-Uroj që viti 2025 të sjellë sa më shumë drejtësi në Shqipërinë tonë, që politikanët e paskrupuj, të pangopur “këta derra të kënaqur”, pasuruar duke vjedhur e grabitun pasurinë e shqiptarëve, të mos na hiqen si Mesia dhe mbajtur fjalime perëndie
– Uroj që adoleshentët në vend të thikave, që vrasin njeri-tjetrin, të mbajnë librin dhe të edukohen me dritën e diturisë
– Politikanë, ish shtetarë dhe shtetarë të sotëm, që në vilat e tyre kanë wc edhe për zonjushat mace, ndërsa të tjerë nga populli “gërsasin dhëmballë për dhëmballë nga të ftohtit”
– Të mos dëgjojmë gjatë vitit 2025 klithmat e fundit të vajzave, nuseve, grave shqiptare, të masakruara nga disa mostra burra,
-Kur i thua dikujt shok, gati të shajnë, të quajnë “komunist, bolshevik, marksist, idhëtar të diktatorit Hoxha, anakronik, fantazmë »
– Teksti i shkëlqyer i sipërpërmendun, është shkruar nga Migjeni 88 vite më parë, kur ishte vetëm 26 vjeç
URIME PËR MOTMOTIN 2025
( SipasMigjenit )
Enver KUSHI
Shok i dashtun!
Po ju drejtohem me fjalën “Shok” përdorur nga Migjeni, që shqipot tanë legjendarë e kanë nxjerë nga fjalori i tyre, së paku prej tridhjetë viteve dhe nëse u drejtohesh me këtë fjalë, fyhen aq shumë, saqë gati të shajnë ose më keq akoma të quajnë “komunist, bolshevik, marksist, idhëtar të diktatorit Hoxha, anakronik, fantazmë e ardhur nga kohëra të përmbysura». Këtu tek ne edhe qenit, qenushes, maces, maçokut, u drejtohen me fjalët “zotëri, zonjë, zonjushë”. Unë përgjithësisht shkruaj urime edhe për Krishtlindje, Pashkë, dy Bajramet, Ditën e Sulltan Nevruzit dhe të Ashures, edhe për datëlindjet. Shkruaj rregullisht urime për Motmotin. Për çdo Motmot. Mbaj mend që dikur, në ca mote jo shumë të largëta, në Shqipëri, e uronim njeri-tjetrin me kartolina. Në arkivin tim modest, kam ruajtur disa nga ato kartolina dhe si nostalgjik i pandreqshëm që jam, në ndërrimvite, i nxjer nga dosja e zverdhur dhe i hap në tavolinën e punës ose raftet e bibliotekës. Dhe më beso, shok i dashtun. Sa here i prek, apo lexoj urimet e shkruara në to, më merr malli për miqtë e mi që shumë prej tyre prehen në përjetësi.
Unë përgjithësisht shkruaj urime edhe për Krishtlindje, Pashkë, dy Bajramet, Ditën e Sulltan Nevruzit dhe të Ashures, edhe për datëlindjet. Shkruaj rregullisht urime për Motmotin. Për çdo Motmot. Mbaj mend që dikur, në ca mote jo shumë të largëta, në Shqipëri, e uronim njeri-tjetrin me kartolina. Në arkivin tim modest, kam ruajtur disa nga ato kartolina dhe si nostalgjik i pandreqshëm që jam, në ndërrimvite, i nxjer nga dosja e zverdhur dhe i hap në tavolinën e punës ose raftet e bibliotekës.
Së pari, t’uroj shok i dashtun, gjumin e ëmbël që të mos dëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue shkue në Golgotha. Të mos ndëgjosh as dëshpërimin e të mundunve, as britmën e ngadhnjyesvet në këtë jetë. Të mos ndëgjosh bubullimën e Spanjës.Teksti i shkëlqyer i sipërpërmendun, është shkruar nga Migjeni 88 vite më parë, kur ishte vetëm 26 vjeç, por që kishte shkruar disa kryevepra në poezi dhe prozë duke sjellë një frymë të re, të paparë deri atëhere në letërsinë shqipe, të krahasueshme me poetë dhe prozatorë modern europianë. Dhe me të drejtë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, i cili në veprën e tij shënjoi një kthesë historike në letersinë moderne shqiptare, ka shkruar për vizionin e veçantë artistik të Migjenit: “As grija e jetës së përditshme, as konkretësia e ngjarjeve e, së fundi, as pasioni i tij, nuk e zhveshin veprën e tij nga ai thesar i paçmuar që është universalismi”. Bubullimat e Spanjës tashmë nuk dëgjohen më. Ato janë shuar në gërmadhat e kohës, por bubullima të tjera vijnë nga Ukraina që prej tre vitesh. Prandaj shok i dashtun, uroj që viti 2025 t’i shuaj këto ulërima, britma, shkatërrime qytetesh e fshatrash nga egërsia dhe barbaria e Rusisë së Putinit. Uroj gjithashtu që edhe bubullimat që vijnë nga hapësirat e Tokës së Shenjtë, ku kanë lindur disa profetë, viti i sapoardhur, t’i kthejë në melodi dhe këngë mirkuptimi mes popullit hebre dhe atij palestinez.
Dhe me të drejtë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, i cili në veprën e tij shënjoi një kthesë historike në letersinë moderne shqiptare, ka shkruar për vizionin e veçantë artistik të Migjenit: “As grija e jetës së përditshme, as konkretësia e ngjarjeve e, së fundi, as pasioni i tij, nuk e zhveshin veprën e tij nga ai thesar i paçmuar që është universalismi”.
Së dyti, të uroj shok i dashtun “gjumin e ambël”, me dëshirën që gjatë këtij gjumi të shohësh ëndrra me shqiptarë dhe veçanërisht me politikanë e deputetë, që nuk e urrejnë njeri-tjetrin, që të ulen dhe flasin shqiptarisht. Qiejt, herë gri, me re, erëra, shira e furtuna, por edhe të kaltër e me shumë dritë, vijnë dhe shkojnë mbi tokën e bekuar të shqiptarëve. Kjo prej mijëra e mijëra shekujsh, që nga fillesa, kur befas u artikuluan tingujt e parë njerëzor dhe pastaj fjalët e para. Uroj shok i dashtun që fjala shqipe gjatë vitit 2025 të jetë më njerëzore,veçanërisht në gojën e politikanëve tanë. Uroj që fjala shqipe edhe kur artikulohet, edhe kur shkruhet nga analistë e gazetarë të ketë shenjtërinë, mirësinë, dashurinë e apostujve të shqiptarizmës të të gjitha kohërave. Uroj që moto e tyre të jenë fjalët e arta të një prej gjenive të njerëzimit, Albert Ajnshtajnit: “ Dashuria është dritë, që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër”.
Së treti, të uroj shok i dashtun, prap “gjumin e ambël” që të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë nga të ftohtit. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarmi, prandaj: Gjumin e ambël, shok i dashtun.
Së katërti, uroj që viti 2025 të sjellë sa më shumë drejtësi në Shqipërinë tonë, që politikanët e paskrupuj, të pangopur “këta derra të kënaqur”, pasuruar duke vjedhur e grabitun pasurinë e shqiptarëve, të mos na hiqen si Mesia dhe mbajtur fjalime, ose duke u shfaqur në ekranet e Tv-ve. Politikanë, ish shtetarë dhe shtetarë të sotëm, që në vilat e tyre kanë wc edhe për zonjushat mace, ndërsa të tjerë nga populli “gërsasin dhëmballë për dhëmballë nga të ftohtit”, duhet të ndëshkohen nga drejtësia, por edhe nga mallkimet e atyre që i grabitën, i lanë pa prona. Prandaj, uroj të mos vuajmë “ bashkë me fëminë, të cilët prindi nuk ja bleu lojën, bashkë me të riun që digjet n’erotizëm, me pesëdhjetë vjeçarin që mbytet n’apatinë e jetës, me plakun që dridhet nga friga e vdekjes, me bujkun që lufton me tokë, me punëtorin, të cilin hekuri dhe e ndryshk, me të sëmundët e të gjithë sëmundjeve të krejt botës” Dhe këtij teksti të Migjenit do t’i shtoja edhe urimin tjetër: Të mos dëgjojmë gjatë vitit 2025 klithmat e fundit të vajzave, nuseve, grave shqiptare, të masakruara nga disa mostra burra, këta qënie barbare e të pashpirta, që fatkeqësisht janë shtuar në shoqërinë shqiptare.
Së pesti, uroj që adoleshentët në vend të thikave, që vrasin njeri-tjetrin, të mbajnë librin dhe të edukohen me dritën e diturisë dhe modelet e shkëlqyera, që gjenden në tërë historinë e Shqipërisë.
Në mbyllje të këtij urimi për Motmotin 2025, dëshiroj të citoj fundin e “Urime për 1937” të Migjenit: “Mbas gjumit t’ambël, t’uroj-ç’asht dhe e natyrshme të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Aq i gëzuem saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: Oh sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe të tjerëve
Së gjashti, uroj shok i dashtun që të mos e braktisim këtë vend kaq të bukur dhe aq më keq ta mallkojmë atë, sikur fajet i ka Shqipëria. Uroj që të kemi sa më pak të mllefosur, që helmojnë vetëm helmojnë, deri në skaj me fjalorin e urrejtjes. Shok i dashtun! Në mbyllje të këtij urimi për Motmotin 2025, dëshiroj të citoj fundin e “Urime për 1937” të Migjenit: “Mbas gjumit t’ambël, t’uroj-ç’asht dhe e natyrshme të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Aq i gëzuem saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: Oh sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe të tjerëve. Në rast se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrike që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ka se ku të rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rast se ndoj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merrja për lojë, për shaka dhe qeshu, qeshu . Sëmundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerëzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi. Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim edhe se të smunde patologjikisht”
POST SCRIPTUM
Ka kaluar mesnata dhe ka nisur Motmoti i Ri 2025. Vërtet ka hyrë i ri apo koha ka ngrirë në kalimvitin 1937? Ah koha! Koha! Dhe më vinë ndërmend në këto momente idetë e Borhesit për kohën që “Është dhuratë e përjetësisë. Përjetësia na lejon gjithë këto përvoja në vazhdimësi: Kështu kemi ditët dhe netët, kemi orët dhe minutat, kemi kujtesën, ndjesinë e së tashmes, pastaj kemi të ardhmen, një të ardhme, që ende nuk e njohim, që do të jetë, që e parandjejmë ose e besojmë. “ Gjumë të ëmbël i dashtun Shok!
Është urimi që vjen nga përjetësia, nga njëzet e gjashtë vjeçari me emrin e përjetshëm gdhendur në kohë: MIGJENI.
Shkodër-Tiranë
Motmoti 1937 dhe 2025