Nesër do të lexoni/ Dhunimi i të drejtave që statusi i garanton ushtarakëve

472
Nga Kadri MUKA
Në shoqërisë e re demokratike që nisi të marr udhë pas shpalljes së pluralizmit politik më 11 dhjetor 1990, bazuar në vendimin Nr. 350, datë 8.2.1991 të Këshillit të Ministrave për marrjen e masave në përcaktim të vendit dhe rolin e ushtrisë në kuadër të kësaj shoqërie dhe shtetit ligjor të së drejtës sanksionuar më 29 prill 1991 me miratimin e Dispozitave Kryesore Kushtetuese, dhe me departizimin e depolitizimin sipas ligjit Nr. 7492, datë 8.6.1991, ushtaraku ishte ndër më të parët që, me status të veçantë të ushtarakut ju përcaktua vendi, misioni, pozita juridike, ekonomiko-financiare e shoqërore, detyrat, të drejtat e kufizimet si dhe garancitë ligjore për realizimin e tyre. Më 23 mars 1991 nga Kuvendi i parë pluralist u miratua ligji nr.7496 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky status garantojë për ushtarakun përparësi në pagë, lehtësi në taksa e tatime, të drejtën për pension të pjesshëm në masën 50% të pagës mujore për 12 vjet femra e 15 vjet mashkulli duke i shtuar kësaj 2% të pagës mujore për çdo vit tjetër shërbimi, mbrojtje shoqërore të familjes për 15 vjet në rast ndërprerje të punës për trasfertë në vendbanim tjetër duke e njohur këtë vjetërsi për pension nëpërmjet derdhjes së kontributeve nga buxheti i shtetit, ndihmë në të holla kur kanë të ardhura për frymë nën nivelin minimal jetese si dhe sigurim banese nga shteti. Një nisje e mirë kjo e cila u shoqërua menjëherë nga cenimi dhe dhunimi i tyre. Mungesa e vullnetit për shndërrimin e tyre nga de juro në de fakto, shndërrimin e tyre në realitet të gjallë e të prekshëm bëri si me thënë që “foshnja” (statusi dhe pozita juridike, ekonomiko-financiare e shoqërore, të drejtat dhe garancitë ligjore për realizimin e tyre që ai garantojë për ushtarakun në shtetin e së drejtës) fillojë të vdesë që në lindje. Gjendja e komës dhe frika e vdekjes hap pas hapi nuk ju nda për asnjë çast që nga 29 maj 1992 i vendimit 225 i Këshillit të Ministrave tek ligji i 13 marsit 1996 nr.8087, tek ligji i 30 korrikun 1999 nr.8521, tek 23 mars 2004 i statusit të ri ligjit nr.9210, tek 20 maj 2005 i ligjit nr.9418, tek 16 shkurt 2006 i ligjit nr.9481, tek 15 maj 2009 i ligjit nr.10142, tek akti normative nr.5 i 10 nëntorit 2010, tek vendimi nr.2 i 18 shkurtit 2013 i Gjykatës Kushtetuese, tek vendimi njësues i Kolegjeve të Bashkuara nr.3 i 6 dhjetorit 2013 dhe nga ky vendim tek vendimi tjetër njësues nr.3 i 24 nëntorit 2016 i këtyre Kolegje vendim ky i cili nga vdekja klinike e çojë në vdekjen përfundimtare. Hapi i parë i dhunimit nisi me cenimin e masës së të drejtës për pension të pjesshëm që garantonte statusi i 3 korrikut 1991. Me vendim Nr.225, datë 29.5.1992, masa e këtij pensioni u bë 60% e pagës bazë duke shtuar 2% të pagës mujore pa kaluar kjo shtesë 20% të kësaj shtese. Në praktikë kjo e drejtë nuk u zbatua. Në vend të saj trajtimi u bë me asistencë 2…
Për më shumë nesër në Telegraf