Nëpërmjet dhënies së tenderave disa oligarkëve me vlerë të plotë, pa garë, duke vjedhur në maksimum fondet publike, duke përdorur investitorët strategjikë, duke vjedhur qytetarët me taksat e tërthorta ,e duke lënë pjesën më të madhe të pensionistëve në mjerim. Po o zotërinj po pensionet mund të rriten me jo më pak se 200 Euro pa tronditur financat publike dhe pa sjellë poshtë e përpjetë pensionistët, të cilët nuk marrin as shërbimin minimal nga ISSH.
EKSPERTI
Kujtim HOXHA
Pa “DASHUR” njerëz nga drejtime të ndryshme nga të gjitha fushat ditët e fundit janë hedhur në sulm për të atakuar programet elektorale të opozitës shqiptare. Duke i rënë bories dhe fizarmonikës duke u bërë në një trup i vetëm me propogandën e qeverisë! Më bën përshtypje ky fakt, sepse medjat që përcjellin të njëjtin qëndrim si ai i qeverisë është jo vetëm jashtë misionit të saj si pushtet i katërt, por edhe propagandues për gjëndjen në Shqipëri se nuk mund të ndryshojë asgjë nga ajo që përjetojmë si shqiptarë. Shkurt janë pararojë e propogandës së qeverisë/partisë shtet se ky fat na paska rënë e duhet ta vuajmë. Qeveria këmbëngul se kaq janë mundësitë e vendit tonë dhe nuk mund të ritim pensionet, rrogat, subvencionet e fermerëve, përmirësimit të kushteve në arsim, shëndetësisë, uljes së çmimit të naftës etj.
Do mundohem pa hyrë politikisht të shpreh mendimet e mia në lidhje me qëndrimet e një sere gazetarësh/ekonomistë apo juristë me qëndrimet e tyre disfatiste në dëm me interesat e qytetarëve shqiptarë dhe pritshmëritë e tyre.
Në këto emisione aspakt profesionist dhe të pamoralshëm japin mendime Çoçolët me shokë, bile dhe ish ministra të drejtësisë/padrejtësisë duke sulmuar opozitën për programin e saj, i cili sipas tyre do të sillte tërmet në financat publike!
Dy fjalë për ta.
A e kanë lexuar Raportin Vjetor të ISSH-së këta gazetarë/specialistë? Po Raportin Statistikor të INSTAT-it për vitin 2024? Po atëhere si mundet të japing opinion këta njerëz kur nuk kanë statistika, njëkohësisht të sjellin një frymë disfatiste se pensionet dhe pagat nuk mund të rriten, sepse do të kishim një tërmet në financat publike? Thjesht ata kanë marrë një mission disinformimi, keqdashës, e cila i shërben qeverisë në pushtet dhe largimin nga ky vend i të gjithë atyre qytetarëve që kanë mundësi për t’u larguar nga Shqipëria. Sipas këtyre misionerëve opozita e ka të pamundur realizimin e programit që ka paraqitur. Sigurisht sipas tyre s’mund të realizohet, dhe për këtë mirë kemi këtë qeveri edhe për disa mandate! Po o zotërinj po opozita ka shpalosur programin për t’ju mbyllur vjedhjeve:
-Nëpërmjet dhënies së tenderave disa oligarkëve me vlerë të plotë, pa garë, duke vjedhur në maksimum fondet publike, duke përdorur investitorët strategjikë, duke vjedhur qytetarët me taksat e tërthorta ,e duke lënë pjesën më të madhe të pensionistëve në mjerim. Po o zotërinj po pensionet mund të rriten me jo më pak se 200 Euro pa tronditur financat publike dhe pa sjellë poshtë e përpjetë pensionistët, të cilët nuk marrin as shërbimin minimal nga ISSH.
Nëse këta zotërinj do të kishin kërkuar ISSH-së dhe INSTAT-it publikimin e raportit vjetor të tyre për vitin 2024, të cilin duhet ta publikonin brenda 31 marsit të vitit 2025 lexuesit dhe teknikët do të konstatonin çudira. Atëhere pse këto dy institucione nuk kanë publikuar Raportin e vitit 2024? Pse këta specialistë: ekonomistë e juristë nuk kanë folur për këtë problem? Sigurisht kjo është dora e kryetarit të qeverisë, i cili ka ndaluar publikimin e këtyre dy dokumentave nga më të rëndësishëm për të bërë analiza e për të nxjerrë konkuzione.
Opozita sido që të jetë ka sjellë ofertën e saj shpresdhënëse për të ndryshuar situatën dhe përmirësimin e ndjeshëm të ekonomisë të çdo shqiptari të paktën o gazetarë specialistë bëni detyrën tuaj si njerëz të pavarur dhe misionerë për ngjalljen e shpresës te shqiptarët se ky vend mund të bëhet shumë më mirë se çështë dhe largimin e atyre që nuk mund të bëjnë më për këtë vend. Shqiptarët nuk vuajnë nga fukarallëku, por nga Padrejtësia Shoqërore e ndarë në dy pjesë në tanët dhe të atyre, nga vjedhja masive e fondeve publike, kuptohet nga njerëz të veshur me pushtet e mbojtur nga organet e drejtësisë, nga një pjesë e gazetarëve disinformues. Lerini shqiptarët të zgjedhin problemet e tyre me njerëz, që mund t’i bëjnë punët shumë më mirë: “PA TRONDITUR FINANCAT PUBLIKE”!