Hyqmet Zane: Protesta e 6 Dhjetorit, për t’i thënë jo regjimit

190
Sigal

Diktatura enveriste krijoi dhe zbatoi ligësitë, monizmi i Edit po imiton të shkuarën

 Tashmë u bënë 10 vjet që tam-tamet e fushatës së Rilindjes në 2013, po përfundojnë në një korrupsion galopant. Paratë e taksapaguesve po shkojnë për oligarkët. Sipas tyre populli nuk ka të drejtën të protestojë, as pedagogët e studentët, as fermerët dhe të papunët.

Shqipëria dhe shqiptarët janë kthyer në një vasal të padronit kryeministër dhe lojrave të tij klienteliste në çdo gjë dhe me një arrogancë të tepruar edhe në qëndrimet me ndërkombëtarët. Këtë po e manifeston ai vetë në parlament me gjuhë rrugaçërie dhe kudo e kurdoherë me qytetarët dhe gazetarët, por edhe me ndërkombëtarët, duke gjetur rastin të flasë e të shprehet si një pinjoll i bindur i rrugës diktatoriale.

Me suitën e tij ministrore që e tërheq për hunde që të bëjë çfarë don ai dhe me deputetë që ngrenë kartonin si ushtarë të bindur të Enverit, kryeministri  po lënë dy gurë bashkë siç thotë fjala për të nënshtruar këtë vend e këtë popull me çfarë i vjen për mbarë, krejtësisht në shërbim të interesave pasurore të tij dhe stanit privat të tij. Është kjo arsyeja që makineria e propogandës po anatemon protestën e 6 dhjetorit duke e mitizuar atë në sensin negativ, edhe pse lideri historik Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë pohuar qartazi se do jetë një protestë europiane me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Sjelljet e tij si kryeministër me gazetarët e pohuan para ca ditësh edhe një autoritet mediatik ndërkombëtar që tha të vërtetat e asaj që shikojnë dhe kuptojnë se po ndodh në këtë vend. Duket sheshit sikur Edi Rama thotë “Nënshtrojuni mendimeve dhe vendimeve të mia!”. Ka edhe disa opinionistë apo lakej që janë gati t’i lëpijnë këpucën, veç ai të ndjehet mirë i rrethuar nga marrëzitë e tij perverse. Shfaqjet e tij me za dhe figurë si një njeri me probleme mendore, kanë bërë që socialistët e thjeshtë, ata intelektualë të kuptojnë se ka një çedim të madh në sjelljen tipike të një diktatori në një vend, që pretendon se po shkon në demokraci.

Më mirë se unë e kushdo tjetër këtë situatë që po ndodh në Shqipëri ku diktatura enveriste krijoi dhe zbatoi ligësisht planet më ogurzeza ndaj shqiptarëve, sjellja prej një monisti i E-dramës po imiton të shkuarën trashëgimtare të familjes në formën më tragjike për të ardhmen e një vendi.

Ndoshta Ajnshtajni, si një mendimtar e shkencëtar i madh që ishte, kur shprehej për një fenomen nuk kishte parasysh individin, por fenomenin. Ndaj dhe thotë “Shpirtrat e mëdhenj kanë hasur gjithnjë në kundërshti violente prej mendjeve mediokre. Mendja mediokre është e pa aftë të kuptojë njeriun që refuzon t’i nënshtohet verbërisht paragjykimit konvencional dhe zgjedh të shprehë opinionin e tij në mënyrë kurajoze dhe të ndershme”. Për demokratët protesta e 6 dhjetorit është sinqerisht dhe potencialisht një sjellje kurajoze dhe e ndershme në një vend që prosperon demokracinë.

Ashtu, ditë pas dite dhe muaj pas muaji dhe tashmë u bënë 10 vjet që tam-tamet e fushatës së Rilindjes në 2013, po përfundojnë në një korrupsion galopant, në hajdutë me çizme siç thotë populli dhe u vërtetua se koha nuk e ndryshon askënd, aq më tepër një njeri si Edi Rama për të cilin koha po u zbulon çdo gjë se si është ai në realitet. Edhe pse institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe të tjera shprehen se në Shqipëri paratë e taksapaguesve po shkojnë për oligarkët dhe jo për të varfërit, një kryeministër zbatues i filozofisë sorriste bën ata që i kërkon padroni. Sipas tyre populli nuk ka të drejtën të protestojë, as pedagogët e studentët, as fermerët dhe të papunët. Na duhet vetëm këngë dhe valle dhe fasada e kullave dhe e kemi të bërë Shqipërinë dhe Tiranën dhe “të na rrojë e motra burrit që i vuri shpatullat murit”.

Demagogjia dhe dinakëria e tij po shfaqen edhe në arenën ndërkombëtare me sjelljet aspak diplomatike dhe shumë harbute, si një bashkëpuntor i mikut Vuçiç edhe pse antishqiptarizmi i tij është filozofi jete në Beograd.

Padroni Rama është edhepronar i madh i pasurive publike, është edhe gënjeshtar i madh i të vërtetave ekonomike, po aq sa është një zotërues i filozofisë moniste, që në këtë vend të eleminohet opozita ose të sillet siç porosit ai.

Të mos protestosh për këtë situatë është krim ndaj të ardhmes, ndaj i duhet thënë JO zërave të circeve ndaj Odisesë për ta kthyer lidershipin opozitar nga rruga e protestës europiane. Sjellja e përsëritur arrogante dhe antiligjore e qeverisë ndaj resorsit të Irfan Hysenbelliu për t’i mbyllur gojën medias së lirë që ka linjën editoriale jo në pajtim me kryeministrin e dhunës ndaj medias së lirë.

Kujtesa e jonë e 78 viteve më parë na ka lënë shijen më të keqe të padronizimit që ibënë Enver Hoxha me bandën e tij të inskenuar serbisht, që e çuan vendin në një laborator ku u eksperimentua mbi një popull për 45 vite se ashtu e konsideruan : ata padronë dhe populli i përdhunuar. Me këtë filozofi, që i përket teorisë dhe praktikës diktatoriale  siç edhe e ka përcaktuar Uinston Çurçilli, se “Socializmi është filozofia e dështimit, kredoja e injorantit dhe ungjilli i ziliqarit. Cilësia e tij që e shoqëron atë vazhdimisht është mjerimi”.Përpikmërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët dhe ripërsëritet përpikmërisht edhe pas 78 vjetësh me dyshen Rama – Vuçiç që po zbatojnë amanetet e një diktatori për të padronizuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tashmë edhe me ligj çdo njeriu duhet t’i mbyllet goja se në të kundërt do të ketë 3 vjet burg ose riedulkim, jashtë çdo konceptimi për lirinë e fjalës e të protestës. Burg, burg, burg dhe Shqipëria po kthehet në një burg të madhe ku shqiptarët do të detyrohen të jenë të burgosurit e mëdhenj të Europës, që nuk ka se si të pranojë një vend në rradhët e saj ku kriminaliteti i qeverisjes po zyrtarizohet dhe populli duhet të heshtë. Ky është dukshëm një padronizim i madh i një populli të vogël me dhimbje të madhe sa nga një diktaturë në një tjetër. Nëse kemi pranuar se amerikanët dhe udhëheqësit e tyre kanë zbatuar teori dhe praktika demokratike ku në qendër është individi, njeriu, presidenti Franklin D. Roosevelt e tha me tërë plotshmërinë e të vërtetës se “Liria e vërtetë individuale nuk mund të ekzistojë pa siguri ekonomike dhe pavarësi. Njerëzit, të cilët janë të uritur dhe pa punë janë lënda me të cilat prodhohen diktaturat.”.

Para një realiteti ku rinia ikën për të mos ia parë sytë kryeministrit hajdut deri në ekstrem dhe sakrifikon gjithëçka në emër të mirëqenies së tij dhe familarëve, ku mafia e drogës tanimë kërkon të shesë qindra e tone kokainë, ku investitorët duhet t’i zgjedhë kryeministri dhe pas tyre të qëndrojnë mafia e punëve, asnjë shqiptar nuk e duron ndaj dhe don të iki. Por sot është mesazhi se protesta është domosdosdoshmëri jetike dhe jo lluks për europianët që do të duhet të shohin me sytë e tyre se kërkohen ndryshime jo me vendime absurde të lobingjeve antidemokratike siç vepruan ndaj liderit Sali Berisha që po bashkon demokratët dhe kërkon “Shqipërinë si gjithë Europa” bashkë me Ilir Metën, kjo është natyrshmëri dhe ligjësi demokratike për një protestë europianizuese.

Nëse i referohemi personaliteteve të letrave të çdo kohe si për shembull Viktor Hygo, që thoshte se “kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë”, ndoshta ka ardhur ora e së vërtetës për popullin viktimë të padronizimit dhe filozofisë moniste të një kryeministri vasal të antishqiptarizmit.