Nadire BUZO*/Kostumi i ngushtë i z. Edi Rama

597
Sigal

 Është e sikletshme dhe e shëmtuar kur kostumi që vesh nuk të rri mire, e aq më keq kur të rri i ngushtë. Më keq akoma për një njeri si  Z. Rama. Jo vetëm artist, jo vetëm post modernist, por edhe pseudosocialist. Atij, pavarësisht akuzave i shkonin jashtë mase ngjyrat në veshje, mandej dhe ekstravaganca, ngjyrat e verdha e portokalli, kombinuar me te zezë apo blu dhe jeshile, pasi ishte vërtet vetvetja. Artist në mendim dhe artist në profesion dhe që përpiqej ta alternonte me postet që gëzonte. Atij i shkonin shumë qoftë veshjet apo gjestet që i shoqëronte ato dhe për hir të vërtetës edhe zhveshjet i kishte brenda natyrës, paçka se disave mund apo s’mund t’u pëlqenin. Aspak çudi! Çudia më e madhe ka qenë për njerëzit, qysh herët, kur ai u bë anëtar e më pas Kryetar i Partisë Socialiste, kostum që nuk i shkoi aspak e asnjëherë, përpos  veshjeve moderne dhe mendësive ekstreme anti- socialiste.  Këtë e tregojnë edhe performancat e tij artistike brenda dhe jashtë vendit. Ai, shkruesi i librit “Refleksione” apo “ Q’uo Vadis” etj., etj.. Mendësinë tallëse të tij për atdhetarizmin, nuk e ndihmojnë aspak në tribunat e tij patriotike e atdhetare. Apo ekstremizmi në trajtimin e bashkëjetesave dhe martesave si dhe opinionin e tij të hershëm për gratë se:  Të gjitha mizat janë k…. nuk e ndihmojnë aspak kur flet për shtimin e grave në politikë dhe në parlament, apo edhe kur u shërben në aktivitetet për 7-8 Marsin. Falsiteti është më se i dukshëm. Të paktën atij i shkonte për shtat kostumi i një partie ultra të djathtë, si partia e lirisë në Austri e gjetkë. Super habia apo kostumi që zotërisë i rri ngushtë apo shumë i cungët, është pranimi i tij në Internacionalen Socialiste dhe ngazëllimi për postin e tij si zëvendës president i kësaj internacionaleje. Sinqerisht ndjej po atë çudi kur shoh z.Rama midis pensionistëve, midis fëmijëve apo midis fshatarëve, ekstremist i çuditshëm, jo vetëm nuk i shkon aspak, por duket shumë i shtirur e pse jo dhe shpesh qesharak. Ai shkrihet gazi kur sheh qeleshet në kokën e tyre. Nuk ka lidhje fare figura dhe mendësia e tij me ta. E aq më pak në internacionale. Sa herë më vjen ndër mend fjala internacionale, nga larg dëgjoj himnin e internacionales: “ ngrihuni ju o të munduar ju të urtët skllevër anë e mbanë”……apo “ Shko mendim” nga opera “Nabuko” e Verdit. Ndërkohë që internacionalja vetë e kthyer nga Komuniste ne Socialiste e ka humbur atë kuptim. E aq më keq kur, në kongresin e Internacionales Socialiste në qytetin Cape Tovvn të Afrikës së Jugut hidhen parulla kundër ” kapitalizmit dhe imperializmit amerikan” dhe ai Kryetari I Partisë Socialiste të Shqipërisë, duartroket fort. Në fakt shoqëruesit të tij z. Balla, i shkon ky gjest, thjesht për kulturën që ka, pasi ai duartroket këdo që ka sipër tij. Ndërsa z. Rama Jooo!. Megjithëse në këtë takim u tha se kjo strukturë ka nevojë për reformizëm, pasi ekzistenca e kësaj Internacionale-je socialiste që në të kaluarën kishte luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes si dhe në stabilitetin dhe barazinë për të gjithë. Është fakt tashme se Internacionalja  u mbajt nën fjalën kyç,: “ Për një Internacionalizëm të ri dhe një kulturë të re të solidaritetit” ku vetë brenda strukturës së partisë socialiste vlojnë kundërshtitë. Slogani i ri i Internacionales socialiste, e ka pranuar vetë dështimin e tij, pasi është gjendur i pa fuqishëm përballë  sfidave të mëdha që sjell procesi I globalizmit . Ndaj kjo strukturë e tejkaluar kohe që pas krijimit të një bote unipolare pas shembjes së perandorisë komuniste të kampit lindor socialist. Si në  konferencat dhe fjalimet në kongreset e kësaj internacionaleje dhe nga vetë eksponentët e saj, konsiston se ajo është kthyer në një forum diskutimesh për partinë socialiste dhe socialdemokrate, në vend që të ishte një forcë e fuqishme ndërkombëtare  për politikat  progresiste të tipit të ri. Ndaj zgjedhja e z.Rama në krye të saj, jep shpresa modernizimi dhe tjetërsimi, pasi nuk ka se si të kuptohet entuziazmi i tij i miqve dhe kolegëve të partisë së tij si dhe socialistëve vendas. Sinqerisht në ndonjë rast tjetër pavarësisht bindjeve të mia por edhe si qenie sociale që jam do të isha gëzuar së tepërmi, pasi fjala internacionale siç e thashë më lart më kujton Verdin dhe Nabukon e tij, megjithëse skllavëria ka mbaruar ende ka robëri. Por koha ka treguar se më socialistë se ata internacionalistë e kongresmenë që shajnë kapitalizmin amerikan, janë vetë sistemet perëndimore, amerikane, gjermane, japoneze  etj. dhe solidariteti social që kanë ata me popullin e tyre. Ndaj qe habia jonë për entuziazmin e z. Rama, i cili zgjidhet në drejtimin e kësaj Internacionaleje, duartroket parafolësit që shajnë imperializmin amerikan dhe kur vjen këtu në vendin e tij, akuzon të djathtën se është kundër rekomandimeve dhe ndihmës amerikane. Ndaj habia e kostumit të ngushtë, e të cukët socialit dhe internacionalist i rri si mos më keq. Dikur la mbresa tek të rinj e të moshuar, ndaj të gjithë e duartrokitën dhe askush nuk u habit nga performance e tij, me xhaketën mbi sup dhe mëngë përveshur kur doli me grupin modern “Vvest Side Family” dhe këndoi me ata djem të talentuar këngën, “Mirëserdhët n’ Tiron”, në Tironën e drejtuar nga vetë ai. I shkonte shumë  roli që kish, përpos intonimit, e ingranimit me grupin dhe këngën, por  edhe modestinë që tregoi për punën në Kryeqytetin tonë të dashur. Asnjë s`mund të kundërshtojë se sa shumë fansa bëri për vete dhe se sa shumë vota mori nga ky rast. E kundërta ndodhi me praninë e tij dhe zgjedhjen në Internacionalen Socialiste. Të shpresojmë se ajo do të kthehet në një internacionale e post moderuar si vetë zv/ presidenti i saj. Dhe se duke votuar tre ligjet bllokuese do të zhbllokojë integrimin Evropian si dhe do të kontribuojë për një internacionalizëm të ri  dhe kulturë të re solidariteti. Le të shpresojmë.


*Bibliografe

Shkolla e Magjistraturës