Dr. Zekri Palushi: 11 Dhjetori, një datë demarkacioni në mes tiranisë dhe identitetit tonë kombëtar

277
Sigal

Dr. Zekri Palushi,  (ish  këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi)

Sali Berisha,  një individualitet i veçantë,  pasuri kombëtare e pa ç’frytëzuar.

Njerëz të mirë,  kjo datë mund të jetë shansi i fundit, që na jepet ne shqiptarëve për t’u bashkuar në Foltoren përfundimtare, ku me votat dhe mendimet tona të lira, do të projektojmë rrugën kombëtare, që do të na lidhë me Civilizimin Perëndimor. Me këtë rast, ju bëj një thirrje të sinqertë, të gjithë socialistëve shqiptar,  që në shenjë pendimi  për gjithçka që i kanë bërë këtij populli, aq sa, edhe pas rreth 80 vjetësh të shkuara, hala nuk po e gjen “rrugën e humbur”, që dikur lidhte jo vetëm viset shqiptare, por edhe krejt Kombin Shqiptar me perëndimin. Ti bashkohen Foltores së 11 Dhjetorit,me mendimin se kombit tone: më shumë se kurrë, në këto momente të jashtëzakonshme që po kalon, i duhet uniteti i plotë, si një mjet jo politik, për të nxjerrë popullin shqiptar nga ky llahtar i vetëshkaktuar nga politikanët tanë, të cilët, para interesave kombëtare, kanë vu interesat e tyre personale dhe ideologjike, në shërbim të Socializmit Global. Socialistët dhe tëgjithë të Majtët, duhet t’i thërrasin ndërgjegjes personale e kombëtare, që tashmë jo vetëm ka ardhur koha, por bile janë shumë të vonuar, që të paktën një herë, dhe vetëm një herë, të mendojnë seriozisht për vehten e tyre, për familjet e tyre, dhe mbi të gjitha, për vendin e tyre, pa pasur frikën e hak marrjes së popullit. Ata e dinë mirë, dhe duhet t’i gëzohen faktit se: Së pari: Shqiptarët e kanë provuar vehten të mos jenë hakmarrës politik. Së dyti: shumica e xhelatëve të tyre, që patën lyer duart, me gjak të pafajshëm shqiptarësh, tashmë kanë vdekur nga natyra,  por jo nga hakmarrja. Së treti: shumica e viktimave të këtyre xhelatëve, po kështu kanë vdekur, po nga natyra, (por në këto raste, duhet të themi se vdekjet e tyre janë përshpejtuar shumë nga vuajtjet çnjerëzore, që ata ju patën shkaktuar, me një zell të admirueshëm, që edhe hienat e uritura të Afrikës, do t’jua kishin lakmi). Siç shihet, edhe ky grup i madh viktimash, vdiqën, sigurisht pa bërë asnjë hakmarrëje ndaj xhelatëve të tyre.

Ronald Reagan  tha në vitin 1967,  kur ai ishte zgjedhur Governor i Kalifornisë: “Liria është një gjë shume e thyeshme/delikate, dhe s’është kurrë më shumë se një gjeneratë larg zhdukjes. Lirinë nuk e trashëgojmë. Secila gjeneratë duhet që të luftojë, dhe ta mbrojë vazhdimisht…”

Pra,   de facto,  komunistët tashmë janë falur prej shqiptarve, edhe pse ata, jo vetëm që kurrë nuk kërkuan falje për krimet e tyre, por sipas deklarimit të kohëve të fundit të Edi Ramës: “Komunistët dhe komunizmi ishin në anën e duhur të historisë.”

Me këtë rast, më duhet t’i kujtoj kryeministrit se në të vërtetë komunizmi ngelet njolla më e zezë në historinë e Kombit Shqiptar, dhe se babai i tij: Kristaq Rama,  një artist i talentuar,  jo vetëm në krijimtarinë skulpturore të realizmit socialist,  por edhe në atë të krimeve socialiste, nga ku mund të veçojmë:   5487 të pushkatuar, + 354 shtetas të huaj, (disa edhe me firmën e skulptorit komunist),  24.155 të burgosur politik,  70.000 të mbyllur në Kampet e Koncentrimit,….., etj., etj.,  dhe të mos harrojmë edhe 100 miljonët e vrarë, vetëm nga komunistët bolshevik,  pa hyrë në statistikat e vendeve të tjera komuniste, e ish komuniste .  Fakti që socialistët janë në pushtet, është jo vetëm një fatkeqësi e madhe kombëtare, që tregon se shumë shqiptarë, tashmë i kanë harruar veprat përçudnuese të komunistve, por afiniteti ndaj tyre tingëllon tepër pathollogjik, dhe i pajustifikueshëm. Fatmirësisht, kemi edhe njerëz të nderuar, të niveleve të ndryshme, që me shkrimet e tyre, me librat e tyre, apo edhe me histori të shkurta, janë përpjekur të sensibilizojnë, dhe edukojnë një masë të madhe njerëzish, në lidhje me vuajtjet, torturat, dhe masakrat ç’njerëzore që ata vetë, apo shokët e miqtë e tyre, kanë përjetuar në birucat e hetuesive, dhe burgjeve komuniste. Por janë edhe me qindra, e mijëra të tjerë, që në pamundësi për t’i dokumentuar vuajtjet e tyre, rrinë në heshtje, dhe çuditen se si, edhe pas 50 vjetësh, ata sundohen nga tentakulat komuniste, bile, edhe ju bahet me dije se, komunistët paskeshin qenë në anën e duhur të historisë!  Ç’farë paradoksi dhe hipokrizie.

Injorimi i qëllimshëm, dhe lënja “në harresë” e këtyre vuajtjeve, e bënë shumë të nevojshme, të domosdoshme, dhe mjaft të rëndësishme, inkurajimin e të vuajturve që t’i dokumentojnë, dhe t’i publikojnë vazhdimisht vuajtjet e tyre, në mënyrë që të kemi sa më shumë memorje të shkruara, sepse vetëm nëpërmjet tyre, fëmijët tonë, fëmijët e fëmijëve tonë, dhe gjeneratat e ardhshme të punonjësve shkencorë, dhe historianëve, do të kenë mundësi të kuptojnë si duhet substancën, qëllimin, apo motivet e sjelljes sadistike të Rregjimit Komunist, që ishte shtylla kurrizore e Shqipërisë, për rreth gjysëm shekulli.

Në këtë rast, vlen për t’u përmendur,  dhe për ta marrë si shembull jashtëzakonisht të mirë, rastin e Holokaustit Izraelit,   ku nazistët mbytën mbi 6 milion njerëz të pafajshëm. Për këtë, në shumë vende të botës, janë hapur muzeume, për të kujtuar viktimat, po ashtu, edhe për të edukuar njerëzimin, dhe brezat e ardhshëm, rreth krimeve, dhe genocidit nazist.

Pra, në mungesë të një vullneti për të pasur një Muzeum të tillë, ku të kujtohen, dhe rrespektohen viktimat e komunizmit shqipëtar, e njëherësh të edukohen të rinjtë dhe populli i mos vuajtur, (pra familjet e atyre që ndërmorën këto krime), duhet që, esenca e njohurive rreth këtij fenomeni anti njerëzor, të shpjegojë, se si populli shqiptar, gjatë një jetë tepër të vështirë, (të tipit kolkozjan), të projektuar me mjeshtëri nga arkitekti i “fitoreve” tona, dhe nxënësi më servil i Stalinit dhe Titos  Enveri Hoxha   (pjella më monstruoze e një nëne shqiptare), jo vetëm që arriti të përballojë brutalitetin ekstrem të këtij rregjimi diktatorial,   por, për çudinë e mendjeve të civilizuara, ja doli edhe të mbijetojë fizikisht, psikologjikisht, e shpirtërisht!

Me këtë rast, i bëj thirrje edhe Gjeneratës se Re, Rinisë Shqiptare, që me çdo kusht të gjejë mundësitë për t’u njohur me këtë rregjim monstruoz, dhe të hapë sytë mirë, se tashmë, megjithëse komunistët janë kthyer në të padukshëm,   veprat e tyre, po vijnë çdo ditë e më tepër duke u bërë të dukshme, me një efek shkatërrues, (në gjithçka që ata prekin me dorë),  me fokusim në bërthamën familjare, liritë, të drejtat e njeriut, vlerat morale dhe njerëzore, demokracinë, dhe sovranitetin kombëtar. Prandaj, edhe për ju të rinjtë shqiptarë, Foltorja e 11 Dhjetorit, duhet të jetë DESTINACIONI i vetëm i së SHTUNËS. Aty ju do të gjeni vehten tuaj, dhe shpresat tuaja. Aty,vetë ju do të ktheheni në një shpresë për ata që ikën nga Shqipëria jonë Socialiste, si të pashpresë.

Ju kujtoj një paragraf të fjalimit që Ronald Reagan,  tha në vitin 1967,  kur ai ishte zgjedhur Governor i Kalifornisë: “Liria është një gjë shume e thyeshme/delikate, dhe s’është kurrë më shumë se një gjeneratë larg zhdukjes. Lirinë nuk e trashëgojmë. Secila gjeneratë duhet që të luftojë, dhe ta mbrojë vazhdimisht, …”   Me plot shpresë në Foltoren e 11 Dhjetorit,  fitorja e së cilës, (së bashku me aftësitë e njohura dhe të panjohura, ndershmërinë, vullnetin, guximin dhe patriotizmin e jashtëzakonshëm të Sali Berishës), do t’i hapë Shqipërisë, rrugën e vërtetë, drejt Perëndimit,  e njëherësh, do t’i hapë rrugë Perëndimit drejt Shqipërisë. Sigurisht, edhe shumë shqiptarë të Diasporës, do ta përdorin shpesh këtë rrugë, si për t’u kthyer drejt vend lindjes, ashtu, edhe për të investuar.