Habjon Hasani: Vetëm budallenjtë dhe imbecilet kronikë mund të revoltohen me deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Ky këshill bashkë me këshillin e prokurorisë janë totalisht pa imunitet në kornizë kushtetuese sepse janë 24h subjekt i hetimit të SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Pra janë nën shantazh hetimor; njësoj si një qytetar pa lidhje që shet bulmet në Konispol.

NOA

Pra të nderuar miq të revoltuar; këta nuk mbrojnë dot as veten e jo më të mbrojnë gjyqtarët e prokurorët që goditen nga superstruktura SPAK-GJKKO-Kryeministri.

Nuk është e nevojshme të telendisni as shefin e KLGJ dhe as shefen e KLP-së; thjesht mos mitizoni SPAK-un duke qëndruar 16 orë te dera e tyre sikur do bëjnë vezën e kuqe ata; sepse duhet mitizuar Gjykata dhe jo palët në proces; SPAK është thjesht palë në proces.

Nëse doni të funksionojë KLP dhe KLGJ duhen ndryshime kushtetuese që i heqin këto institucione nga shantazhi hetimor i SPAK dhe GJKKO.

Deri atëherë; mirupafshim dhe suksese Republikës së Imbecileve dhe heronjëve të rremë.