500 mijë euro nën dyshek? Lidhja me inceneratorët/ Si i vodhi pastruesja eurot dhe bizhuteritë në shtëpinë e shefes së kabinetit të Ahmetajt

99
Sigal

Fejton nga Lutfi Dervishi

Edi Rama: mediat e kazanit po bëjnë një fortunë në gotë për 504 mijë euro të gjetura në një dyshek!

Berisha: janë 100 herë më të pastra duart e pastrueses se duart e zyrtares së qeverisë së krimit.

Elisa Spiropali: ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma!

Spartak Ngjela: he he he. I dini të thjeshta këto punë ju. Pastruesja është agjente speciale e FBI

Frida Krifca: hapja e akademisë së pastrueseve është emergjencë kombëtare.

Bora Muzhaqi: kushedi sa fëmijë afganë do të kishim mbështetur me 504 mijë €.

Niko Peleshi: tëmën e sëmës o! Sa një riparim kapital i një helikopteri antizjarr.

Ulsi Manja: zyrtarja dhe pastruesja e bënë punën. Tani ta lemë drejtësinë të punojë e qetë!

Pastruesja: jam e pafajshme. Vetë shefja më tha “hiq çdo gjë të pisët nga kjo shtëpi”.

Policia patrueses: nxirr paratë që ke marrë edhe te shtëpia e shefit tonë !

SPAK: Çështja po hetohet, por është shumë komplekse!

Kiko: a i nxë 504 mijë euro kesh një çantë Louis Vuitton me flamurin shqiptar?

Pas krimit që një pastruese vodhi 500 apo 600 mijë Euro dhe shumë bizhuteri, në shtëpinë ku punonte, nis skandali se si brenda ‘shtëpisë thesar’ të zyrtares, kur janë dhënë edhe koncesionet e inceneratoreve, dhe shefe kabineti e Arben Ahmetajt që jetonte me qira, mbante safirë dhe smeraldë.

Historia e plotë: Si i vodhi pastruesja eurot dhe bizhuteritë në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë!

Historia është e denjë për skenar filmi. Një zyrtare e lartë e shtetit, këshilltare në kryeministri, ish shefe kabineti e Arben Ahmetajt, që është marrë edhe me procesin e rindërtimit edhe me atë të inceneratorëve, mban të fshehura në shtëpi dhjetra mijëra euro cash. Ajo i beson çelësin e apartamentin të saj me qera në rrugën e kosovarëve, pastrueses, që e paguan në të zezë. Kjo e fundit, së bashku me të birin në një ditë që e zonja e shtëpisë gjendej jashtë shtetit futen të maskuar, vjedhin paratë dhe bizhuteritë, dhe pastaj e bëjnë banesën lëmsh, në mënyrë që të duket si një grabitje e dhunshme.

Rreth 500 mijë euro në dyshekët e këshilltares, imagjinoni sa ka në dyshekët e shefit?

Tani kur janë arrestuar nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, në mbarë opinionin është ngritur një pyetje: sa para fshehin nën dysheqet e tyre zyrtarët e lartë? Cilët janë më shumë fajtorë, pastruesja dhe biri i saj Robin Hud, apo ata që si pasojë e detyrës shtetërore, kanë në dorë fondet publike? Policia e Tiranës tha se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e saj arrin në 120.000 euro. Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të Dielës policia tha se në tubin e aspiratorit gjeti të fsheshur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Mister dhe para

Pas arrestimit të nënë e bir si autor të grabitjes, pritet të merret nën hetim edhe zyrtarja e lartë e qeverisë, banesa e së cilës u vodh nga Rozeta e Havier Dobi. Hetimi pritet të nisë pasi shuma e parave të vjedhura në shtëpinë e Alda Klosit, duket se nuk justifikohet nga paga e saj prej 120 mijë lekësh që merrte në Kryeministri. Ndonëse në asnjë rresht të njoftimit nuk thuhej se kujt i përkiste banesa e grabitur, gazetarët e nxorrën me shpejtësi në dritë emrin e “viktimës”, Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, që nuk kuptohet pse kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Deklaratat e orëve të fundit: Zyrtarja: Me paratë do kuroja xhaxhain me kancer!

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, të cilës pastruesja bashkë me të birin i vodhën 120 mijë euro shprehet ndër të tjera se paratë i kishte ruajtur për kurimin e xhaxhait që është diagnostikuar me kancer,-shprehet për ‘5 pyetjet’.

Në mars gazetari kërkonte arrestimin e Alda Klosit për inceneratorët

Më 29 mars 2022, i ndjeri Kastriot Myftaraj bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy “Stela Gugallat” TNLD, Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj në “Ju flet Moska” në RTV Ora. Myftaraj tha se SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona lidhur me aferën e inceneratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Çiko) dhe Rovena Beqiraj kanë qenë persona kyç në çështjet e inceneratorëve të këtyre koncesioneve në këto 9 vite të qeverisjes.

Ç’thotë ligji për zyrtarët dhe sasinë ‘e cash-it’ që mund të mbajnë në banesë?

Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI dhe ka një limit për mbajtjen e parave ‘cash’ në shtëpi, që nuk duhet të kalojë shifrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Mbi këtë vlerë, gjithçka duhet të ketë një faturë që të vërtetojë burimin.