Libri me poezi për fëmijë “Unë vij t’a mbush botën me lule”, i poetit Iliaz Bobaj, është një ftesë për të hyrë në një botë të dritës dhe imagjinatës së pafund. Në vargjet plotë ngjyra dhe muzikalitet të brëndshëm, prekin ndjenjat e lexuesve të vegjël. Në një farë mënyre ky ka qenë edhe qëllimi i autorit Bobaj, për të prekur bukuritë dhe të zbulojë gëzimin, që lind nga gjërat e vogla

Libri me poezi për fëmijë “Unë vij t’a mbush botën me lule”, i poetit Iliaz Bobaj , është një ftesë për të hyrë në një botë të dritës dhe imagjinatës së pafund. Në vargjet plotë ngjyra dhe muzikalitet të brëndshëm, prekin ndjenjat e lexuesve të vegjël .Në një farë mënyre ky ka qenë edhe qëllimi i autorit Bobaj, për të prekur bukuritë dhe të zbulojë gëzimin, që lind nga gjërat e vogla.Te vargjet për nxënësit, tek ky krijues hasim gjithnjë e më shumë lule që flasin, erëra që qeshin, dete që shtrijnë krahët për të përqafuar fëmijët dhe diellin t’i ngrohë dhe të përzihet me buzëqeshjen e tyre. Dhe fëmijët janë qëndra e gjithë kësaj mrekullie. Ky libër është jo vetëm një udhëtim poetik ,por edhe një mësim i heshtur , për dashurinë, mirësinë dhe shpresën, vlera që çdo fëmijë i rrit ndjenjën dhe të kuptuarin e jetës në tërë dimensionet e saj. Në tërësi ky libër për fëmijë , në thelbin e tij ,është një nxitës, një indikator që i jep dritë botës së vogël, duke mbjellë në të ngjyra ëndërra, gjithçka të bukur e me vlerë që lë mbresa e kujtime tek lexuesit e vegjël. Nëpër vargje përshkruhen edhe ato gjëra që bëhen pengesë tek fëmijët ku aty ata jo vetëm argëtohen me mënyrën si janë ndërtuar vargjet, por edhe të jenë në gjëndje të korrigjojnë veten dhe të ecin përpara. Ky poet që ka vite që shkruan e krijon poezi për fëmijë, te libri më i ri i tij, jo vetëm sheh, por edhe prek nga afër bukurinë, ndjeshmërinë njerëzore dhe fuqinë e fjalës së mirë. Në rubrikën “Pena shqiptare” e gazetës telegraf, analiza e këtij libri hap një dritare të re për mbi qëllimin e poezisë së Bobajt.Ti mësojë fëmijët të duan jetën , të ruajnë pastërtinë e shpirtit dhe të besojnë se çdo ditë mund të lulëzojë më shumë.Përmes këtyre vargjeve të mbushura me ritëm ,poezi, çdo ditë sheh një të ardhme shpirtërore për lexuesin e vogël.
Te poezia “Era luan me një fletë”, nëpërmjet vargjeve që ndjekin njera – tjetrën ,shpaloset një skenë e thjeshtë, por plotë delikatesë poetike :Një fletë që shkëputet nga pema dhe era e merr për t’a larguar.Në pamje të parë duket një episod natyror i zakonshëm ,por autori e shndërron atë në një ngjarje me kuptim të brendshëm. Personifikimi është elementi kryesor i poezisë .Fleta “bërtet” ,era e “hedh” ,ndërsa Zana që përfaqëson syrin e pafajshëm të fëmijës ,”mërmërit me vete” dhe jep arsyen e vërtet të lëvizjes së saj: Fleta është ndarë nga “Pema mëmë” . Kjo lidhje mes fletës dhe pemës, krijon një imazh familjar e ngrohtësisht emocional,të kuptueshëm për një fëmijë, por edhe domethënës për çdo lexues. Autori arrin që me pak vargje të krijojë një metaforë të natyrshme të ndarjes ,të shkëputjes nga burimi,se si jeta ,si era, na çon tutje.Po në botën fëmijërore kjo ndodh për dramë ,është vetëm një vëzhgim i shpjeguar me dashurinë. Gjuha është e thjeshtë ,me ritëm, duke i qëndruar natyrës së librit për fëmijë. Autori i jep lexuesit të vogël një mësim të vogël poetik .Gjithçka në natyrë ka një arsye ,një lidhje,një histori. Në këtë libër ,çdo varg bëhet një buzëqeshje e vogël që i dhurohet fëmijëve. Këtu arrihet të ndërthuren mesazhet edukative me finesën poetike, duke krijuar poezi që jo vetëm lexohen me ëndje, por edhe ndihen, ashtu si një aromë lulesh që të shoqëron gjatë. Tek poezia “Yjet mbi Atdheun tim” , poezia ndërton një imazh simbolik , ku ylli bëhet shenjë ndriçimi , mbrojtje dhe identitet kombëtar . Përdorimi i figurës së yllit “si një dorëzim i artë” i jep vargut një ton të shenjtë , sikur drita që bie mbi Atdhe është një dhuratë nga lartë. Në tërësi vargjet funksionojnë si një hymn i vogël ndaj vendlindjes .Atdheu paraqitet i ndritshëm ,i bekuar,i veçantë, ndërsa yjet ,të përshkruara “të argjendtë”, shërbejnë si një metaforë elegante. Melodia e vargjeve është e lehtë, e këndshme ,pothuaj fëmijërore në ndershmërinë e vet , çka i jep poezisë një ndjenjë çiltërsie dhe dashurie të pakushtëzuar për Atdheun.Kjo e bën këtë libër të komunikueshëm dhe tërheqës për lexuesit e vegjël.Në mënyrë të thjeshtë, por të ndjerë , poezia na kujton se vëndi ynë nuk shkëlqen vetëm nga drita e yjeve , por nga drita që ne vet projektojmë mbi të, dashuria, kujtimet, krenaria. Po të shohim tek vargjet e poezisë që titullohet “Ura”,ajo hapet me një krahasim shumë të bukur “Ura si harku i hënës” .Ky është një figuracion poetik , që e ngre urën nga një objekt i zakonshëm , në një element qiellor. Kjo e jep menjëherë tonin e poezisë :Një objekt i vendosur midis tokës dhe dritës .
Kontrasti i lartësisë dhe rrezikut.
“Poshtë saj humnerë e errët” krijon një kontrast me imazhin e hënës.Lartësia dhe reziku vendosen kundër bukurisë dhe dritës. Kjo e jep idenë se jeta shpesh është kështu: midis dritës që na tërheq dhe humnerës që na trëmb. Vargu ” Si humbje, nuk bën të” sugjeron një paralajmërim :Ka gjëra që nuk duhen provuar ,nuk duhen sfiduar kot.Është si mësim i vogël i futur mes rreshtave. Dy vargjet e fundit forcojnë idenë e qëndrueshmërisë .”Është e fortë Ura, s’tundet fare, se mbështetet në dy male”. Këtu shfaqet një metaforë e bukur:Ura është e fortë , jo vetëm nga materiali që është ndërtuar, por nga mbështetja. Dy malet janë baza, forca, siguria. Edhe në jetën njerëzore kjo lidhet me idenë e mbështetjes tek të tjerët.Vargjet rrjedhin natyrshëm , kanë një ritëm të qëndrueshëm, që i shkon temës së urës. Ndërsa te “Nxënësit e klasës sonë”, poezia paraqet një skenë të vogël të jetës shkollore , ku nxënësit të shtyrë nga nxitimi dhe mos maturia , shpesh gabojnë. Në këtë sfond të gjallë e të zakonshëm , spikat figura e Vjollcës , e cila ndryshon nga të tjerët jo nga zhurma, por nga qetësia dhe pesha që i jep fjalës së saj.
Sa herë i tërheq nxitimi,
shpesh përgjigjen me nxitim.
Ndërsa Vjollca se nxjerr fjalën,
pa peshuar mirë e mirë.
Kontrasti midis nxënësve që “i tërheq nxitimi”dhe Vjollcës që” Nuk e nxjerr fjalën pa e peshuar mirë e mirë”, krijon qëndrën kuptimore të poezisë: Vlera e mendimit të matur.
Mësuesja me fjalët e saj të urta përforcon mesazhin edukues: Fjala e bukur lind nga mendimi i thellë , jo nga ngutja .Vargjet e fundit “Ti flet pak ,por mendon shumë, ndaj e ke fjalën të bukur”, përbëjnë moralin poetik , maturia është vyrtyt dhe fjala e menduar merr peshë, bukuri dhe vlerë. Poezia është edukuese dhe me sens pozitiv, duke sjellë një situatë nga jeta e përditshme , por me një mësim të vlefshëm për nxënësit.
Le të kujtojmë poezinë “Lëvdata”
Dora shket mbi fletë si flutur,
shkroi shkrimin bukur, bukur!
Shkrim i hijshëm, i përkorë,
Goja tha:- Të lumtë, moj dorë!
Si një kujdestar i mirë,
syri nuk ju nda një grimë.
E kujdesi në çdo shkronjë,
por se zuri kush në gojë.
Kjo është poezi e shkurtër, ku vetëm brenda dy strofave hidhet një mendim dhe përcillet një mesazh i tërë. Këto vargje vijnë te lexuesit ëmbëlsisht. Janë tipike për stilin e shkruar të autorit , që u flet fëmijëve me finesë nëpërmjet këtyre vargjeve.Ajo trajton temën e punës së kujdesshme , duke vënë në qëndër “dorën” dhe “syrin” ,si personazhe të vogla , të gjalla dhe plotë karakter.
Vargu i parë “Dora shket mbi fletë si flutur” vendos menjëherë atmosferën poetike. Krahasimi me flutur krijon imazhin e një lëvizjeje të lehtë e të bukur, duke e paraqitur proçesin e shkrimit si një lojë të këndëshme , jo si detyrë të lodhshme . Kjo është mënyrë e zgjuar për t’i afruar fëmijët me artin e shkrimit. Vargjet vijojnë me vlerësimin e shkrimit: “Shkroi, bukur!”Përsëritja e fjalës” bukur ” , i jep ritëm , por edhe theksin emocional , si një lavdërim që fëmija e pret dhe e gëzon. Poeti krijon kështu një atmosferë motivuese. Në strofën e dytë ,vëmëndja zhvendoset tek syri, i personifikuar si “kujdestar i mirë”. Syri është vigjilent , ndjek çdo detaj , por siç theksohet tek vargu i fundit , nuk merr asnjë lëvdatë ,”por se zuri kush në gojë”. Këtu poezia fiton një dimension edukativ të dyfishtë: Tregon rëndësinë e kujdesit dhe vëmëndjes , por dhe nënvizon idenë se shpesh puna e heshtur dhe e domosdoshme mbetet pa vlerësuar. Ky mësim i nënkuptuar arrin tek fëmija pa normalizim. Personifikimi (dora që lavdërohet,syri që mbikqyr),krijon një lojë të bukur poetike ,duke i dhënë poezisë energji më shumë dhe humor më shumë. Gjuha e thjeshtë, ritmi dhe imazhet e bëjnë poezinë të pëlqyeshme për moshat e vogla. Në tërësi “Unë vij t’a mbush botën me lule” është një libër që e nderon poezinë për fëmijë. Ai mbart thjeshtësinë, ritmin e ëmbël dhe mësimet që përpiqen pa zhurmë , por që mbeten në mëndjen e vogëlushëve, si drita të vogla brenda tyre. Poezia e I.Bobajt , si ” Lëvdata” dhe të tjera në këtë vëllim , i çon fëmijët drejtë dashurisë për librin , drejtë botës rreth tyre. Me këtë libër, autori vërteton dhe njëherë se fjala e bukur mund të jetë një lule , që mbjell mësime kudo që prek zemrën e fëmijës.




















