Evdal Nuri:  “7 -Marsi” i vlerësuar në vite….!

21
Evdal Nuri
Sigal

1  “7- Marsi” njihet si festa e Mësuesit.


Telegraf.al / Kjo festohet në të gjitha shkollat.

Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhëshëm.

Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në “7- Mars” të vitit 1887 në Korçë. Pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman. Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Ne këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë  që na mësuan shkronjat shqipe,na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë Atdheun. Na mësuan poezitë e bukura te autorve tonë të mrekullushem që çdo fjalë e varg i saj  mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona. Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamirse kur ne bënim gabime. Mësimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen. Ato mësime na ndjekin edhe sot.. Ne morrëm pozitivet e sejcilt dhe ja transmetuam nxënësve në punën tonë plot ndershmëri e pasion. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë. Për mua do të mbetet e paharruar mësuesja e klasës parë Marije Leci që na mësojë më dashuri e përkushtim.

2 – Festa gjatë Diktaturës.
Ajo ishte dita e shënuar për mësuesit. Ishte një traditë e bukur, kur nxënësit zgjidhnin përfaqësuesit e tyre më të mirë, të cilët shkonin për vizitë në shtëpinë e mësuesit. Mësuesi i priste me gjithë të mirat, ndërsa dhuratat e nxënësve ishin shumë simbolike: lule ose libër. Sot kjo traditë ka ndryshuar. Festa e mësuesit organizohet në shkollë, me koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Edhe dhuratat janë më të larmishme, jo thjesht lule. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin” Mësues i Merituar”, “Mësues i Popullit.”


3- Ky i tanishmi i trazuar…!

Tani kjo festë e materializuar është kthyer në “një garë”, kush i bën  dhuratën më të shtrenjtë mësuesit. Kjo e shprehur në “zarfe”, ose arturina me vlerë.  Mësuesit do t’ua shpërblejë  nxënësve me një notë të pamerituar. Këta nxënës nuk kanë për t’i kujtuar kurrë këta mësues. Ato që do të kujtojnë e do t’ju mbeten në mend, do të jenë dhuratat  e ndryshme apo lekët që kanë harxhuar e jo respekti. Nga dhurata që do t’i bëjmë mësuesit do të vlerësohen dhe dijet!

Kjo ditë ka vlerën e vet, për harmoni të përbashkët, mësues, nxënës, prind!
Politika kujtohet vetëm në këtë ditë. Ne dimë më tepër se ju, mbase ju kemi mësuar e edukuar. I lini sherret për një ditë të paktën e uroni ata që ju kanë mësuar.

Bëni një vizitë tek ndonjë mësues që e keni dashur! Nëse s’është gjallë, vizitoni familjen e tij e i thoni fëmijëve që prindi juaj më ka mësuar dhe ka ndikuar të jem ky që jam tani. Sa do t’i gëzonin ata e gjithë të tjerët!

3-Respekti për mësuesin!

Sa herë që vjen “7- Marsi” shumë mësues , por dhe nxënës, i kap laku i ëmbël i nostalgjisë. Të vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione, fytyrskuqje e, mes tyre është dhe ai Mësuesi, një portret fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Në këtë galeri të gjërë të personazheve do të veçoja mësuesit  e mi të shkollës padagogjike S.Kameniku, L Nushi, N. Lavdarin, I. Turdiun, M Bode, e tjerë  dhe pse kanë kaluar 40 vjet, e disa nga ata s’jetonë. Ata na  mësuan se si të bëhemi mësues në punën me nxënësit në qytet e në fshat, duke marrë mbi supe dijet dhe trastën me ushqimet e javës. Të tillë kanë qënë  B. Stërmasi ,  D.Molishti , M Binxho e shumë të tjerë që punuanë 40-vite, duke i rënë kryq e tërthor fshatrave të Beratit nga Karkanjozi në Bargullas e Tomorr. Asnjëherë s’thanë më bini në qytet ! Respekte të veccanta për mësuesit beratas që punuan vite në fshatrat e Skraparit. Një nga të shumtit, Ervehe Kotoko (Vrioni) që hapi kopshtin e parë në Skrapar, duke mos harruar P. Sahatçiu dhe L.Zahimi edhe këto nga Berati.

Dua të theksoj se mësuesit e sotëm janë më të përkëdhelur në paga, shkolla e kushtet e zhvillimit të mësimit. Asnjëherë s’thanë u lodha!

Kujtuam ata që na mësuan, por dhe i mësuam. I mësuam jo pak, por  katër  dekada. Gjithë jetën mësuam vet për të  mësuar të tjerët.

Më uruan shumë nxënës edhe pse kanë kaluar  vite . Shikoj me nostalgji ditarin e fletoren e notave të nxënësve, që i ruaj me kujdes. Në kohën tonë dhurata më e çmuar për “7- Marsin”, ishte një tufë me lule, një kartolinë, si dhe fjalët e ngrohta të shkruara mbi to.

Punuam më tepër në fshat sa në qytet, ndërkohë jemi marrë dhe me aktivitete kulturore – sportive. Secili nga ne ka zhvilluar  mbi 30.000 orë mësimi. Mbi 60.000 herë ka trokitur zilja në veshin tonë. Sa shumë janë edhe pse s’na besohet!

4-Punë e lodhshme  kjo e mësuesit ! Këto kujtoja me shokët e mi mësues,

H.Gurin, A.Nurellarin, R.Dasho, D.Kajo, R.Dasho, S. Mborjen,  D.Papën, S.Dardhën, E Qafën. Sejcili në pozicionin e tij tregon punën, sakrificat në fshat e qytet për mësimin e edukimin e brezit të ri, duke i krahasuar me këta të tanishmit. Do të shpjegoje dhe kur s’ishe mirë fizikisht edhe kur nga ana shpirtërore i rënduar. Dihet se mësuesi është më i dituri, por tani më pak i respektuar. Ai ka punuar dhe me shqetësimet e ’91-shit dhe në trazirat e ’97-ës. Asnjëherë nuk është paguar me 80% ose të ketë dalë në asistencë. Asnjëherë s’na shkonte në mendje për të zhvilluar kurse për të marrë ca lekë më shumë. Kursi më i mirë për ne ishte zhvillimi i orës së mësimit me efikacitet e me metoda  frutdhënëse ! I tillë ka qënë mësuesi H.Mezini për të pregatirur qindra mjete mësimore për biollogjinë. Ky mësues u bë shëmbull frymëzimi për gjithë mësuesit e Shqipërisë në përgatitjen e bazës materjale mësimore, nga ku dhe lindi inisjativa në të gjithë vendin.
Të gjithë ne punuam me përkushtim dhe pasion. Të gjithë nuk kemi lënë asnjë boshllëk, që koha t’ na e rëndojë ndërgjegjen tonë. Kemi punuar e mësuar për vete, por dhe për të tjerët. Dhe për këtë jemi krenar!