Vasili: Qeveria hajdute e Edi Ramës rriti me 8 lekë çmimin e naftës

174
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, që rritën çmimet e karburanteve në vend.

“Bordi i Hajduteve ka rritur cmimin e litrit te Naftes me 8 lek duke çuar ne 214 lek litrin”, thotë Vasili teksa bën krahasimin me Maqedoninë, ku çmimi i litrit te naftes “ulet me dy denare dhe cmimi shkon 159 lek litri”.

“Maqedonia nuk ka nje qeveri hajdute si qeveria e Edi Rames ne Shqiperi dhe nje Bord Hajdutesh te perbere nga Qeveria+oligarket!

Qeveria e Edi Rames megjithse çmimi naftes ne bursa bie dhe megjithse kursi i dollarit bie keta rrisin çmimin se vetem ashtu ju leverdis oligarkeve”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Skandali! Bordi i hajduteve e rrit cmimin e naftes, ne Maqedoni e ulin!

Bordi i Hajduteve ka rritur cmimin e litrit te Naftes me 8 lek duke çuar ne 214 lek litrin.

Ndersa ne Maqedoni çmimi i litrit te naftes ulet me dy denare dhe cmimi shkon 159 lek litri.

Pra ne Shqiperi nafta kushton 55 lek per liter ose 35% me shume se ne Maqedoni!
Cfare ka Maqedonia me teper se ne?

Mos ka detin dhe portet me afer?Mos ka popullsine me te madhe? Mos ka buxhetin e shtetit me te madh?

Pergjigja eshte e qarte dhe shume e thjeshte.

Maqedonia nuk ka nje qeveri hajdute si qeveria e Edi Rames ne Shqiperi dhe nje Bord Hajdutesh te perbere nga Qeveria+oligarket!

Qeveria e Edi Rames megjithse çmimi naftes ne bursa bie dhe megjithse kursi i dollarit bie keta rrisin çmimin se vetem ashtu ju leverdis oligarkeve.

TURP DHE KRIM NDAJ QYTETAREVE !!!

ZGJIDHJA:

TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE
VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISE SE LIRISE TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT