Mirilda Tili: Mirënjohje! Fryma e drejtueses së QSUT “Nënë Tereza” duket në gjithë institucionin

Mirilda Tili
Gazetare sociale në TV Fax News

Falenderim, por edhe të tregoj për pak strapacim. Para 2 javësh përfundova në dy urgjenca. Tek e para shkova me këmbët e mia dhe tek e dyta, Spitali i Traumës, shkova po më këmbët e mia, por me rekomandimin e Spitalit ” Suogj Mbreteresha Geraldinë, pasi nuk isha rast për ta. Tek Spitali i Traumës, pasi prita 2 orë për mjek (pretendimi ishin në sallë) infermierja e turnit më bëri qetësues. Prita dhe 2 orë të tjera të merrja vesh se ç’kisha, por meqë qetësuesi më dha efekt, dhe mjeku s’po dukej as pas 3 orë pritje, zgjodha që të mos prisja edhe orë të tjera. Me aq letra në dorë, eko, analiza e gjithë çduhen, shkela tek Qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza. Ndryshimi nata me ditën. Kirurgjia e re, përveçse të jepte ndjesinë e komoditetit, por shëroheshe nga rregulli, higjena dhe sigurisht stafi mjekësor. Situatën e mori përsipër Dr Devid Bedella bashkë me anestezistin Dr Ernest Caka. Mirënjohje pafund, për ta dhe për të gjitha infermierët, që më qëndruan në kokë. Por një mirënjohje shumë të madhe kam për drejtoreshën e QSUT “Nënë Tereza” Dr. Albana Fico. Fryma e drejtuesit duket në gjithë institucionin.  Unë tani jam mirë dhe në fazë rikuperimi. Sistemi ynë i shëndetësisë ka halle pafund, por të jemi mirënjohës që ende shohim zgjidhje këtu dhe nuk do na duhet të marrim rrugët e botës.

NOA