Klarisa Rexhvelaj: Solidarizimi femëror në “Tetorin Rozë”

267
Sigal

“Tetori Rozë” është një nismë nërkombëtare që synon ndërgjegjësimin dhe solidarizimin me të gjithë femrat, të cilat përballen me sfidën e madhe të kohës moderne, lufta ndaj kancerit të gjirit. Me zemër i bashkohem kësaj nisme për të përhapur sa më shumë optimizëm se nëpërmjet përmendjes në rrjete sociale sa më shumë zonja do të kenë në kujtesën e tyre që të bejnë vizitat rutinë, pasi vetëm përmes depistimit, kontrollit periodik dhe zbulimit të hershëm mund të parandalojmë dhe trajtojmë në kohë këtë rrezik për jetën. Gruaja shqipetare çdo ditë përballet me shumë sfida dhe fenomene që shoqeria e sotme po i shfaq me agresivitet e akoma është në luftë me mentalitetin që tenton ta pengojë të emancipohet. Një femër sot është një vajzë, një grua, bashkeshorte, mjeke, gazetare, politikane, misionare, mësuese etj…dhe pavarezisht angazhimit publik është gjithmonë e gatshme të ofrojë më të mirën për familjen, me dashuri,përkushtim dhe pergjegjesi të madhe, për të mos reshtur kurrë së ofruari si në familje, profesion duke e bërë rolin e saj, në shoqeri të domosdoshem e të pazëvëndësueshëm. Kjo kërkon shumë energji, e shpesh herë harrojnë të kujdesen për veten. Ama shendeti i gruas është i domosdoshem që të jemi të vlefshme si në profesion, shoqëri, familje e kudo, duke bërë të mundur përballjen me sfidat e këtij realiteti që shpesh herë nuk është miqësor me ne. Ndaj ju ftoj të ofrojmë modelin tonë , të promovojmë gruan e suksesshme, të shendetshme, që kujdeser për vetën e është e gatshme të ofrojë me të mirën në ambjentin që e rrethon. Le të shërbej ky muaj si ftesë ndaj njëra-tjetrës që t’u gjendemi pranë atyre që e duan jetën e luftojnë pareshtur. Energjia pozitive, kurajo e optimizmi nuk duhet të mungojnë! Perkushtimi ndaj shëndetit të gruas do të thotë perkushtim ndaj lumturisë së familjes, thelbi i pasjes së një shoqerie të shëndetshme që në themel të saj!