Evdal Nuri: “Gropa e thellë“ e pensioneve dhe rritja e tyre me 8.6%……?!

57
Sigal

Këto janë dy “sihariqet “ e ditëve të fundit! Të parën e theksoi Kryeministri në takimin me mediat, duke theksuat :” Të shpresojmë tek Shpiragu”,” shtesën”! Pritet ta aprovojë Qeveria këto ditë. Duhet pranuar se nuk është rritje, por ineksimi më i madh, pas asaj të vitit të kaluar me 6%. Le ta sqarojmë që në fillim. Nëse inflacioni në muajin gusht ishte 7.7% shumë 8.6% indeksoi rritjen e çmimeve. Rritja reale është 1%, ose 1500 në qytet dhe 900 lekë në fshat, një kafe në dy ditë.

U gëzuam, por duke u përballur më rritjen e çmimeve varfëria nuk do zhduket e jetesa përsëri do të jetë e vështirë. Për këtë më bindën shokët, por dhe gruaja. Kush ka paratë” ka pushtetin”. Unë kërkoj “pushtet”, por ai është i dobët. Gruaja psonis e vazhdimisht ankohet për çmimet e larta e bën fjalë duke theksuar se ti s’e njeh tregun. Një kos, një bukë kushtonin 150 lekë, tani 300 lekë. Një kg mish kushtonte 800 lekë tani 1600 lekë, djathi nga 700 lekë ka vajtur në 1500 lekë. Pesë domate 200 lekë. Kjo është gjendja me çmimet e dhjetra ushqimeve të nevojave më të domosdoshme.

  • “ Gropa e thellë” e pensioneve.

Me të vërtetë është shumë e thellë. Atje “kanë rënë” 767 mijë pensionistë. Kanë dëshirë të dalin, mundohen, por është e vështirë. Thuhet se do të nxirret naftë, e do të shpëtojmë, por kur ? Këtu dalin disa pyetje: ‘ Kush e krijoi këtë gropë? Nëse e kanë lënë të tjerët, në 10-vjet qeverisje, pse nuk u zvogëlua të paktën? Pensionistët e ndjejnë çdo ditë “thellësinë e kësaj grope”. Kam dëgjuar dhe justifikime të tjera. Siguracionet janë paksuar nga mungesa e fuqisë punëtore. Dihet se shqiptarët s’e hanë punën. Ka mijra kafene në Tiranë e gjithë Shqipërinë, mbushur me të rinj, që s’duan punë. Kanë dëshirë që ditën ta kalojnë në kafene. Kudo kafene dhe atje gjen nga të gjitha moshat. Kafenetë po edukojnë dembelizmin, që ne e paskemi shumë për zemër!

Shumë punojnë në të zezë. Kanë dy bordero një për pagën minimale ku paguhet dhe siguracioni dhe tjetra me lekë në dorë. Pra kemi një”  gropë “ që s’po na mbushet kurrë…!

2-Të dhënave zyrtare.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës. Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet në vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetore.

Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT. kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë) Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet. Nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë, nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht. Pse ? Në gusht inflacioni ishte 7.7% Pra shtesa reale është  1%. Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 %. Pra, masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë.

3-Ç’thotë B.B ? Ajo thekson, se nga 75 mijë familjet të varfra të vendit, vetëm 22 mijë prej tyre marrin ndihmë, ndërkohë që 53 mijë familje të tjera u përjashtuan. Mësova se është viti i katërt që shteti me vendim gjyqi detyrohet t’i pagojë çdo vit 20 milionë euro personave që ka larguar me pa të drejtë nga puna. Kjo shifër është sa dyfishi i shpenzimeve që i jep familjeve për ndihmë ekonomike! Me një kujdes më të madh e jo me emërime partiake, kjo sasi mund të kishte shkuar për shtresat në nevojë! Me shpërdorimet, abuzimet, keq menazhimet që shkojnë në qindra milion euro ka qënë e është mudësia që pensionet të rriteshin shumë më tepër se kaq. Kjo për kontributin, përkrahjen që pensionistët i kanë dhënë këtij vendi.

  1. S . Shoqërore sqaron se gjatë vitit 2022 familjet që marrin pension të pjesëshëm përbëjnë 48% të numrit të pensionistëve, nga 45% në vitin 2021 Shitësi i lagjes Qerameti më tregoi fletoren e pensionistëve që marrin se s’kanë mundësi të paguajnë! Me tej më sqaroi, që s’janë vetëm pensionistë, por dhe ata që punojnë në ndërmarje private. Ka raste qe ato i paguajnë dy apo tre muaj.

4- Pensionet , më të ulta se kudo! Jo në Evropë, por ndofta dhe në rajon. Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë. Qeveria e ka për detyrë në pamundësi të rriti pensionet, të mbajë të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marrë 21.000, që në fakt s’merr!

Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Ti mund të marrësh më tepër lekë, por çmimet janë rritur më tepër. Qeveria që të ruaj të njëjtën nivel jetese, duhet të indeksojë pagat në përputhje më normën e inflacionit. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh këtë vit ! Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse merr më tepër lekë. Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe me moshën mbi 65 vjeç sesa vende të tilla si: Franca, Suedia, Serbia , Mali Zi e tjerë. Tjetër, 5- 92% të personave të moshuar kanë të paktën një sëmundje kronike dhe 77% kanë më së paku dy. Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti janë sëmundjet më të zakonshme dhe shkaktojnë 1/3 e vdekjeve çdo vit. Çdo i moshuar duhet të kontrollohet te mjeku rregullisht: të zgjedh ushqim të shëndetshëm për të parandaluar sëmundjet kronike. Për këto sëmundje shteti nuk të përgjigjet! Shumica e të sëmurëve, gjejnë derman tek privati, por jo të gjithë e kanë mundësinë ekonomike. Trajtuam disa nga shqetësimet e moshës së tretë: Kryesisht ato ekonomike, duke mos lënë pas dore ato shëndetësore. Eshtë detyra e të gjithëve që të kujdesen ndaj kësaj moshe që aq shumë ka bërë për rritjen dhe edukimin e brezit të ri. Përfundimisht, të gjithë jetojmë në këtë ambjent, por kur i trajton këto shqetësime jo s’e zgjidh problemin, por thjesht lehtëson brengën që të ka pllakosur…!