Gëzim Zilja: Turp për televizionet kombëtare!

52

Një grup banorësh përfaqësues të 37 (tridhjeteshtatë) fshatrave që lag lumi Shushica, protestuan para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë, për devijimin e lumit Shushica drejt Himarës. Ky veprim arbitrar, antikombëtar, antiligjor, kriminal bën që 37 (tridhjeteshtatë) fshatra me rreth 50mijë banorë, që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur me ekzistencën e Shushicës (quhet dhe Lumi i Vlorës) të braktisin këto vende të bekuara

Sigal

Më datë 25.05. 2024 një grup banorësh (rreth 150, njëqindepesëdhjetë sipas meje) përfaqësues të 37 (tridhjeteshtatë) fshatrave që lag lumi Shushica, protestuan para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë Rama, për devijimin e lumit Shushica drejt Himarës. Ky veprim arbitrar, antikombëtar, antiligjor, kriminal bën që 37 (tridhjeteshtatë) fshatra me rreth 50.000 (pesëdhjetëmijë) banorë, që ekzistencën e tyre e kanë të lidhur me ekzistencën e Shushicës (quhet dhe Lumi i Vlorës) të braktisin këto vende të bekuara, me 25.000 ha tokë që mbillet me kultura, bujqësore, ku rriten e mbarështrohen mijëra kokë bagëti të imta e të trasha, mbahen mijëra koshere bletësh, e gjithçka që laget nga ky lumë të kthehet në shkretëtirë. Pas devijimit të lumit jeta e gjallesave varet nga zoti, (nese hedh shi) megjithëse ky e ka bërë detyrën duke krijuar Lumin dhe pastaj vetë njerëzit të popullonin tokën përreth në të dy krahët e lumit. Por rilindja e grabitqarëve dhe oligarkëve me shkollë e pa shkollë, që kanë pushtuar bregdetin, nuk do t’ia dijë, ve dorë edhe mbi natyrën dhe krijesat e Zotit.

Çdo të ndodhë nëse ky projekt ogurzi zbatohet? Njerëzit detyrimisht do t’i braktisin këto vende të begata, plot histori luftrash për ekzistencë dhe në krye të disa viteve, ato toka “shkretë “do t’i blejnë oligarkët e qeverisë me bashkëpunëtorët e tyre të vendit e të huaj, për një copë bukë. Aty do të priten edhe ato pak pyje deri në rrëzë e do të rriten kope bagëtish me ushqim bio me barinjë të sjellë nga Kenia, Senegali e Bangladeshi. Këto nuk janë përralla por plane të mirëfillta antishqiptare për shpopullimin e Shqipërisë, (në këtë rast një pjesë të palcës së Labërisë) për një Shqipëri të copëtuar, me pasuritë në duar të pak njerëzve, ku ndjenja e atdheut dhe nacionalizmit quhen të tejkaluara dhe pa kuptim.

Mjerisht asnjë TV kombëtar nuk e dha këtë protestë. Po dje një orë më vonë u çanë televizionet kombëtare dhe private me marshimin e LGBTQ-istëve në bulevardin para kryeministrisë dhe intervistave të pështira ku njerëzit dalin jashtë rrugës së zotit e natyrës. A nuk është kjo një tradhëti e televizioneve kombëtare ndaj njerëzve të thjeshtë që luftojnë e protestojnë kundër veprimeve të qeverisë, që i detyron të braktisin vendet ku jetojnë prej qindra vitesh, të braktisin shtëpitë e të shkojnë s’dihet se ku? A nuk përbën ky akt heshtjeje nga TV kombëtare si RTSH-ja, Clani, Vizioni, Top-i e ndonjë tjetër, një akt tradhëtie ndaj lebërve të Lumit të Vlorës dhe servilizmi e bythëlëpirjeje ndaj qeverisë Rama? Kjo njëanshmëri në paraqitjen e realitetit shqiptar (në këtë rast të devijimit të lumit Shushica) është një akt tradhëtie ndaj interesave të banorëve të atyre trevave të lavdishme që për qindra vjet nuk pranuan të turqizoheshin, greqizoheshin, italjanizoheshin apo gjermanizoheshin. Në gjakun e dejet e atyre njerëzve rrjedh gjak i pastër, i papërzjerë, gjak blu i princave shqiptarë. Turpi ju mbuloftë ju që braktisni dhe nuk u gjendeni pranë këtyre njerëzve që bënë histori dhe luftuan për Shqipërinë (Sos për mua a për ti/.Po për gjithë Shqipëri) dhe sot qeveria i ka braktisur e kërkon t’i çojë syrgjyn gjallë në Shqipëri, e gjetkë në Evropë e Amerikë.