Nëntë pacientë fitojnë betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit

284
Sigal

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së koronavirusit bëri me dije se nëntë pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2”, sqaroi Dr. Eugena Tomini.