Neglizhenca e qytetarëve nga masat anti Covid

408
Sigal

Pas daljes nga karantina, rastet e reja me Covid kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Vala e dytë e Covid, “trokiti” me ardhjen e vjeshtës duke sjellë kështu një numër të lartë të infeksioneve dhe viktimave. Duke analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Teknik i Ekspertëve, para disa disa javësh vendosi mbajtjen me detyrim të maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbylluara.

Mirëpo, një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk i bindën këtij urdhëri. Teksa Policia e Shtetit njofton për qindra gjoba të vendosura për qytetarët “rebelë”, madje nëpër rrethe, qytete apo fshatra larg Tiranës, kjo masë duket gati e papërfillshme nga njerëzit. Duke vënë re një rritje shqetësuese të rasteve me Covid, ekspertët e shëndetësisë vendosën disa rregulla të reja anti-Covid.

Baret, restorantet dhe cdo aktivitet tjetër mbyllet në orën 22:00 në mënyrë që të njerëzit, kryesisht të rinjtë mos grumbullohen dhe të qëndrojnë me orë të zgjatura nëpër ambiente të tilla për të mos u bërë vatër infeksioni.

Por sa efekektive është kjo masë?

Po të hedhim një sy nëpër lokale gjatë ditës e deri në orën 22:00 kur duhet të mbyllen, numri i njerëzve që i frekuentojnë është si në një ditë të zakonshme, sikur virusi të mos ekzistonte. Pra, sërish lokalet dhe restorantet mbeten një pikë e nxehtë e përhapjes së infeksionit.

Mos lejimi i grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona.

Mjafton të hedhim sytë nëpër autobusta e kryeqytetit për të kuptuar se ky rregull i vendosur nga ekspertët e shëndetësisë nuk ekziston.  Autobusat janë gjithmonë plot e përplot, nëpër stacione presin gupe të mëdha njerëzish që e kalojnë shpesh herë numrin dhjetë. Mos të flasim për qendrat tregtare të cilat tashmë që festat e fundvitit po afrojnë, kanë një dyndje të madhe njerëzish.

Edhe pse kudo maska është e detyrusheme, shumica e përdorin atë vetëm për t’i shpëtuar gjobës së policisë apo për tu lejuar të futen nëpër ambientet ku u kerkohet tek dera që ta vendosin. Kjo duket qartë nëpër rrugë, nëpër dyqane apo qendra tregtare, ku një numër i konsiderueshëm i qytetarëve mbajnë maskën të vendosur në mjekër dhe jo për të mbuluar gojën dhe hundën, duke u ekspozuar ndaj infektimit apo duke u bërë burim infeksioni për të gjithë.