‘Shqipëri-Çeki’/ 1139 bileta në dispozicion nga dita e nesërme, shitja bëhet vetëm online

35
Sigal

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se nga dita nesërme do të dalin në shitje 1139 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Këto bileta do t’i përkasin tribunave V101-V103 të stadiumit “Air Albania”. Shitja e tyre do të bëhet vetëm online.

Ky numër i biletave erdhi si pasojë e palës ceke që njoftoi se nuk do të shfrytëzojë një pjesë të tyre. Ato vihen në dispozicion të mbështetësve të kombëtares sonë nga FSHF.

Njoftimi i i FSHF-së:

Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.

Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.