Kreditet e shoqatave mjekësore po i nxijnë jetën bluzave të bardha në Shqipëri

64

I nominuar për çmimin “Radivicka”, mjeku Apostol Vaso shkarkohet nga detyra

Sigal

Të dal të lyp, për të siguruar jetesën, të zhdukem nga sytë-këmbët, apo të sfidoj këdo, qoftë edhe i vetëm…? Që sot unë jam i pushuar nga puna në spitalin e traumës. Arsyeja është, sepse unë jam me Zero ( 0) kredite nga Qendra e Edukimit në Vazhdim dhe kështu që nuk mund të pajisem me licencë nga Urdhri i Mjekut. Strukturave të vlerësimit të aftësisë së punonjësve shëndetësor këtu në Shqipëri nuk ju mjafton puna ime shkencore, madje ata ndjehen të turpëruar nga unë. Spitali ndjehet gjithashtu i turpëruar nga unë, sepse kam prezantuar hipotezën në Gjermani, në prezencën e ambasadorëve përkatës dhe autoriteteve më të larta shkencore të atij vendi. Spitalit të Traumës i vjen turp prej meje që jam i nominuar për çmimin “Radovicka” të Akademisë sonë të Shkencave. Spitali të Traumës, Ministria e Shëndetësisë dhe Fakulteti i Mjeksisë ndjehen të turpëruar që punimi ynë është i cituar nga të gjitha revistat e mëdha të shkencës mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin më të lartë, si asnjë tjetër këtu në Shqipëri? Qeverisë dhe ministrisë tonë i vjen turp nga unë, që Komiteti Shkencor i IASP (mbi 60 shkencëtar) në vitin 2010 i ka propozuar të më akordojnë titullin Profesor me Vendim të Këshillit të Ministrave për merita të veçanta në Mjeksinë Botërore. Qeverisë dhe Ministrisë përfshi këtu edhe Fakultetin e Mjeksisë i vjen turp nga unë që jam spiker i ftuar në Kongrese Botërore të shkencës së Algologjisë. Qeverisë, Ministrisë, Fakultetit të Mjeksisë, Drejtorisë dhe kolegëve ndoshta i kam turpëruar që puna jonë vlerësohet prej universiteteve më të rëndësishme të botës si një me impakt revoluecionues në shkencën mjekësore botërore. Ju lutem miq më këshilloni çfarë duhet të bëj…?

1- Të largohem nga Shqipëria, sepse kam licencë trajnuesi ndërkombëtar për dhimbjen?
2- Të paguaj ryshfet që të përfitoj licencën mjekësore dhe të vazhdoj të lutem nëpër njerëz, që deri më sot nuk kanë bërë asnjë gjë dhe nuk kanë asnjë lidhje me mjeksinë?
3- Të dal dhe të ulem tek Kryeministria, ministria e Shëndetësisë, ministria e Brendshme, në fakultetin e Mjeksisë apo edhe para drejtorisë së spitalit tim, për të lypur para, për të siguruar jetesën time…? Më tregoni ju lutem!

Ja analiza e Telegraf.al për këtë skandal në mjekësi, 8 Mars 2023 

Specialistët e mjekësisë:- Po largohemi se qeverisë po i del situata nga dora

Ëngjëll Musai
Drejtor i Telegraf

Në kongresin për shëndetësinë, që u zhvillua, në godinën më të madhe, që dikur zhvillonte kongreset PPSH, kryeministri Rama deklaroi se do të bëjmë çmos për të motivuar personelin mjekësor që të qëndrojë në Shqipëri. Madje u tha se pagat në shëndetësi do të rriten me 7%, pavarësisht se inflacioni është rritur me mbi 30% dhe çmimet janë dyfishuar. Por nëse qeveria u mundua të kujdeset për specializantët dhe bëri shumë mirë me pagesat prej 500 USD, ministria e Shëndetësisë vepron në të kundërtën dhe po detyron specialistët që të largohen, pasi një grup batakçinjësh, që kanë krijuar lloj- lloj shoqatash për hesap të tyre dhe në interes të xhepit po nxjerrin kleçka nga më skandalozet që t’ua mërzisin punën. Specialistët e pakët, që kanë mbetur në Shqipëri që të rimarrin licencën e profesionit duhet të marrin një sasi të caktuar kreditesh, në të kundërt humbasin profesionin e specialistit edhe pse kanë nga 20-30 deri 40 vjet në këtë profesion. Fjala bie, një specialist i okulistikës, ORL-së, reumatologjisë, neuro-kirurgjisë, gjinekologjisë, dermatologjisë duhet të ketë 150 kredite, ndryshe kthehet në mjek i zakonshëm. Kjo është marrëzi dhe turp, pasi qëllimi dihet: Specialistët duhet të shkojnë në të gjitha llojet e seminareve, edhe pse nuk u hyn në punë ky lloj seminari. Fjala bie: një specialist i okulistikës duhet të shkojë në seminaret vjetore të dermatologjisë, kirurgjisë, gjinekologjisë, psikiatrisë e me radhë që të marrë kredite. Në një seminar, që bëhet 1 herë në vit ka vetëm 10 kredite. Që të rimarri licencën e specialistit, edhe pse mjeku ka gradë shkencore, duhet të shkojë tek 15 seminare të specialiteteve të ndryshme, sepse vetëm kështu ai mund të plotësojë kreditet e mjaftueshme që janë 150. Po dikush do thotë: përse bëhet kjo gjë? Kjo bëhet, sepse krerët e shoqatave kanë bërë një marrëveshje të heshtur dhe të fshehtë me njëri tjetrin për të mbushur xhepat e disa “mashtruesve”, por që pasojat i vuajnë qytetarët duke dëmtuar rëndë edhe imazhin e vetë ministrisë së Shëndetësisë që hesht, por mbi të gjitha të qeverisë shqiptare. Kjo bëhet pasi në çdo seminar duhet të paguash afërsisht 70-80 USD, dhe në 15 seminare që duhen për të plotësuar kreditet çdo mjek specialist duhet të paguajë rreth 1200 dollarë. Kjo është e tmerrshme. Këto para nuk i merr shteti, as ministria e Shëndetësisë, por i marrin shoqatat. Pse ndodh kjo? Sepse kështu i kanë vënë vetë kriteret shoqatat. Ka dhe një mundësi tjetër që shoqatat u kërkojnë mjekëve të shkojnë në konferenca jashtë vendit me paratë e tyre, ku duhet të paguajnë udhëtimin, hotelin, konferencën dhe duhet të lënë me ditë të tëra vendin e punës bosh. Përsëri pasojat i vuajnë qytetarët se mbeten spitalet dhe poliklinikat bosh! Nëse një spital ka 2 mjek në rrethe, ai duhet të vijë 2 ditë në Tiranë, por mbetet urgjenca bosh në spitalet e rretheve. Po të vijë vetëm njëri mbeten pa marrë kreditet, sepse konferencat nga e cila do fitojnë 10 kredite, bëhet 1 herë në vit!

“Ministria e Shëndetësisë po detyron specialistët që të largohen, pasi një grup që kanë krijuar lloj- lloj shoqatash për hesap të tyre dhe në interes të xhepit po nxjerrin kleçka nga më skandalozet: si seminaret e detyrueshme, ku mjekët duhet të paguajnë afërsisht 70-80 USD, dhe në 15 seminare për të plotësuar kreditet çdo specialist duhet të paguajë rreth 1200 dollarë”.

Ndoshta duhet ta kuptojnë “bejlerët” e rinj të shoqatave se, kreditet fitohen jo vetëm me konferenca, por edhe me studime, madje të botuara, të publikuara në televizione, revista mjekësore dhe shkencore. Por kreditet fitohen edhe me profilaksi! Që do të thotë që 1 mjek i ORL, apo okulistikës, lëkurës, duhet të shkojë në një fason, punishte, ndërrmarje, ku ka punë me zhurma dhe t’ju shpegojë puntorëve dhe specialistëve si të mbrohemi nga zhurmat, si të mbrojmë sytë, si të ruhemi nga lëndët kimike etj etj. Duhet të shkojnë nëpër shkolla, universitete, madje edhe në kopshte dhe të bashkëbisedojnë se si nuk duhet futur asnjë send në vesh, sepse krijon probleme deri në invaliditet; të mos mbajnë lapsa apo pirunj se i nxjerrin sytë njëri tjetrit; që punëtori që punon me lëndët kimike duhet të ketë maskë, doreza etj etj. Ka me dhjetëra raste që mjekët duke zhvilluar këto takime i shërbejnë profilaksisë dhe detyrimisht edhe shpenzimeve që do i paguajë shteti nga pasojat e pakujdesisë po u shtruan në spitale. Pikërisht këto duhet të vlerësohen me kredite, ashtu sikurse edhe temat dhe referimet në mediat kombëtare dhe lokale, revistat mjekësore dhe gazetat duhet të vlerësohen me kredite. Po me tema mjekësore dhe botimet merren gradat shkencore, ndërsa agallarët e shoqatave nuk i njohin, për të vetmin fakt se duan t’i bëjnë qoka njëri tjetrit nëpërmjet xhiros së pagesave.

“Babëzia për para do rrezikojë shëndetin e qytetarëve, pasi nëse mjekët detyrohen të shkojnë 2 ditë nëpër konferenca mbeten poliklinikat bosh dhe urgjenca bosh në spitalet e rretheve. Kështu me një dorë deklaruan bonus për mjekët, me tjetrën u marrin me atë të seminarëve”.

Ja disa nga problematikat dhe mënyrat e zgjidhjes së kësaj katrahure artificiale, të cilat duan ndërhyrje të menjëhershme nga ministria e Shëndetësisë, për zgjidhjen e ngërçit, i cili do i shërbejë jo vetëm qytetarëve, por edhe imazhit të qeverisë, të cilën po e baltosin disa abuzues që e shohin shoqatën jo si shërbim, por biznes personal:

  1. Si numër janë shumë 150 kredite, për arsye se shoqatat në Shqipëri maksimumi bëjnë një konferencë në vit, që vlerësohet 10 kredite. Për 5 vjet nuk mund të marrësh më shumë se 50 kredite në Shqipëri në specialitetin përkatës. Ndryshe nga vendet e tjera, si për shembull në Itali, Francë, bëhen shumë konferenca në qytete të ndryshme.
  2. Kreditet nuk mund të lidhen me licensën ose të drejtën e ushtrimit të profesionit, të cilën mjekë dhe infermierë e fitojnë mbas dhënies së provimit për licensën dhe kur janë profesionistë të lirë, që nuk punojnë në një institucion shëndetësor, ose dalin në pension, kjo e drejtë nuk mund t’ju hiqet.
  3. Kreditet duhet të lidhen në vartësi të institucionit ku punon, i cili është përgjegjës dhe në bazë të ligjit për financimin dhe mbështetjen, që duhet t’i japë për kreditet dhe në vartësi të aftësive dhe vendit ku punon. Kjo faktikisht nga institucionet shëndetësore nuk ka një plan për ngritjen profesionale dhe mbështetjen financiare të tyre, qoftë edhe nga të ardhurat, që sigurohen vetëm nga institucionet.
  4. Në sigurimin e krediteve ka një diskriminim ose pabarazi midis mjekëve, që punojnë në Tiranë dhe atyre, që japin mësim, të cilët nëpërmjet aktivitetit të përditshëm të mësimdhënies sigurojnë pothuajse gjysmat e krediteve. Kurse një mjek në periferi ose në një qytet të largët i duhen shpenzime të mëdha për të marrë pjesë në një Konferencë, të cilat zhvillohen pothuajse në Tiranë (rruga, fjetja), dhe mundësia e pjesëmarrjes kur ata janë specialistë të vetëm nëpër rrethe, sepse nuk mund të lënë punën dhe të vijnë në konferencë.
  5. Numri i pakët i konferencave ka bërë që të ulet dhe niveli shkencor i tyre për arsye se rendet më shumë për ato konferenca, që kanë më shumë kredite, pavarësisht nga niveli i tyre. Kështu që mjekët venë e marrin pjesë dhe në konferenca, që i interesojnë shumë pak për formimin e tyre.
  6. Përgatitja profesionale ose siç quhet edukimi në vazhdim, i profesionistëve në fushën e mjekësisë mendoj se duhet të jetë një bashkëpunim midis institucionit Q.K.E.V dhe institucioneve shëndetësore ku ushtron funksionin e vet, mjeku ose infermieri, me një hartim të detajuar të nevojave për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme të mbështetura financiarisht, sipas vendit dhe specializimit të çdo profesionisti, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë e lidhur me licensën e mjekut. Këtu mund të sugjerojmë që dhe edukimi në vazhdim duhet të përcaktohet dhe me kohën e punës dhe moshën e çdo profesionisti.