Prof. Dr. Zamira Çavo: Politikanët ua kanë gjetur mendjen shqiptarëve

Në një reagim mbi realitetin institucional të vendit, Prof. Dr. Zamira Çavo ka ngritur shqetësimin për shkatërrimin e instituteve kërkimore dhe humbjen e përgjegjësisë profesionale në Shqipëri. Ajo kujton kohën kur funksiononin institucione si Instituti i Tokave apo ai i Gjeologji-Minierave, të drejtuara nga specialistë me integritet dhe llogaridhënie të qartë. Sipas saj ,sot jo vetëm që këto struktura janë zhdukur, por është zbehur edhe përgjegjësia institucionale, ndërsa vendi përballet me mungesë ekspertësh dhe me një kulturë ku, prej 35 vitesh, askush nuk mban përgjegjësi.

Ja reagimi i plotë i saj:

NOA

‘’Dikur ekzistonin Institute si Instituti i tokave, i gjeologji- minierave, institute për fusha të ndryshme të jetës. Ata ishin kërkues dhe përgjegjës për punën e tyre. Ishin specialistë me integritet. Epo… si shkatërruam gjithçka zhdukem dhe këto Institute e sot…nuk gjejmë dot përgjegjësitë se kujt i takojnë dhe cili mban përgjegjësi.Madje nuk gjejmë dot as specialistë, Inxhinierë, mjek, infermierë  etj., të universiteteve demokratike).

Sepse për 35 vjet në këtë vend vetëm përgjegjësi nuk mban askush. Ama kemi politikën që ua ka gjetur mendjen shqiptarëve.