerëzor) i fuqishëm në përkeqësimin e gjithë treguesve të tjerë ekologjik të kësaj lugine me pasojë cënimin e ekujlibrit natyror, vetëqëndrueshmërinë natyrore aktuale e nisjen e degradimit  të kësaj zone si ekosistem natyror. Si rjedhim, nga kjo vendimmarrje krejtë e pa nevojshme, jo miqsore me mjedisin, me kundëvënie ndaj interesit të komunitetit shkakuar  nga “faktori njeri”, më saktë nga “faktori pushtetarë të korruptuar” nis edhe përkeqësimi  i marrëdhënieve midis njerëzve të zonës me këtë mjedis, pra nis kështu përkeqësimi i jetesës së komunitetit në një luginë me kushte jetese natyrore të  përkeqësuara. Për këtë projekt duhet ditur e vlerësuar si shumë e rëndësishme edhe përzgjedhja ekonomike, efektiviteti ekonomik, që është bërë nga vendimmarrësit, pasi është përzgjedhur alternativa më e keqe, shoqëruar me dhunim, me konflikt social, duke i hequr burimet ujore komunitetit të Labërisë  për të furnizuar me ujë komunitetin e zonës së Himarës. Në fakt përfituesit do të jenë oligarkët e bizneseve, hoteleve me shumë yje e ata të resorteve. Kjo zgjedhje ekonomike është edhe zgjedhje politike  mjedsore e gabuar, që nuk nxit, që nuk hap  perspektivë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Labërisë. Kjo zgjedhje, për  të zgjidhur një  problem tjetër social-ekonomik nga pushtetarët tanë, vlerësoj se është pasojë e një papërgjegjshmërie, pandërgjegjshmërie, është një dhunim me shkelje ligjore duke mos marrë në konsideratë interesin e publikut, as kompleksitetin e natyrës biologjike, vartësinë e jetës së banorëve nga mjedisi, as kompleksitetin e sistemit ekologjik të luginës si një sistem natyror i gjallë që nuk respektohet. Pushtetarët përkohësisht edhe mund t`a fshehin korrupsioni por e vërteta del për këdo, përfshirë edhe ata që aktualisht besojnë në propagandën qeveritare,Vlerësoj se jemi para një fakti korruptiv real të këtij projekti pasi korrupsioni ndodh sa herë ka mungesë të respektimit të interesit puiblik. Pushtetarët vendimmarrës të këtij projekti abuzojnë me pushtetin që u ka dhënë komuniteti, kemi të bëjmë me një korrupsion politik që po manipulon politikën  mjedisore kombëtare për administrimin, konservimin dhe menaxhimin e burimeve ujore jo në të mirë të komunitetit, jo në mbështetje të interesave socialë dhe ekonomikë të tyre.