Ing. Niko Naska: Me rastin e 60 vjetorit të antarësimit të vendit tonë në ICOLD (Monitorimi i digave dhe dambave)

37

Me rishikimin e bazës ligjore, e cila është akoma ajo e vitit 2000, duhet marrë në konsideratë rishikimi edhe i strukturës së KKDM, që duhet të fuqizohet në shumë aspekte duke përfshirë edhe atë të monitorimit të veprave hidrike, pasi Shqipëria është një vënd sizmoaktiv, me intensitet të lartë tërmetesh.

Sigal

 

Në muajin maj të vitit 1964 vëndi ynë u bë anëtar i 45 i ICOLD (Komisionit Ndërkombëtar të Digave dhe Dambave të Mëdha) që sot janë anëtarësuar mbi 132 vënde të globit.

Shqipëria dallohet si një ndër vëndet me shumë diga, madje edhe ndër më të mëdha në rajon e kontinent. Digat janë elementet kryesore të veprave  hidroteknike të hidroçentraleve, të ujëmbledhësave të bujqësisë dhe të sistemeve të mbrojtjes nga përmbytjet në disa lumenj të vëndit etj. Këto diga, si edhe elementët e tjerë të këtyre veprave, kanë vite që janë ndërtuar dhe që ndodhen në shfrytëzim. Nën ndikimin e viteve, si çdo gjë edhe konstruksionet e veprave hidroteknike pësojnë ndryshime. Prandaj, ashtu si projektimi dhe ndërtimi i veprave hidroteknike bëhet sipas disa kritereve, kushteve dhe standarteve teknike të përcaktuara është shumë e rëndësishme edhe FAZA TJETËR, AJO QË QUHET MONITORIM I VEPRËS.

Për t’i njohur ndryshimet në digat e hidroçentraleve kanë qënë projektuar dhe vënë në shfrytëzim sisteme teknike kontrolli, me koncepte teknike, me paisje dhe me teknologji, kryesisht të viteve 60-70, të kohës kur janë ndërtuar veprat. Por këto sisteme, pjesërisht, ose diku edhe tërësisht janë prishur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Veç kësaj, ato nuk i përgjigjen teknologjive të sotme të kontrollit dhe të monitorimit të veprave hidroteknike. Të dhënat klasike të tilla si filtrimet e ujrave, gjëndja e tensionuar e masivit të betonëve në diga, temperatura, sizmiciteti etj, janë të pamjaftueshme për të njohur gjëndjen e veprës hidroteknike në tërësi dhe të elementave të saj në veçanësi.

Në kompleksin e të dhënave për kontrollin e gjëndjes teknike të konstruksioneve dhe të mjedisit për rreth, sot bëjnë pjesë edhe parametra të tjera, si vetitë fizike dinamike, siç është moduli dinamik i elastiçitetit i materialeve me të cilat është ndërtuar diga dhe vlerësimi i ndryshimit të tyre në kohë, ndryshimi i strukturës së materialit të ndërtimit në varësi të kohës së shfrytëzimit, veprimtaria sizmo-akustike, deformacionet mbetëse të konstruksioneve, dinamika e qëndrueshmërisë së shpateve, dinamika e mbushjes së liqeneve me materiale të ngurta, karakteristika konstruktive dinamike e bazamentit etj.

Një digë që në pamje të parë duket e qëndrueshme ose rrëshqitje jo aq aktive, në kushtet e një tërmeti, ose të shirave të rrëmbyeshëm disa ditore, mund të shkaktojë katastrofa jo vetëm ekologjike, por edhe për jetën e shumë e shumë banorëve, si edhe dëme të pa llogaritshme ekonomike. Sikur është krijuar përshtypja që nga këto vepra vetëm mund të marrim dhe kjo do të jetë për vite e vite pa asnjë problem, mjafton që teknika të funksionojë mirë.

 Këto të dhëna nxirren nëpërmjet zgjidhjes së këtyre detyrave:

-Studimi i strukturës së materialeve me cilat janë ndërtuar digat dhe përcaktimi vetive fiziko-mekanike të tyre. Vlerësimi i ndryshimit në kohë i këtyre vetive.

-Studimi i perdes së çimentimit në shtratin e lumit nën digë.

-Vlerësimi i deformimeve të digave, monitorimi i digave.

-Studimi i mbushjeve të liqeneve me sentimente aluviale.

-Vlerësimi i qëndrueshmërisë së shpateve dhe studimi i rrëshqitjeve në brigjet e liqeneve, etj.

Kjo njohje nuk duhet vetëm një herë. Sot, të gjitha vëndet që i vlerësojnë pasuritë e tyre, midis të cilave veprat hidroteknike zënë një ndër vëndet kryesore, kryejnë monitorimin e vazhdueshëm të gjëndjes teknike të veprave. Njohja e gjendjes teknike të veprave të jep mundësinë për të gjykuar për nevojën e reabilitimit të tyre.

Nëse gjatë projektimit apo edhe ndërtimit të veprave hidroteknike,veçanërisht të hidrocentraleve,i është kushtuar vëmëndja e duhur studimit gjeoteknik të mjedisit ku ngrihet vepra,si dhe cilësisë së ndërtimit, me vënien e tyre në shfrytëzim, vëmëndja kryesore i është kushtuar teknikës elektro-mekanike, duke lënë në një plan të dytë kontrollin dhe monitorizimin e gjëndjes teknike të gjithë elementëve konstruktiv përbërës së veprës dhe të mjedisit për rreth.

Të krijohet përshtypja,sikur harrohet që konstruksioni i veprave plaket, shfrytëzimi sjell ndryshime të gjëndjes së konstruksioneve dhe të mjedisit për rreth dhe se Shqipëria është një vënd sizmoaktiv,me intensitet të lartë tërmetesh.

Një digë që në pamje të parë duket e qëndrueshme ose rrëshqitje jo aq aktive, në kushtet e një tërmeti,ose të shirave të rrëmbyeshëm disa ditore, mund të shkaktojë katastrofa jo vetëm ekologjike,por edhe për jetën e shumë e shumë banorëve, si edhe dëme të pallogaritshme ekonomike. Sikur është krijuar përshtypja që nga këto vepra vetëm mund të marrim dhe kjo do të jetë për vite e vite pa asnjë problem, mjafton që teknika të funksionojë mirë.

Ashtu siç është ndërrmarë për reabilitimin e teknikës së hidrocentraleve, është e nevojshme të ndërrmeren studime komplekse me metoda bashkëkohore edhe për rivlerësimin e qëndrueshmërisë së digave dhe të nyjeve të tjera të veprave në kushtet aktuale sot. Problemet e kontrollit të gjëndjes së konstruksioneve ndërtimore të veprave hidroteknike, në të gjithë kompleksin e tyre,si digat, shpatet ku mbështeten digat dhe ato të brigjeve të liqeneve dhe mbushja e liqeneve me sentimente të ngurta, nuk kanë qënë trajtuar në projektet e reabilitimit të shumë prej këtyre veprave hidrike.

Me rishikimin e bazës ligjore, e cila është akoma ajo e vitit 2000 duhet marrë në konsideratë rishikimi edhe i strukturës së KKDM, i cili duhet të fuqizohet në shumë aspekte duke përfshirë edhe atë të monitorimit të këtyre veprave.