Miltiadh M. Muçi: Reformat e dështuara të qeverive Rama për votimin e emigrantëve

140
Sigal

Majko: Diaspora në Parlament? Po shohim mekanizmin!

 

-Kryeministri Rama 2, në vitin 2017, vendosi Ministrin e Shtetit për Diasporën, të përfaqësojë zërin e emigrantëve të vjetër dhe të rinj po ku jemi?

– Por kur kanë  kaluar 7 vjet, askush nuk e ndjeu përgjegjësinë përse Ministria për Diasporën nuk arriti të siguronte votën e Diasporës?

– Më parë se emigrantëve t’u kërkosh votën, ata duhet të identifikohen, nuk dihet sa të tillë janë të regjistruar në shtetin ku jetojnë!

– Edhe pse të integruar në vendet ku emigrantët shqiptarë ndodhen, ata kanë probleme të pa zgjidhshme në Shqipëri.

Telegraf.al / Është kjo përgjigja për gazetarët, në vitin 2017 kur Pandeli Majko u vendos Ministër për Dia- sporën. Ai foli për çështje që u diskutuan në Samitin e saj. U pyet edhe për të drejtën e votës, të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nëse do të kishte zhvillime pozitive në të ardhmen? E kam me merak çështjen e të drejtës së votës, sepse mund të përfundojë si një eksperiment i dështuar. Ne mund t’u krijojmë një hapësirë të caktuar të gjithë shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, të votojnë dhe pas një apo dy zgjedhjeve mos të shikojnë një realitet me interesa të tyre, të ndihen të distancuar nga mënyra e përzgjedhjes së njerëzve, mënyra si politika e trajton votën e tyre. Duhet të gjejmë një model të aplikueshëm dhe jo të bëjmë shpikje, që e përdorin vendet e tjerë. Më pas do të kemi një fazë të dytë, të aplikimit të politikës shtetërore që Diaspora t’i takojë diasporës”.

“Edhe pse në Greqi e Itali, emigrantët e integruar i gëzojnë të drejtat sikurse dhe vendasit, në Atdhe dhe përfaqësitë konsullore shqiptare, kanë vështirësi dhe pengesa. Jo vetëm në vonesat e tejzgjatura për të siguruar dhe legalizuar dokumentet, por dhe tarifat e larta të pasaportave deri në dy herë, të deklarimeve dhe akteve noteriale, kur në vendet ku ndodhen nuk paguajnë oseu detyrohen tarifave simbolike, të papërfillshme.”

Kryeministri Rama 2, në vitin 2017, krijoi Ministrinë e Shtetit për Diasporën, të përfaqësojë zërin e emigrantëve të vjetër dhe të rinj, kudo që ndodhen. U përcoll ”Sihariqi” shumë shpejt, edhe tek shqiptarët e Amerikës me banim në Çikago. Në mbrëmjen e 16 shtatorit, në takim me Kryetarin e Bashkisë Erion Velia, u prezantuan disa nga projektet më të reja të kryeqytetit. Por kur kanë  kaluar 7 vjet, askush nuk e ndjeu përgjegjësinë përse Ministria për Diasporën nuk arriti të siguronte votën e Diasporës, në veçanti Kryeministri Rama për shpenzimet që u bënë në 4 vite të kësaj ministrie, nën hijen e burrave zagorjot të vargjeve të Çajupit.

Në vitin 2025 do të bëhen zgjedhjet parlamentare të radhës. Kanë nisur debatet e politikanëve kundërshtarë, gjithçka për “listat e hapura dhe votën e Diasporës” së vjetër dhe të re, pra përsëri kërkohet vota e emigrantëve, por sa të vërtetë e kanë?

Më parë se emigrantëve t’u kërkosh votën, ata duhet të identifikohen; nuk dihet sa të tillë janë të regjistruar në shtetin ku jetojnë, të tjerë të paregjistruar, legalizuar, që dhe më shumë shtohen. Atyre ju kërkojmë votën e jo vetëm, por edhe banesat që kanë blerë në vendin ku ndodhen t’i deklarojnë, sepse në Shqipëri ka “përfunduar legalizimi e certifikimi” i banesave të tyre e gjithë shqiptarëve. Në të kundërt nuk do të ketë  shërbim në Zyrat e Gjendjes Civile. Një çmënduri!

“Edhe pse të integruar në vendet ku emigrantët shqiptarë ndodhen, ata kanë probleme të pazgjidhshme në Shqipëri. Dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, në banesat e tyre që i kanë blerë, por nuk mund të bëhen pronarë të tyre. Dhe pse nuk banojnë, ju kërkohen taksa dhe tarifa vendore. të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe OSHEE-së, megjithëse nuk konsumojnë ujë apo energji elektrike.”

Shumë vite kaluan nga dita kur emigrantët tanë të parë prekën perëndimin. Ata vërtetë u regjistruan dhe u stabilizuan vetëm apo familjarisht, në veçanti në Itali, Gjermani, Francë, etj. Të shumtët kanë shkuar në Greqi, duke shfrytëzuar kufirin tokësor. Mund të thuhet me plotë gojën, se bëjnë numrin më të madh, të cilët me shumë durim janë integruar në shoqërine vendase. Nuk janë të pakët ata që kanë përfituar shtetësinë greke. Njësoj mund të thuhet për atë italiane.

Edhe pse në Greqi e Itali, emigrantët e integruar i gëzojnë të drejtat sikurse dhe vendasit, në Atdhe dhe përfaqësitë konsullore shqiptare, kanë vështirësi dhe pengesa. Jo vetëm në vonesat e tejzgjatura për të siguruar dhe legalizuar dokumentet, por dhe tarifat e larta të pasaportave deri në dy herë, të deklarimeve dhe akteve noteriale, kur në vendet ku ndodhen nuk paguajnë ose u detyrohen tarifave simbolike, të papërfillshme.

Edhe pse të integruar në vendet ku emigrantët shqiptarë ndodhen, ata kanë probleme të pazgjidhshme në Shqipëri. Dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, në banesat e tyre që i kanë blerë, por nuk mund të bëhen pronarë të tyre. Dhe pse nuk banojnë, ju kërkohen taksa dhe tarifa vendore. të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe OSHEE-së, megjithëse nuk konsumojnë ujë apo energji elektrike.

Ja pra, vetëm kështu janë trajtuar dhe trajtohen shqiptarët e larguar nga Shqipëria!

E habitshme! Të shpresojmë shtatë vjet më pas. Pa Ministrin për Diasporën Pandeli Majko dhe Qeverinë Rama…