Ilmi S.Qazimi: Ja, na erdhi Viti i Ri, sa jam i‘gëzuar’…!?

137
Sigal

Në Tiranën njëmilion banorëshe janë caktuar vetëm pesë kioska (edhe kjo fjalë tashmë sapo është bërë 35 vjeçare) për ta marrë abonenë!? Isha në radhë për tre orë dhe tre ekonomistë para e pas meje argumentonin se kjo “dhuratë” është vetëm një formë origjinale vjedhjeje e taksave tona

U festua me “madhështi” edhe viti i ri 2025! Nisëm, kësisoj,edhe vitin përmbyllës të çerekut të parë të shekullit 21! Në Shqipërinë tonë të bukur festa e Vitit të Ri u formësua si një nga ditët më të gjallëruara të vitit përgjatë periudhës së socializmit, pasi para dhe pas  asaj periudhe janë Krishtlindjet dhe festat e tjera fetare ato që sundojnë mendjet dhe veprimet festive të njerëzve. Dhe mesa duket, po të flasim me gjuhën e fizikës, për  inerci po vijon festimi më i fuqishëm i Vitit të Ri edhe këto tre dekada të kohës së kapitalizmit tonë tejet të egër edhe pse fillestar. Domosdo është gjë shumë e mirëfestimi,sepse dihen tashmë  meditimet, mendimet, përjetimet, organizimet e njerëzve për këtë festë dhe ndikimi i tyre në gjendjen shpirtërore e moralo-politike të kombit.Për rrjedhojë edhe në përmirësimin e gjendjes materiale.Gjithsesi mendoj se ka vlera jo thjeshtë njohëse, por edhe transformuese materiale e morale fakti që  këtë vit, festa e Vitit të Ri pati një sërë risish, çudirash, rekordesh dhe realitetesh të panjohura më parë. Ishin të tilla që ky, i mjeri dhe i ‘lumturi’popull, nuk i pati parë në 45 vitet e diktaturës së proletariatit.Të kuptohemi, jemi në kohën kur tërë çka është biznes, që është bërë e bëhet për t’u shitur e për t’u blerë. Jemi në kohën kur absolutisht gjithçka është kthyer në mall,dhe shitet nga ajri, uji, rrushi, misri, rakia deri te kromi, nafta, Butrinti, Kuçova, Sazani,Shqipëria.Dhe këto shitje i bën vetëqeveria.

Risi dhe mirësi që zhduku e solli viti i ri 2025

Risia e parë që do të veçoja, ishte se muzika, këngët, shfaqjet, vallet, orkestrimet e atyre që u“performuan” para publikut dhe që u dhanë në tërësi në kanalet televizive serioze, natën e vitit të ri ishin  si një ‘remineshencë’ e së kaluarës komuniste të këtij vatani. Vetë titulli i këtij shkrimi, për ata të rinj që nuk e dinë, dhe për rikujtesë të të tjerëve më të moshuar,është vargu i parë i këngës famoze tashmë rreth 60-vjeçare “Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam e gëzuar!?…”Edhe kënga-himn e kanalit televiziv Top Chanel, që dallohet për frymë të shquar perëndimore e proqeveritare ishte ajo e kompozuar nga P.Çako, teksti A.Doçi, para rreth 50 vitesh, kënduar nga e shumlë e lakuara P.Simaku.Venë nga venë të gjorët kompozitorë të rinj apo edhe ndonjë i hershëm ende i gjallë, dhe përulen para muzikës që u krijua me taban realist popullor në periudhën e viteve 1945-1985. Vetëm aty gjejnë, si duket, vetveten, apo mundësitë më të mëdha për të thithur sa më shumë dëgjues, shikues, ndjekës,(për të cilët është futur arbitrarisht fjala e panevojshme “fansa”). Po ashtu, sepse vetëm aty tek tabani popullor i këngës, është vetë  përmbajtja e koncentruar dhe ‘kalcifikuar’ historia e gjithë jetës së shqiptarit, qoftë dramatike, kreshnike, apo heroike. Nuk ngjit tek ne muzika amerikane, latine, kineze. Pëlqehen shumë, imitohen, recitohen apo këndohen, por nuk i shkojnë as shtatit e as shatit të shqiptarit. Nuk jam ekstremist, por realist. Nuk mund të jemi skllav të së kaluarës që ajo të na pengojë të vështrojmë të ardhmen. Por kur shohim se si i vihet kazma së kaluarës më të mirë dhe krijojmë një të ardhme shumë më të keqe e antinjerëzore nuk mund e nuk duhet të heshtim.Duhet të kritikojmë, demaskojmë e dënojmë qeverisjen, qeveritarët e veçantë emblematikë të së keqes kombëtare. Ky fakt, pra ruajtja e traditës së bukur dhe  pranimi i risive të qenësishme, ka disa këndvështrime. Do të dëshiroja që të mos ishte testim për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë agresive antikomuniste (edhe antishqiptare), por nevojë jetike për ruajtjen e vlerave kombëtare artistike, shumica më e fuqishme e të cilave u krijua në vitet 1945-1985.

Së dyti, midis festës në rrugë me festimit në familje vendin e parë e zë akoma familja. Ky është sukses i sigurt dhe i sinqertë.Dhe po qe se do vijojë kështu  do t’i vijnë shumë ditë të mira vendit, popullit dhe tërë atyre të huajve, që kanë ardhur e jetojnë me ne.Paçka se ka ndonjë kanal televiziv, individ apo psikolog që thotë me paturpësi, idjotizëm dhe armiqësi humane, se “familja është vend shoqëror i rrezikshëm” kur e lidhin me krimet që ndodhin brenda apo pranë familjes.Sido që të jetë familja është e shenjtë, qeliza bazë e shoqërisë dhe kështu do të mbetet. Familjet shqiptare të këtij viti, e festuan edhe në vendbanimin e përhershëm, por një numër i madh syresh e festoi në akshvend apo iksresort. Këtu ndërhyn dhe vendos vetëm pasuria.Të superpasurit në vila e ambjente luksoze të vendeve të ndryshme, ata më pak të kamur, në vende të afërta e të tjerë në restortet(fjalë e re kjo që na i solli borgjezia e re) shqiptare që natyrshëm janë thuajse po aq të bukura  e komode si gjetiu.Një miku im (më saktë, ish-shoku im i punës së dikurshme,tani deputet) kur e pyeta se ku i kaloi këto ditë e netë më tha shkoqur:”Shkova deri këtu në Tajlandë!” Dhe shtoi menefregishtme fodullëk:”ishte shumë bukur!” Në vijim, ishte risi që u shpall si sukses i paimagjinueshëm dhe i pari i këtij lloji në historinë mbi njëqindvjeçare të Tiranës-kryeqytet, çelja e Unazës së re të madhe të kryeqytetit, e cila ka disa korsi, mjete sinjalizuese dhe anekset përkatëse si ato europiane; me gjatësi 28.7 km. Dhe ne pamë në televizor shtatë motoçiklista që ia bënë me dorë kryetarit Edi Rama; pamë zëvendësen e kryetarit duke folur para mikrofonit në ecje, shoqëruar si zakonisht në këto vite të kësaj karriere, me dy burra që vetëm ecin, ledhatohen prej erës dhe ‘dëgjojnë’ e pohojnë me kokë ato që thotë shefja në efir.( Me sa duket Unaza, akoma nuk ka përfunduar për të lëvizuar makinat?!) Neise! Çelja e unazës është realisht një arritje shumë e madhe.Është jo thjesht art e culture, por edhe  fitore morale e materiale.

Janë harruar tashmë ato lloj normash e marrëdhëniesh vëllazërore, miqësore, solidariteti, që kishim për 45 vjet, në javën e Vitit të Ri, siç mund të kujtojmë:  urimet tek komshiu derë për derë,te fqinji i pallatit, te shoqet e punës, te farefisi, te ai që pati një vdekje ditë më parë. Tashmë teknologjia iu vuri fshesën telegrameve, telefonave, kartolinave,  dhuratave në formë pakosh modeste, dhe nxorri celularin ultramodern,i cili është bërë pjesë e trupit dhe trurit të iksanit. Risia që solli ky vit ishte se urimet nuk bëhen me gojë se ‘lodhen’ bashkuruesit; madje rrallë edhe me shkrim. Mjafton një lulkë, lulurinë, një filxhan me kafe a një gotë me verë a ku di unë se çfarë deri tek një çupëlinë-foto, të gatshme dhe ngjitja emrit që do të urosh. Kaq, pa asnjë fjalë. Domethënë as bojën mos ta pafsha e as zërin mos ta dëgjofsha! – mund të përkthehet kjo! Një nip me mesazhonte: ‘xhaxha, po të uroj me mesazh se jam larg vendit të banimit. Kaq.”A e morët vesh ju se cili qe urimi?!

Por të mos harrojmë kurrë se ishin ata stimuj që, për 40 vjet radhazi,  hodhën rininë tonë në një luftë të vërtetë, në aksione të papara ndërtuese, vetëm me motive revolucionare atdhetare, për ndërtimin thuajse falas të hekurudhave, rrugëve malore, kanaleve vaditës, hidrocentraleve, brezareve historike të bregdetit, etj,etj. me pune krahu.Shumë nga ato vepra janë edhe sot dhe i gëzojnë këta të rinj të paktë dhe këta pleq të shumtë. Tani një tunel-thuajse për qejf e mburrje në Llogara, i kushton popullit aq thellësa e lë pa pension, pa miell, pa strehim dhe badehù kur do të hapet ai tunel për të kaluar dhe vetëm me parapagim!

Janë zhdukur festimet e sinqerta e madhështore në përmasat e ndërmarrjes për Vitin e Ri, ku flitej, lavdërohej, këndohej, vallzohej dhe  hidheshin çapa dashurie midis të rinjsh.Ishin pikërisht ato mbrëmje festive që,për kohën kishin nivel të lartë,edhe pse me ca politikë brenda, përbënin bërthamën e edukimit me ndjenjën e kolektivitetit të klasës punëtore dhe tërë punonjësve. Nga fëmijët e kopshtit deri tek pleqtë e azileve. Po tani? Të tërë të shpërndarë. Dikujt i shkon zarf ‘me lekë’ dikujt i shkon zarf me ‘pushim nga puna’!Dikujt i fishkëllen një plumb pranë veshit!?Koha, ndoshta me të drejtë i hoqi fletëlavdërimet, falënderimet dhe stimujt moralë.Por të mos harrojmë kurrë se ishin ata stimuj që, për 40 vjet radhazi,  hodhën rininë tonë në një luftë të vërtetë, në aksione të papara ndërtuese, vetëm me motive revolucionare atdhetare, për ndërtimin thuajse falas të hekurudhave, rrugëve malore, kanaleve vaditës, hidrocentraleve, brezareve historike të bregdetit, etj,etj. me pune krahu.Shumë nga ato vepra janë edhe sot dhe i gëzojnë këta të rinj të paktë dhe këta pleq të shumtë. I gëzojnë dhe s’e çajnë kokën asfare edhe të huajt që janë bërë shtetas shqiptarë. Tani një tunel-thuajse për qejf e mburrje në Llogara, i kushton popullit aq thellësa e lë pa pension, pa miell, pa strehim dhe badehù kur do të hapet ai tunel për të kaluar dhe vetëm me parapagim!Kurse në socializëm u bënë gjithë ato vepra arti nëpër rrugët-aq sa ishin- dhe hekurudhat, por askund dhe askush nuk kalonte me pagesë.Ato ishin ndërtime për të gjithë popullin shqiptar pa dallim klasor,klanor,ngjyror,gjinor,fetar e pasuror.Këto e shumë të tjera si këto i solli pikërisht ky vit.

Koncepti më i ri shoqëror: “babai im mbeti jetim!”

Dikur ishin fëmijët që mbeteshin jetimë. Tani ka ndryshuar: jetim është babai! Në një nga urimet që dëgjova këtë vit të ri ishte: “Ajo rroftë sa më shumë që të vuajë ashtu siç e meriton!” Por dëgjova edhe dramën e disa mijra baballarëve që janë fillikat të vetëm në këtë festë tradicionale. Edhe jo pak nëna lotpatharë që festojnë pa fëmijët e tyre. Biseda për babain jetim lindi në një familje me taban të fortë shqiptar. Babai i atij lindi kur i ati i kish pasë rënë dëshmor në luftë për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazistë gjermanë e fashistë italianë. Nëna  e rriti me aq shumë mundime. Ai eci, mësoi, u bë dikush. U martua dhe lindën dy fëmijë, vajzë e djalë. Erdhi demokracia. Gjyshja vdiq normalisht se i ‘kish bërë ditët e perëndisë’,-kur i thonë. Djali u ngatërrua me të rinjtë e kohës dhe  e vranë për hesape droge. Vajzën ia rrëmbyen një natë me shi. Gruaja iu çmend dhe e izoluan. Ai mbeti pa njeri. Jetim. Dhe vijon ta festojë  vitin e ri ashtu siç mbeti: jetim! Ky që përshkruam është rast konkret, por e rëndësishme është të dimë se sa shumë raste të tilla të ngjashme edhe më të rënda ka në vendin tonë me të shkretët baballarë? Studime të kësaj natyre nuk kemi,(se na duhen së pari shifrat për turistët, që hyjnë e dalin e jo për baballarët jetimë shqiptarë?!), por fakte kemi aq shumë sa bëhen pirgje të tëra. Më rënda është se fëmijët shkojnë në kurbete për jetë më të mirë dhe babai mbetet vetëm këtu! Kapitali i josh ata  me një makinë e një dokument pas kaq e aq vitesh kurse këtu toka, shtëpia, katandia  shkatërrohen,deri edhe varret harrohen. Ka ardhur koha që shteti të krijojë një ministri apo institucion posaçërisht për këtë kategori burrash jetimë e grash vejane shamizeza e zemërplagosura.

Ja edhe dhuratat që akordoi qeveria për vitin e ri

Si gjithnjë qeveria i gjuan rastet kur duhet të ‘hapë qesen’ e të ofrojë një thelë a një kockë dhe të të rrëmbejë pas ca ditësh një pelë a tërë ç’ke ti. Kjo është moto në kapitalizëm për të më gënjyer me një thërime për të dhënë asaj votën time. Dhe Edi Rama deklaroi se u jep policëve dhjetëmijë lekë bonus për vitin e ri!? A ka turp më të madh? Pikërisht tallet me ata që janë drejtpërsëdrejti në kontakt për jetë a vdekje me krimin dhe kriminelët!? Dhe këtë e trumbeton si arritje e jo lëmoshë! Nuk duhet të ketë qëndrime të tilla ndaj policit. Ai është i vetmi që supozohet se ne na mbron nga çdo e keqe që vjen prej armiqve dhe njerëzve të këqinj. Do të ketë shpërblim edhe për plegjikët, paraplegjikët, të verbërit etj. Është një tjetër turp ky. Ata janë një shtresë shoqërore, që nuk duhet t’iu mungojë kurrëkujdesi total i shoqërisë pa ua përmendur aspak këto lloj lëmoshash. Njëtjetër dhuratë‘madhore’ e qeverisë ishte edhe dhënia e abonesë falas për rreth dyqindmijë pensionistë që vegjetojnë në Tiranë. Dhe ne si pensionistë nuk kemi  ndërmend të falëndërojmë por të demaskojmë këtë lloj bamirësie ‘të shkëlqyer’ të Edi Ramës, e shpallur me gojën e kryebashkiakut Erijon Veliaj. Qenkëshin caktuar disa procedura të domosdoshme të lehta për t’u zbatuar që të merrej kjo dhuratë mujore. Në Tiranën njëmilion banorëshe janë caktuar vetëm pesë kioska (edhe kjo fjalë tashmë sapo është bërë 35 vjeçare) për ta marrë abonenë!? Isha në radhë për tre orë dhe tre ekonomistë para e pas meje argumentonin se kjo “dhuratë” është vetëm një formë origjinale vjedhjeje e taksave tona nga Bashkia e nga qeveria. Një tjetër sillte argumente e mundësi që të mos jepet fare, por  të shtohet në shifrën e pensionit për një mesatare harxhimesh udhëtimi që bëjnë pensionistët.Dhuratë tjetër qe durimi për të dëgjuar tre orë fjalën e kryetarit me rastin e vitit të ri. Aty kishte shumë tautologji, sofizma, oratori të shquar, fasadë suksesive e qeverisjes, autolëvdata, kritika dhe anashkalime të befta, por nuk gjetëm askund shenja atdhetarie, tregues shqiptarie dhe dritë jeshile për garanci sigurie, mbrojtjeje dhe zhvillimi me taban prodhim të të mirave materiale. Vetëm turizëm! Ashkosun o qeveri edhe për këtë vit të ri!