Evdal Nuri: Premtimet e të pasurve, dhe lotët e të varfërve…!

535
Sigal

                                                                    

  Diku e lexova këtë titull! Më lindi mendimi t’a trajtoj s’i problem që është prezent tek ne . 1-Të pasurit as i dëgjoj e as i besoj. Jo se jam “xheloz”, se kur s’mund të bëhem i pasur e as ia kam zilinë për pasurinë që kanë. Ata t’a gëzojnë pasurinë nëse e kanë me djersën, por njoh shumë nga ata që asnjeherë s’ma kanë mbushur mendjen. Faktet kanë treguar, se kanë përdorur format nga më të ndryshme për t’u pasuruar . Disa nga këto dihen , por ka dhe nga ato që vetëm ata i dinë. Nuk paguajnë taksa ose tatime, s’i paguajnë punëtorëve sigurimet shoqërore , punojnë në të zezë, zvogëlojnë të ardhurat, përdorin lëndën e parë të një cilësie të ulët, nuk zbatojnë rreguallat teknike . Kjo u duk qartë në tërmetin e 26 nëndorit ku mijëra pallate u sheshuan . Shumë prej tyre janë pasuruar nga lekët e drogës , apo të prostitucionit e tjerë. S’kam dëgjuar ndonjë që për tërmetin, pandeminë t’i japin diçka nga pasuria e tyre të varfërve . Pra, janë ‘kothere”, duke u “qarë” vazhdimisht ! Lotët e të varfërve më kanë prekur vazhdimisht. Ato i kemi prezent çdo ditë kudo e për gjithçka.  Shkas  për këtë shkrim u bë dhe një shifër e dhënë ditë më parë, ku deklarohej se mbi  771. 000 veta  tek ne jetojnë në varfëri . Kjo mund  të barazohet me 1\4 e popullsisë.

2–Të pasu  s’i vend , portë varfër s’i  popull…..!? Pse jemi kaq të varfër ? Unë di që vendi im është mjaft i begatë. Me një klimë për t’u admiruar!  Edhe pse me një sipërfaqe pak më tepër se 28. 000 km2, rrallë gjen të ndërthurura malet, kodrat, fushat, luginat, lumenjtë, liqenet, detet! Me pasuri të mëdha mbi e nëntokësore, që s’i gjen diku tjetër! Pse historikisht   keq ?  Kemi shumë fjalë , por pak punë ! Jemi patriotë me ndjenja , por jo me vepra . Këtë e ka treguar koha e varfëria që kemi . Ne punojmë pak, por lodhemi shumë, kjo është e keqija  Edhe pse duam të ndryshojmë , s’ndryshojmë dot asgjë! Pse po varfërohemi ? Sipas B.E.R.ZH, ekonomia shqiptare është më e ulta se mezatarja e Ballkanit . Ky është një fakt që s’mund të mohohet. Kudo çmimet po rriten .Para tre muajsh edhe artikujt bazë të shportës, duke përjashtuar frutat si: 1 litër vaj, 1 bukë 800 gram, 1 kg oriz, 1 kg sheqer, 100 gram kafe, 1 shishe ujë 1,5 litra, 10 kokrra vezë, 1 kg patate, 1 kg domate, 1 kg kastravecë kushtonin gjithsej 940 lekë në tregjet e pakicës në Tiranë. Të njëjtat artikuj në ditët e para të shtatorit kushtonin 1170 lekë, ose 24% më shumë. Krahasuar me fillimin e vitit, çmimet në artikujt bazë të shportës u rritën me 30% në tregjet e pakicës. Rritja me shpejtësi e çmimeve në një spektër të gjerë artikujsh, sidomos tek lëndët e para me ndikim zinxhir në treg (si nafta, metalet dhe gruri) i kanë zënë në befasi, konsumatorët, bizneset dhe politikbërësit . Z.Kryeministri Hametaj deklaroi se rritja e çmimit të bukës me 7-10% është e përballueshme nga qytetarët !. Të gjithë komentuesit nuk e pranonin një arsyetim të tillë. Midis të tjerave thuhesh se për xhepat e të pasurve dhe politikanëve mundet , mbase ata e matin “me kutin e tyre”, por një pensionist që e ka pensionin 13.000- 20.000 lekë është e papërballueshme, duke marrë parasysh se rritje çmimesh kemi për të gjitha ushqimet e domosdoshme.  Inflacioni po rritet e nga ky vuajnë njerëzit, që jetojnë me të ardhura fikse. Ai ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Rasti i pandemisë, spitalet private , farmacitë , laboratorët kanë patur fitime të papara . Shqiptarët shpenzuan mbi 90 milionë euro për shërbime mjekësore private në pandemi. Mezatarisht çdo i prekur nga Covit -19 ka harxhuar 1000 euro për ilaçet . Ka dhe nga ata që e kanë kaluar më rëndë kanë shpenzuat 10-ta mijra euro  . Përveç ndikimeve në shëndet dhe përdorimin e shërbimeve, ka të ngjarë që kriza të ndikojë edhe në mirëqenien e familjeve kryesisht përmes uljes së numrit të vendeve të punës dhe të ardhurave nga punësimi në sektorët më të prekur, si dhe pakësimit të remitancave të dërguara nga jashtë. Të varfërit kanë derdhur lotë e s’kanë patur mundësi për t’u kuruar, duke i dërguar njerëzit e tyre në Botën tjetër ! Qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standartin e jetesës. Të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000.  Kriza ekonomike, tërmeti, pandemia ka bërë që të thellohet edhe më tej hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. Këtë e tregojnë edhe statistikat. Gjatë krizës, të pasurit janë pasuruar më shumë, ndaj kërkohet një politikë e caktuar për të pasur një shpërndarje edhe më të drejtë. Nëse rritet paga minimale zvogëlohet hendeku mes atyre që janë në majë dhe atyre që janë në fund. Në vendin tonë hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve konsiderohet shumë i lartë. Kjo harrin në raportin 1 me 10 . Më kujtohet se në diktaturë ky raport nuk ishte me tepër se 1 me 3. Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-n  Është interesant se shqiptarët vishen mirë , por ushqehen keq! PBB, duke rezultuar në një rritje të vlerësuar të varfërisë prej 4 pikë përqindje, ekuivalente me 112,000 të varfër të rinj, thuhet në raportin e Bankës. Raporti thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë fjalë të bukura , por asnjëri s’kemi parë që të veri dorën në xhep për të varfërit ! Shitësi i lagjes  më thoshte një ditë:të varfërit që marrin me listë vjen fundi i muajit i sjellin lekët edhe pse s’kanë . Kur i kërkoi një të pasuri mallin e i lutem për t’i dhënë lekët më vonë s’pranojnë e më vonë të shohin me mosbesim . Fjalët e të pasurve nuk duhen dëgjuar e i mbyllet goja me lotët e të varfërve .

 

3-  Po popujt e Botës? Janë shumë përpara. Popujt latinë (italianët, spanjollët, francezët, portugezët) karakterizohen nga një ndjenjë e hollë që shfaqet në shpirtin e tyre punëtor , poetik e artistik. Ballkanasit janë natyra impulsive. Këta popuj kufirin midis urrejtjes e dashurisë e kanë shumë pranë, e janë kryesisht dembela. Popujt e Evropës qendrore –veriore e dominuar nga popujt gjermanikë, dallohen në rezervimin e shprehjeve e mendimeve për një problem të caktuar. Ata janë punëtorë e korrekt. Janë djepi i filozofëve modernë të njerëzimit.

Ajo që mbetet në fuqi tek ne është ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Kjo shprehet me dhunën në të gjitha fushat, sidomos ndaj grave . Në 9 muaj 16 vrasje , s’ka më keq . Jemi impulsiv mbase nxehemi shpejt e ftohemi lehtë. Arsyeja kryesore e vrasjeve ,varfëria e xhelozia . Duhet të kemi të qartë se pasuria nuk sjell  gjithmonë lumturi, por njeriu i lumtur është gjithnjë i pasur .