Ja cili është ilaçi i vetëm që shëron takikardinëdhe 30 sëmundjet që shëron mjalti

233
Sigal

 

Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend si dhe forcon trupin fizikisht. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia). Mjalti krijon funksionim më të lehtë të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin. Gjithashtu një efekti mjaft i mirë i tij është parë tek sytë. Kështu ai largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku. Për dhembjet e kockave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm. Të sëmurët nga verdhëza, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet. Mjalti largon ngërçin e nervave. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t i qetësuar. Personat që hanë rregullisht mjaltë mënjanojnë hemorroidet. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve. Nëse me mjaltin lyeni një material të nxehur dhe atë e vini mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në ditë, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet. Përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan”, plagës së qelbëzuar. Këtë plagë duhet ta lyeni menjëherë me mjaltë, ndërsa të sëmurit i duhet dhënë që të hajë 10-15 herë mjaltë. Ndërpriten dhimbjet e stomakut. Plagët e zorrëve dhe të lukthit, mjalti i shëron shumë shpejt. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në katër kilogran mjaltë. Nëse vendet ku ndjehet dhembja e shpinës dhe shpatullave lyhen me mjaltë duke i vendosur sipër edhe piper pluhur të shtypur, dhembjet largohen menjëherë. Pickimi i bletës është ilaç kundër reumatizmës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike. Fëmijët, të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t u ndërpritet.

Somario

Nëse vendet ku ndjehet dhembja e shpinës dhe shpatullave lyhen me mjaltë duke i vendosur sipër edhe piper pluhur të shtypur, dhembjet largohen menjëherë

 

SËMUNDJET

Mjalti si ilaç përdoret te këto sëmundje:

Sëmundjet e lëkurës

Sëmundjet e organeve të tretjes

Sëmundjet e mëlçisë

Sëmundjet e veshkave

Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e sistemit nervor

Sëmundjet e syrit

Sëmundjet gjenitale femërore

Sëmundjet e organeve të frymëmarrjes

Sëmundjet alergjike

 

Shtylla kurrizore: metodë e re operimi

Shumë njerëz provojnë dhimbje në shtyllën kurrizore, të cilat shkaktohen nga traumat, mosha e thyer ose sforcimet fizike. Këto krijojnë dhimbje si pasojë e shtypjes ose e presionit në fijet nervore. Për lehtësimin e dhimbjeve shpesh përdoren barnat ose masazhe dhe kur këto nuk japin rezultat, përdoret operimi gjatë të cilit mjekët ndërrojnë diskun ose rruazën e dëmtuar. Një grup mjekësh në qendrën mjekësore të universitetit Duke në Kaliforninë e veriut thotë se po u ofron pacientëve me dhimbje në shtyllën kurrizore një metodë të re kirurgjike, që është një hapje shumë e vogël, pa prekur aspak fijet muskulore dhe ato nervore. Mjekët thonë se pas një operimi pacienti e merr veten shumë shpejt. Gjatë këtij lloj operacioni, mjekët kryejnë rreth 200 radiografi të pacientit, thuajse sa herë që bisturia prek trupin. Kjo bëhet për të siguruar që kirurgu po operon në vendin e dëmtuar të shtyllës kurrizore për të hequr qendrën e një disku të dëmtuar të rruazës. Duke bërë një të çarë të vogël në pjesën e poshtëme të shtyllës kurrizore, kirurgët zëvendësojnë pjesën e diskut me kockë të zhvilluar në laborator, pastaj vendosin vidën për ta lidhur me diskun tjetër. Operacioni me këtë metodë të re zgjat jo më shumë se një orë ose sa 1/3 e kohës që nevojitet me mënyrën e deritanishme të operimit kur pacienti qëndron në spital për disa ditë. Rreth 3 orë pas operimit me metodën e re kirurgjke, kjo paciente hedh hapin e parë dhe pas 6 orësh është gati për të shkuar në shtëpi.

 

Kvercetina kundër gripit

 

Një studim i realizuar te minjtë ka treguar se kuercetina, substancë e cila është e pranishme në pemë dhe perime, shkurton kohëzgjatjen e gripit. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë pohuar se ushtrimet intensive rritin prirjen e minjve ndaj viruseve, mirëpo kuercetina neutralizon efektin negativ të tyre. Nëse rezultate të ngjashme vërtetohen edhe te njerëzit, kuercetina mund të shndërrohet në një armë të fuqishme për ta luftuar gripin. Kuercetina është e përafërt me resveratrolin, ndërsa në sasi të mëdha është e pranishme në qepë, rrush, boronicë, brokoli, çaj dhe verë të kuqe.

 

Mjekime popullore

Majdanozi për hipertensionin

Për hipertensionin merrni 10 lugë gjelle me gjethe dhe rrënjë majdanozi hidhen në një litër ujë dhe vlohen për 8-10 min, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.

Nenexhik për apartin tretës

Një lugë çaj nenexhik i copëtuar vendoset mbi një copë leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthizë, ku mbahet disa orë derisa të ikë dhimbja e barkut

Sherebela për kollën e zgjatur

Në rastin e kollës merrni 4-6 gjethe të thata të pluhurosura të sherebelës përzihen më një lugë gjelle jo të plotë me mjaltë të pa vënë në zjarr. Hahat 3 herësh gjatë ditës çfo ditë deri në pushimin e kollës.