Nesër do të lexoni/ Thanas L. Gjika: Astrit Lulushi, një bir i shquar i Diasporës

694
(Sprovë për jetën e veprën e Astrit Lulushit, pjesa I)
Kur fillova të lexoja disa vjet më parë shkrime të Astrit Lulushit te forumi “Alb-shkenca”, te gazetat “Illyria” e “Dielli” etj, më tërhoqi menjëherë mënyra e tij e të shkruarit qartë dhe shkurt. M’u kujtua Faik Konica. Ky tipar i përbashkët i tyre buron nga fakti se kthjelltësia në të shkruar, vjen nga qartësia e mendimeve. Para meje, shkrimet e Lulushit janë vlerësuar prej disa penave autoritare si Prof. Sami Repishti, Fotaq Andrea, Dashnor Kokonozi, Faruk Myrtaj etj. Për të shkruar këtë portret biografi për këtë autor prodhimtar, të thukët dhe të thellë, u lidha me të dhe pas leximit të vëmendshëm të veprave ia fillova me të diskutimit të mendimeve, për të realizuar këtë sprovë ku përpiqem të nxjerr në dukje momentet trimërore të jetës së tij dhe vlerat kryesore të krijimtarisë. Gjithë të arratisurit politikë që nga viti 1944 deri më 1991 pas largimit nga atdheu, edhe pse propaganda komuniste i mallkoi si armiq dhe i dënoi me heshtje, nuk e harruan popullin dhe atdheun, por e vunë në fokus të punës së tyre. Ata nuk pushuan së luftuari për shembjen e diktaturës komuniste, për demokratizimin e vërtetë të jetës së popullit shqiptar dhe lirinë e shqiptarëve të Ish Jugosllavisë. Dhe duhet të kemi parasysh se me Shqipëri e popull shqiptar këta atdhetarë nuk kishin parasysh thjesht Shqipërinë londineze dhe popullin e saj, si mendonin, flisnin e shkruanin zyrtarët, politikanët, shkrimtarët dhe artistët që i shërbenin diktaturës komuniste. Me Shqipëri, këta atdhetarë kishin e kanë parasysh Shqipërinë e vërtetë, atë të plotën, që përfshin gjithë popullin që flet gjuhën shqipe pavarësisht se ku jeton. Të tillë koncept për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ka dhe Astrit Lulushi. Kjo mençuri e këtyre intelektualëve atdhetarë ka ndikuar edhe te shumica e intelektualëve që emigruan për arsye ekonomike pas vitit 1992, për t’i parë e trajtuar problemet e botës shqiptare në plan të gjerë e jo si Shqipëri londineze, ose Kosovë shteti i pavarur. Astrit Lulushi, gazetar në “Radio Zëri i Amerikës” (VOA), është autori i shumë artikujve, analizave, eseve, autor i gjashtë librave me shkrime origjinale dhe i një vëllimi me përkthime të 63 soneteve të Shekspirit. Si pak kush, ai realizoi ardhjen në SHBA, më 1985 duke kryer i vetëm një arratisje të rrezikshme…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal