Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker do të vijë në Shqipëri në 30 qershor…

293
Sigal

 

Nga Kastriot Myftaraj

Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker do të vijë në Shqipëri në 30 qershor për të siguruar strehimin e mijëra të bashkëpunëtorëve afganë të NATO-s me familjet e tyre.

Forcat ushtarake të vendeve të NATO-s po tërhiqen nga Afganistani me 11 shtatorin e këtij viti si afatin përfundimtar të vendosur nga Presidenti Biden. Por tërheqja e NATO-s nga Afganistani qenka si dardha që e ka bishtin prapa, dhe paska edhe një akt të fundit që është evakuimi (marrja me vete) dhe strehimi në vendet e NATO-s i bashkëpunëtorëve afganë dhe familjeve të tyre. Bëhet fjalë për përkthyes, shoqërues, spiunë, shoferë etj. Vetëm nga ata që kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt me amerikanët dhe po trajtohen si raste nga autoritetet amerikane deri tani kanë aplikuar për t’ u evakuar 18 mijë persona. Duke llogaritur edhe familjarët dhe dihet se afganët kanë familje me shumë pjestarë, numri arrin në së paku 100 mijë vetë. Të tjerë janë duke aplikuar me ngut këto ditë. Kjo është vetëm pjesa që iu takon amerikanëve. Vendet e tjerë të NATO-s duhet të marrin secili afganët e vet.
Evakuimi i bashkëpunëtorëve vendas është pranim i dështimit të përpjekjes perëndimore për shtetndërtim në Afganistan. Në të vërtetë të gjithë afganët që kanë bashkëpunuar me perëndimorët kanë parasysh pamjen e Presidentit-bashkëpunëtor të rusëve Naxhibullah, i varur në litar në mes të Kabulit, pas largimit të rusëve, prandaj duan të ikin.
Gjithsesi, pas 20 vjetëve pranie ushtarake të NATO-s në këtë vend, duket qartë se Afganistani do të kthehet në të njëjtën gjendje siç ishte dikur, pra nën kontrollin e talebanëve.
Ironia është se pas atentateve të 11 shtatorit, që u kryen më së shumti nga shtetas sauditë, SHBA dhe vendet e tjerë të NATO-s ndërhynë ushtarakisht në Afganistan për të ndëshkuar Bin Ladenin, i cili më pas doli se strehohej në Pakistan, nën mbrojtjen e enigmatikut Direktorat “S” të shërbimit të fshehtë pakistanas.
Shqipëria kontribuoi rregullisht me trupa forcën ndërkombëtare paqeruajtëse në Afganistan që nga viti 2003 me një kontigjent që në raport me popullsinë e vendit tonë ishte më i madh se i pjesës më të madhe të vendeve pjesëmarrëse. Tani Shqipërisë i kërkohet që të evakuojë dhe të strehojë afganët me të cilët kanë bashkëpunuar komandot tanë. Për këtë qëllim do të vijë në Shqipëri në 30 qershor ndihmës-sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit Philip Reeker, i cili do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
Në të vërtetë as SHBA, as Shqipëria as ndonjë nga vendet e tjerë të NATO-s pjesëmarrëse në forcën ndërkombëtare në Afganistan nuk ka ndonjë detyrim ndaj bashkëpunëtorëve afganë. Ata janë paguar për punën që kanë bërë, madje me paga shumë më të larta se niveli vendor. Këta njerëz ishte dashur të qëndronin në Afganistan dhe të vazhdojnë punën në shërbim të shtetit të tyre. Largimi i tyre do të shkaktojë panik te punonjësit shtetërorë afganë që mbeten në vend, te policët, ushtarët, gjykatësit, prokurorët, punonjësit e shërbimeve të fshehta etj., dhe në përgjithësi te afganët e thjeshtë të cilët shpresojnë që shteti i krijuar me ndihmën e perëndimorëve do të mbijetojë presionin e talebanëve. Largimi në panik i afganëve bashkëpunëtorë të perëndimorëve do të ndikojë në shpërbërjen e institucioneve afgane më shumë se presioni i talebanëve dhe do t’ u sigurojë këtyre kontrollin e vendit të lënë në kaos.
Pikërisht për arsye se Shqipëria nuk ka asnjë detyrim me shkrim për të evakuar dhe strehuar bashkëpunëtorët afganë të kontigjentit tonë ushtarak në Afganistan, po vjen në Tiranë Philip Reeker që t’ i marrë premtimin për këtë mëkëmbësit të Perandorisë Amerikane në Shqipëri Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë në këtë rast po trajtohet shumë më pa respect se guvernatori i Guamit, një territory amerikan në Oqeanin Paqësor, të cilin qeveria amerikane ka përcaktuar si vendqendrim për afganët që do të pranojë në territorin amerikan. Me rastin e përzgjedhjes si vendstrehim për afganët, me guvernatorin e ishullit bisedoi Presidenti Biden. Ishulli i Guamit, vendi ku u rrit ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka një sipërfaqe prej 540 km²dhe një popullsi prej rreth 170 mijë banorësh.
Në rastin e Shqipërisë, një shtett të pavarur, anëtar i OKB-së dhe NATO-s po dërgohet një ndihmës-sekretar i Departamentit të Shtetit për t’ ia bërë të ditur kryeministrit shqiptar. Në Shqipëri ende nuk thuhet zyrtarisht asgjë për atë se sa afganë do të pranojë vendi ynë. Dhe atje ku gjëra të tilla bëhen pa njoftim zyrtar ke të drejtë që të besosh fjalët në qarkullim. Thuhet se këta afganë kanë nisur të vijnë tashmë. Kështu del që Reeker po vjen vetëm për të bërë marrëveshjen jozyrtare për ardhjen e pjesës më të madhe të tyre.
Sa do të jetë numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri? Në Tiranë prej disa muajsh kanë ardhur disa qytetarë afganë të cilët po bëjnë punën e ndërmjetësit duke paguar para në zyrat e shtetit shqiptar në mënyrë që njerëzve të caktuar t’ u futet emri në listën e bashkëpunëtorëve afganë të kontigjentit paqeruajtës shqiptar në Afganistan. Kuptohet bashkë me anëtarët e familjes së tyre. Dhe dihet se familjet afgane kanë shumë anëtarë. Kështu që lista mund të shumëfishohet.
Të mos harrojmë se Shqipëria tashmë ka strehuar me kërkesën e SHBA, rreth katër mijë moxhahidinië iranianë të cilët janë vendosur në një kamp në Manëz, midis Tiranës dhe Durrësit. Shqipërinë duan ta bëjnë “stan” jo vetëm turqit dhe arabët por edhe burokracia e Departamentit të Shtetit. Le të bëjnë çfarë kanë në dorë me arrogancë perandorake por ta dijnë se do të vijë dita e pastrimit të shtëpisë sonë nga insektet e këqija dhe siç dihet nuk bëhet dallim mes insekteve.
Shqipëria është një vend i vogël por ka forca të rëndësishme globale, që janë edhe në SHBA përveçse në Europë që do ta përdorin vendin tonë për eksperimente të mira, jo vetëm të këqija. Dhe shqiptarët e përgjegjshëm janë plotësisht të gatshëm ta marrin përsipër këtë detyrë. Do të vijë dita e llogarive dhe dijmë dhe ne të bëjmë lista të zeza, sepse kemi lindur në atë pjesë të botës ku u shpikën ato.
A do ta vizitojë zonja Kim Guamin pas largimit nga Shqipëria? Sot vetëm 1% e popullsisë së Guamit janë muslimanë. Në fund të vitit Guami duhet të quhet Guamistan. Do të ketë së paku 270 mijë banorë nga të cilët 1/3 do të jenë muslimanë. Menjëherë pas vajtjes së tyre do të shkojnë agjencitë fetare arabe për të ndërtuar xhami. Kur ta vizitojë zonja Kim Guamin do të gjejë një vend krejt të ndryshëm nga ai që ka lënë. Vështirë se ajo do të mërzitet nga ky ndryshim. Ajo ka thënë se në Guam ka shkuar në moshën katër vjeç nga një mal në Kore, vendodhjen e të cilit nuk e ka përcaktuar. Kuptohet se sa do të shqetësohej ajo për atë që i ndodh SHBA, se Shqipërisë jo se jo.