Jakup B. Gjoça: Kryeministri Miçotakis, alla Doktor Adhamudhi

42
Sigal

Sot qeveria greke e kryeministrit Miçotaqis pritet të marrë një vendim, për të ndaluar dhunën në fushat e sporteve.

Ky vendim i qeverisë greke të kryeministrit Miçotaqis, merr shkas nga ngjarja e disa ditëve në Redi të Piresë, ku tifozët e Olimbiakos sulmuan forcat policore jashtë stadiumit “Melina Merkuri”, në ndeshjen e volejbollit për meshkuj Olimbiakos – Panathinajkos.

Forcat e policisë greke ishin para stadiumit për mbikqyrjen dhe mbajtjen e rendit të ndjeshjes së volejbollit, kur një grup tifozësh, gati 100 veta dolën jashtë nga brenda sallës ku zhvillohej ndeshja dhe sulmuan forcat e policisë me bomba dhe granata timuese sulmi të marinës detare. Një i ri 18 vjeçar, i cili është tashmë indentifikuar, hodhi granatën sulmi të marinës detare kundër forcave të policisë greke. Kjo granatë e hedhur nga tifozi grek 18 vjeçar ra mbi policin 31 vjeçar, duke e plagosur rëndë, duke i shkaktuar hemorragji.
Polici grek 31 vjeçar, u dërgua urgjentisht në spitalin Nikia të Piresë, duke iu nënshtruar operacioneve të njëpasnjëshme.

Deri tani polici grek 31 vjeçar, i plagosur nga tifozi grek 18 vjeçar, është në gjendje kome dhe jeta e tij është në rrezik të madh.

Qeveria greke u mblodh urgjentisht, pas ngjarjes së rëndë të dhunës në stadiumet greke, për të analizuar shkaqet e dhunës, për të gjetur shkaqet dhe kush e frymëzon dhe e udhëheq dhunën në fushat e sporteve në Greqi.

I riu 18 vjeçar, që plagosi policin grek me granatë sulmuese të marinës detare, sipas lajmeve në Greqi, ka pohuar se atij i dhanë këtë granatë, e instruktuan si ta përdorte dhe e urdhëruan, që ta hidhte mbi policët grekë.

Qeveria greke akoma nuk ka marrë vendimet përkatëse për parandalimin e dhunës në fushat e sporteve në Greqi, ndërkohë, siç bëjnë me dije informacionet e dhëna nga burimet zyrtare të qeverisë greke, sot, të hënën, 11 dhjetor 2023 kryeministri grek, pritet të firmosë vendimin që të ndalohet hyrja e sportdashëve në të gjitha stadiumet e fushat e çdo lloj sporti në Greqi, si masë parandaluese e dhunës së tifozave.

Nuk ka asnjë sqarim paraprak të deritanishëm, nëse ky vendim i pritshëm nga Kryeministri grek Miçotakis do të ketë karakter kohor të përkohshëm, apo do të jetë pa afat kohor, apo më keq, nëse do të ketë karakter të përhershëm kohor.

Ky vendim i pritshëm nga qeveria greke, cilësohet nga të gjitha palët e interesuara, nga drejtuesit e ekipeve sportive, nga analistët sportivë, nga vetë sportdashësit.

Dhuna e tifozëve në fushat e sportit në Greqi, kohët e fundit ka marrë përmasa alarmante.
Madje, në dy ngjarjet e kohëve të fundit, në Nea Filadelfia të Athinës dhe në Selanik ka patur edhe të vrarë, ndërsa në stadiumin “Karaskakis” të Piresë u ndërpre ndeshja Olimbiakos – PANATHINAJKOS në futboll.

Mirëpo vendimi i pritshëm i sotëm nga kryeministri grek Miçotakis, që të ndalohet hyrja e sportdashëve në fushat e sporteve është kaq masë ekstreme, ku analistët sportivë e cilësojnë si pamundësi dhe dobësi e qeverisë greke, ndaj parandalimit të dhunës në fushat e sporteve.

Madje, kjo masë ekstreme e kryeministrit Miçotaqis na kujton Doktot Adhamudhin, në komedinë e Çajupit, i cili “këshillon” pacientin e tij, që për t’u shëruar nga dhimbjet e kokës, duhet t’i pritet …koka!