Nesër do të lexoni/ Cili ministër meriton një kartolinë urimi? Zonja Kumbaro!

756
Ndriçim Kulla
Një gazetare e një televizioni nga ato që dalin në rrugë me mikrofon dhe kamera televizive për t’iu bërë pyetje kalimtarëve të rastit më ndaloi këto ditë në rrugë dhe më pyeti, se cili ministër, sipas mendimit tim, e meritonte një kartolinë urimi për Vitin e Ri, për punën që kishte bërë. Pyetja më futi në mendime, si qytetar në përgjithësi dhe veçanërisht si botues, si njeri që merret me librin. A e meritonte ndonjëri nga ministrat një kartolinë urimi? Më erdhën ndërmend me radhë ministrat kryesorë të qeverisë. Vështirë se do t’ i dërgoja një kartolinë urimi ministrit të ri të Brendshëm. Jo thjesht, se ai nuk bind pas skandaleve që ndodhën në ministrinë e tij dhe se është përgjegjësia e tij, dhe këtë e them si qytetar, por sepse kam diçka kundër tij edhe si botues. Ai bën pjesë në një qeveri që na detyron t’ i shesim librat në panair me kasë fiskale, dhe nga ana tjetër Policia e Shtetit nuk ka kapur asnjë botues të vetëm pirat të librave, nga ata që skanojnë e riprodhojnë libra të suksesshëm të shtëpive botuese dhe i hedhin në treg. Aq më pak do t’ i dërgoja kartolinë urimi ministrit të jashtëm pas votës së fundit të Shqipërisë në OKB, e cila mund të kishte abstenuar, sipas mendimit tim…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal