Dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive me Katarin, arrestohet zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian

131
Sigal

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili është arrestuar nga policia e Belgjikës pasi është e përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me Katarin.

Sipas mediave të huaja, për këtë çështje janë arrestuar katër zyrtarë, ku mes tyre është edhe 44-vjeçarja Eva Kaili, e cila njëkohësisht është edhe deputete greke.

Ajo është anëtare e Lëvizjes Socialiste Panhelene në Greqi dhe u votua si zv/Presidente e Parlamentit Europian në janar 2022.

Mësohet se të katër të arrestuarit janë shtetas italianë. Arrestimet u ekzekutuan pasi policia zbuloi një shumë prej 600 mijë eurosh cash nga kontrollet e ushtruara në 16 banesa në Belgjikë.