Engjëll Musai: Politika dhe shtetarët që nxorrën median në pritën e terroristëve

168
Sigal

Engjëll Musai, Drejtor i “Telegraf”

Sulmi terrorist i “armikut të dukshëm”, por që është larguar në drejtim të paditur ka regjistruar një nga ngjarjet më të rënda ndaj medias dhe fjalës së lirë, pas zjarrit famkeq që kulmoi me djegien e redaksisë së gazetës ‘Koha’ më 1997. E teksa përjetonim tragjedinë e një dite më parë ndaj Tv. Top Channel ku plumbat e terroristëve i morën jetën rojes të sigurisë dhe rrezikuan jetën e dhjetra gazetarëve dhe punonjësve të televizionit. Duke shprehur solidaritetin e Gazetës ‘Telegraf’ për kolegët e Tv. Top Channel, si dhe duke i shprehur familjes ngushëllimet për humbjen e jetës së njeriut të tyre të shtrenjtë. M’u kujtuan lotët e krokodilit të politikës dhe sidomos të pushtetit, i cili ka si mission mbrojtjen e fjalës së lirë dhe ndëshkimin e individëve dhe grupeve terroriste që marrin guximin dhe vihen në shërbim të politikës dhe kriminelëve dhe jo shown mediatic. Pikërisht për lirinë e shtypit, kohë më parë gazetari dhe ish-Drejtori i VOA-s do të thoshte në një titull sa intrigues aq edhe paralajmërues mbi atë që po ndodhte në Tiranë se: “ Liria e shtypit, kjo “ferrë“në sy të politikanëve shqiptarë” ishte titulli i një shkrimi mbi lirinë e shtypit në Shqipëri që kam shkruar në vitin 2015, si një reagim i imi ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në atë kohë.- Frank Shkreli, Gazeta Telegraf, drejtuar medias shqiptare, ose “Kënetës mediatike” shqiptare, siç preferonte ta cilësonte Kryeminsitri Rama në atë kohë. Dhe ja tek jemi para një situate të rëndë ku plumbat nuk kursejnë jetën e punonjësve të medias dhe lirinë e fjalës, e cila tregon jo vetëm kapitullimin e Shtetit të së Drejtës para krimit, por edhe  dështimi i misioneve ndërkombëtare në Tiranë. Dhe janë pikërisht qëndrimet dhe deklaratat e politikës zyrtare të Tiranës si dhe heshtja e disa  ndërkombëtarëve, që nuk duan të prishin “krushqinë” me qeverinë dhe që në bashkpunim me njëri tjetrin e nxorrën median në pritën e krimit dhe terroristëve. Analisti Frank Shkreli në vitin 2022, duke ju referuar Lirisë së Shtypit në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, si dhe nxitjen që politika shqiptare i bën krimit duke sulmuar median dhe shtypin, do të theksonte se: “ Liria e shprehjes është njëra nga të Drejtat Themelore të Njeriut, e mbrojtur nga neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Për fat të keq, paralajmërimi im jo aq i kahershëm se, ‘Demokracia nuk Pret’, vazhdon të jetë aktual sot e kësaj dite, kur bota shënon 15-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë dhe lirisë së shtypit, në Shqipëri as nuk përmendet fjala Demokraci. Në vend të Demokracisë së vërtetë, kemi autoritarizëm, jo përmirësim të vlerave të lirisë e demokracisë, përfshirë lirinë e shtypit, madje një përkeqësim të tyre – ashtu siç reflektohet në shumë raporte ndërkombëtare të të drejtave të njeriut – ndoshta më keq se kurdoherë në këto tre dekada “post-komunizëm…”