Ing. Niko Naska: Mos e prekni portin e qytetit të Durrësit

171
Sigal

Në vitin 2003 në qytetin e Durrësit u hap e ekspozita ” Durrësi, 3000 vjet Qytetërim, Krenari dhe Përgjegjësi” Në hyrje të saj thuhej: Kjo, ekspozitë ka për qëllim të ilustrojë rrjedhën historike e kulturore të një qyteti adriatikas, i lindur për të qënë një Portë gjithmonë i hapur ndërmjet Lindjes e Perëndimit.

Këtu janë kryqëzuar vlerat e qytetërimit të ilirëve, grekëve, romakëve, bizantinëve, sllavëve, normanëve, venecianëve, turqëve dhe europianëve. Sot këtij qyteti në zhvillim i është hapur shansi të luajë rolin e portës së lirë dhe të paqes të atij boshti komunikimi, që do të bashkojë Ballkanin me Europën e bashkuar, si dhe të mbrojë vlerat e kulturës së vetë mijëvjeçare duke ruajtur me krenari dhe përgjegjësi thesaret e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të tij….” Viti 627 p.Kr lindi qyteti me dy emra Epidamnos/Dyrrhachion. Sipas legjendës mitologjike mbreti vendas, Epidamnos, paska ngritur një kështjllë. E bija, Melissa paska patur nga perëndia e detit Poseidon, një fëmijë që e quanin Dyrrachios, i cili arriti të themelojë qytetin Port.

Në këtë qytet u strehua Pirro, mbret i Epirit. Ciceroni: janë bërë luftrat mes Pompeut dhe Çezarit dhe më vonë mes Brutit dhe Antonit, u strehua si azilante në një nga shtëpitë më të bukura, Amalasunta, mbrerëresha e Ostrogotëve etj. Pas ndërtimit (në vitet 146-120 p.Kr) të via Egnatia (sot koridori tetë), qyteti u zhvillua shumë. Kjo rrugë të çonte në Selanik e më pas në Kostantinopojë. Rruga, që lidhë Romën me Lindjen është restauruar disa herë për vetë rëndësinë e saj, ku si pikë nisje ka portin ekzistues të qytetit. Periferia e qytetit, shtrihesh dhe në një zonë të ish Kënetës, ku janë gjetur gjurmë ndërtimesh që i përkasin vilave luksoze periferike, me skulptura të bukura, të cilat kanë qënë të banuara në mes të shek. IV mbasi për shkak të tërmetit të tmershëm dhe përmbytjeve e dallgëve të mëdha të detit të vitit 346 mb.Kr. u shkatërrua. Strukturat e ngulimeve portuale të Porto Romanos që përbënte alternativën e nevojshme për akostimin e anijeve me vela që udhëtonin në periudha të ndryshme të vitit dhe shfrytëzonin erëra të drejtimeve të ndryshme, sot janë gërryer nga ndryshimet e vijës bregdetare, që kanë ardhur nga variacionet e nivelit të detit dhe nga tërmetet. Në kushtet aktuale të zhvillimit të portit ekzistues ai nuk duhet të ndryshojë destinacion, por duhet të mbetet siç është duke përfunduar objektet që janë në vazhdim dhe ato që janë parashikuar në projektin e përgjithshëm të tij. Porti Detar egzistues i qytetit të Durrësit është historia dhe krenaria e këtij qyteti .