Frank Shkreli: Një fotografi e rrallë

248
Sigal

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Foto historike (siç duket e datës 1 gusht, 1936) e ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, me Babain e Bektashianëve dhe me dervishët shqiptarë.

HUGH G. GRANT – Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant ka shërbyer si Ambasador i Amerikës në Tiranë nga viti 1935 deri në vitin 1939, në një kohë kur Mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Përveç fushës së tij diplomatike, Zoti Grant ishte edhe autor i shumë librave dhe artikujve.

Sipas Zyrës së historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Z. Grant është emëruar Ambasador në Shqipëri më 9 gusht, 1935. Ka paraqitur kredencialet diplomatike Mbretit Zog më 8 nëntor, 1935, duke i dhënë fund misionit të tij në Tiranë më 8 prill, 1939, kur forcat fashiste italiane kanë okupuar Shqipërinë, më 16 shtator, 1939. Legata amerikane në Tiranë është mbyllur zyrtarisht më 16 shtator, 1939 dhe Ambasadori Hugh Grant është larguar nga Shqipëria më 27 shtator, 1939, gjithnjë sipas Zyrës së historianit të DASH.

Fotoja e rrallë më poshtë është botuar në librin “Lincoln” të Xhevat Kallajxhi, ish-editorit të Zërit të Amerikës dhe ish-redaktorit të gazetës shqiptaro-amerikane, organ i Vatrës, ‘Dielli’. Libri i promovuar kohët e fundit në Kryeqendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në Nju Jork, është botuar (botim i III) me ndihmën e Teqesë Bektashiane në Detroit, me një parathënie nga Babai aktual i Teqesë, i nderuari Eliton Baba Pashaj. Frank Shkreli/ Për Xhevat Kallajxhiun thëniet e Abraham Linkolnit: Mos u trembni nga e vërteta, “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”, udhërrëfyese në karrierën e tij | Gazeta Telegraf