Shteti kalon 17 milionë apo 35 milionë euro, ja heq 22.000 studentëve shqiptarë dhe ja kalon 100 ose më pak se 100 studentëve të Kolegjit të Europës.
Kolegji i Europës, një institucion me tarifa studimi dhjetëra mijëra euro, operon tashmë në zemër të Tiranës, brenda ambienteve të Universitetit publik të Tiranës, duke shkaktuar një debat të fortë publik.Përmes një ligji special të miratuar në Kuvend, këtij institucioni i është dhënë një status i paprecedentë, duke e përjashtuar nga detyrimi për akreditim në Shqipëri dhe duke mos njohur sovranitetin e institucioneve arsimore vendase.Për studiuesin Taulant Muka, ky trajtim preferencial ngre dyshime serioze për një skandal të mirëfilltë financiar dhe akademik.Muka tha se ky kolegj, ku tarifat vjetore mund të arrijnë deri në 29,000 euro, jo vetëm që ka marrë godina dhe terrene publike, por favorizohet financiarisht në kurriz të sistemit universitar shqiptar.Një shifër prej 17 deri në 35 milionë eurosh të fondeve publike, të cilat, theksoi studiuesi, në vend që të investoheshin për 22,000 studentët e Universitetit të Tiranës, janë devijuar për të mbështetur një grup prej rreth 100 studentësh, shumica dërrmuese të huaj, në Kolegjin e Europës. Këta duhet kuptuar që shteti shqiptar ka bërë një ligj special. Kanë bashkuar votat në Kuvend dhe i kanë dhënë një status special Kolegjit të Europës, që nuk pyet për shtetin shqiptar, nuk duhet të akreditohet në Shqipëri, as nuk e njeh fare sovranitetin dhe, si të thuash, institucionet e shtetit shqiptar, i kanë thënë, zapto tokën, ta japim ne dhe tokën, ta ndërtojmë edhe godinën, edhe thjesht hajde na bëj PR, se kështu i bie.Kjo pabarazi ekstreme vë në pikëpyetje logjikën ekonomike dhe prioritetet e qeverisë në fushën e arsimit, që për Mukën shihet si një model i shëmtuar i akademizmit dhe një akt konkurrence e pandershme.Është dorëzuar, thotë që unë nuk e bëj dot arsimin. Tani si ta mbuloj këtë shkatërrim të arsimit, po bëj çikë propagandë dhe po sjell me demek disa institucione të huaja, që t’i them shqiptarëve, urdhëro, mund të merrni dhe diplomë të huaj në Shqipëri. Por nuk është aspak kështu se si funksionon bota. A vlen kjo diploma e huaj? Por nuk është, shiko, kolegji… Se Mogherini në burg, ata të tjerët po çmontohen… Kolegji i Europës jep, në Shqipëri mendohet që maksimumi që mund të ketë 100 studentë në të gjitha vitet, në sensin bachelor e master. Kaq shtron numri i studentëve. Tani më thuaj mua një ti një logjikë këtu, si është e mundur që mund t’i kalosh, t’i heqësh 17 milionë euro 22.000 studentëve shqiptarë, 35 milionë euro thotë Ndriçimi, për 100 studentë, që nuk janë as shqiptarë. Më thuaj pak ti formulën ekonomike, nuk po futem në të tjera parametra, të shtetit shqiptar që thotë, unë po i largoj 17 milionë euro, apo 35 milionë euro këtyre 22.000 studentëve shqiptarë, dhe po jua jap 100 studentë.Këtu i gjithë problemi është, si është e mundur që shteti kalon 17 milionë apo 35 milionë euro, ja heq 22.000 studentëve shqiptarë dhe ja kalon 100 ose më pak se 100 studentëve të Kolegjit të Europës. Dhe cila është diferenca akademike? Se fundja e fundit, unë thashë, ata po përdorin ambientin e Universitetit të Tiranës. Ku ka skandal më të madh? Një koleg, tani duhet kuptuar, Kolegji i Europës jep diploma të, domethënë të lidhura me Bashkimin Europian. Bachelor e Master. Të njëjtat diploma të ngjashme jep edhe Universiteti i Tiranës. Keni parë ju ndonjë universitet në botë që t’i, të lejojë këtë konkurrencë të pandershme brenda institucionit të vet? Madje çmenduria shkonte deri aty sa dhe rektori i jep edhe çmimin Honoris Causa. Pra rektori i Universitetit të Tiranës, domethënë i vjen Mogherini, i merr godinën, i merr paratë, i merr dhe ambientin ku do të ndërtohet kampusi universitar i Universitetit të Tiranës, dhe i jep edhe çmimin Honoris Causa.



















