Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Michael R. Pompeo: Ramazani është një kohë introspeksioni, shërbimi dhe dhembshurie

486
Sigal

Urimi i Sekretarit për Departamentin e Shtetit të Sh.B.A-së lidhur me muajin e shenjtë të Ramazanit.

Michael R. Pompeo, Sekretari i Shtetit :

Në emër të popullit amerikan, ua uroj dëshirat e mia më të mira bashkësive myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, pasi ato shënojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani është një kohë introspeksioni, shërbimi dhe dhembshurie. Në Shtetet e Bashkuara, në rrethana normale, shumë xhami, shtëpi dhe qendra komunitare mirëpresin miqtë dhe fqinjët e besimeve të ndryshme për t’u bashkuar nën një çati, duke i bërë jehonë vlerave tona të përbashkëta për përfshirjen dhe bamirësinë ne këtë muaj te shenjtë.
Këtë vit, COVID-19 ka ndryshuar papritur tubimet dhe festimet e shumë myslimanëve në të gjithë botën. Myslimanët që ishin duke planifikuar të udhëtonin për në Mekë për të ndjekur pelegrinazhin Umrah dhe për të vizituar dy Xhamitë e Shenjta të Mekës dhe Medinës, kamë vendosur të qëndrojnë larg nga planet e tyre në mënyrë që të frenojnë përhapjen e sëmundjes. Ushqimi i iftarit, nuk mund të ndahet, siç janë tradicionalisht, me familjen dhe miqtë e zgjeruar; shumë do të zhvendosen në platformat online.
Dhe në këtë sezon të shenjtë, tashmë të riformuar nga pandemia, skamja e grupeve të caktuara fetare, përfshirë myslimanët, është rritur me përhapjen e COVID-19. Ne i bëjmë thirrje të gjitha qeverive dhe komuniteteve që të përdorin këtë kohë për t’u përqëndruar në shërbim dhe unitet, të mos lënë në harresë shëndetin dhe sigurinë e më të prekurve dhe të margjinalizuarve ndërsa vazhdojmë të luftojmë për të ndaluar krizën COVID-19. Ramazani është një kujtesë për njerëzit e të gjitha besimeve që të përpiqen për dhembshuri, të reflektojnë në veprimet e tyre dhe të sigurojnë që të gjithë individët të jenë të mbrojtur në këto kohë mjaft të vështira.
Në rrethana normale, shumë nga ambasadat dhe konsullatat tona në mbarë botën presin pritje të iftarit për të festuar dhe nderuar vlerat e paqes dhe miqësisë të përfaqësuar nga Ramazani. Këtë vit, ata do të angazhohen në mënyra krijuese që vazhdojnë të demonstrojnë dhembshurinë tonë të përbashkët dhe angazhimin për të promovuar lirinë fetare dhe përfshirjen brenda dhe jashtë vendit. Edhe një herë, uroj që komunitetet myslimane në mbarë botën të festojnë, një Ramazan të bekuar dhe paqësor.