1.Në varrezat civile të Vlorës një gurë varri i trishtuar. Sipër me bojë të zezë shkruar:kosovare. Në faqen ballore Ferjale Spasoli 1990-1999.
-Vogëlushe ti ike nga vatra jote në atë orë e trishtuar. Në të kobshme orë. Orë e fjalë kambanash binin në erë. Morte.Plagë. Gjak ende kullonin krahët e prerë të kombit kirurgjikisht nga trupi amë. Shenjë të thella në trupin e Shqipërisë, ç’praj 1912.
-Të përzunë cetnikët, ushtarët e një shteti agresor. Të përzunë me dhunë me armë kallashë, bomba, krisma, zjarre, sharje, ulurima. Le trojet ,shtëpinë, avllinë, djepin që të përkundi, kopshtajat gjithçka ngase ora e hasmit ishte në lëvizje. Ndërkaq ky mot i zi mbrinte. Ikën fshatra të tërë me vargan, ngarkuar mjeteve të punës. Pas era e flakes pishës dhe xixës së hasmit. Ndonëse i tillë, nga thellësia e kraharorit nxore mallkimin. Nga iridet e syve: solli lotin. Nga buzët dëshpërimin. Nga zemra: rruzuj mallkimi.
-Ti ardhe në shtetin amë. Ti u nise dhe erdhe në qytetin e Flamurit .Ti erdhe atëherë kur shteti amë kishte dalë vetë nga ëndrra e keqe’ 97.
Vështirë se më parë në Shqipërinë e një tranzicioni të mundimshëm, mund të gjeje kushte. Qytetet e shtetit amë sapo kishin dalë nga luftërat e tyre. Fshatrat si në mesjetë.
-Çfarë ishte lufta e 97-ës në shtetin amë?
Burokratët, ziliqarët, pushtetmbajtësit , burracakët me një fjalë përvijonin fytyrën e një shteti, që po gremisej çdo ditë në humnerë, madje për ta shpejtuar këtë ata i dhanë dorën e fundit drejt honit më të thellë. Kundërshtarët të vendosur në rrugën e tyre. U dha, për në pushtet shkonte nëpër një pyllishteje me flakë e armë. Kjo ishte vogëlushe ’97-të.
Ti erdhe në shtetin amë kur tiparet e tyre ishin : ngjyra e verdhë e syve të ngrirë. Pra sapo kishin dalë nga lufta e çuditshme. Diagrami i rrahjeve të zemrës ishte tregues i një lufte, që s’merrej vesh kush luftonte, me kë luftonte.
Jo pak qytetarët e qytetit të Flamurit kishin mbushur varrezat civile të Babicës me arkëmorti. Si rrallë shqiptarët nuk vdisnin nga Zoti, që u kishte dhënë jetën, por vriteshin ditën me diell në qytetin historik, nga kallashët e plumbave rrëmintar. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o politikanë të kësaj kohe dhe të gjithë krahëve, për ju projektues të zinj. Për ju ndërtues e zbatues varrezash. U shtrembërofshi këmbë e kurriz, djall e bijë djallësh. Bukë, o Zot i madh , mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë, mos gjeçi në ditë të zezë.
2.Kështu ti erdhe në qytetin e Flamurit. Ti erdhe në shtetin amë aty ku dielli muzgjeve tè shumèpritura qielli pèrflaket.Vogëlushe ti erdhe në qytetin tonë pèrpara njè sinfoni të brishtè, aty ditè netèt e gjata, me zèrin e dridhur tingujve pèrhumben. Ishujve tè veçuar pèrhapet largèsia, duke u tretur dalèngadalè heshtjes sè saj, krahève tè zgjatur mbetet njè shpresè. Ti erdhe pikërishtë për këtë shpresë vogëlushe! Dhe një ditë befasisht ti u sëmure , pra çfarë të ngjau? Si ndodhi që jeta jote u përmbys? Vogëlushe ike për t’i shpëtuar një tmerri pa fund. Shpresoje dhe ëndërroje të ishe larg plumbave. Shpresoje dhe ëndërroje që një ditë , që tmerri të mbetej pas. Ëndërroje të riktheheshe në vatrën tënde… .Ëndërroje të ishe e qeshur, lumturisht.
Ardhja jote , qiellin e pastër brenda vetes shpalosje. Ti solle pranë çdo cicërimë dhe fëshfërime gjethesh, erën e ngrohté shpërndaje kudo, té ndërroj fushëpamjen e muzgut zbehur. Pranverat e ikura klithin njëzëri, duke marré me vete çdo ankim, té gjitha ngjyrat kërkojnë koloret e tyre. Brenda teje buronin ujëvarë, rrjedhshmërinë e saj duket se diçka e ndali, , ndërfutur mes një hapësire të zbrazét, ti u ende drejtimesh qé si kupton as vet. Dhe një ditë të vitit 1999 definitivisht , sytë i mbylle. Karvani i mortorëve u ngjit te kodrina, përjetësisht aty flenë të ikurit nga kjo botë. Dhe rapsodi një miku im Nertesi Asllani këndonte dhimbshëm me vargje plumbi:”Eh, Babice, Babice,/Ç’dhimbje mba mbi vete,/ Sa pak jete të plote! Sa shume copra jete! Karvanë me lule, /Krushq të qetë, pa zhurmë, /Tabutet mbi supe,/ Dhendurrët në gjumë”.
-Një lutje prano ti udhëtar te dërrasa e këtij varri të vetmuar , aty hidh një lule mbi dheun e butë.
-Vogëlushe, hasmi iku detyrimisht nga toka dhe vatra? Po ti pamundësish nuk u ktheve në trojet e tua. Stacioni i fundit i jetës ishte këtu në tokën amë. Perëndia të dha jetë, hasmi ta ndërpreu në 9-të vite. Mbetur përjetësisht në këtë qytet vogëlushe, si kohë dhe tregues i një lufte, që shkau ka bërë me shqiptarët. Nëse në folklor thuhet: Ku ka rrjedhur do pikojë do vej soji më soj…që dmth shqiptarët do kenë trojet e tyre, që u ka dhënë Perëndia, si një lindje që pas perëndimit vjen. Për ardhacakët udhët dihen , nga sytë këmbët drejt muzgjeve, ngricave pa fund nga ku nisën me taborët dhe ulërimë. Le të kthehen në ditë netët e tyre !Atje të luten për mëkatet e tyre .Perëndia gjithsesi i mëshiroftë për krimet e tyre.