Ëngjell Musai: Nëntori i 11-të i ditëlindjes së “Telegraf”

404
Sigal

Thonë se po të
kesh dy gëzime në një ditë është fat, por nëse gëzimet katërfishohen atëherë
kemi të bëjmë me një privilegj, i cili rrallë ndodh në historinë e një kombi. Për
ne stafin e Gazetës Telegraf, botuesin e saj dhe mbarë publikun, 28 Nëntori  ka edhe një gëzim të pestë dhe pa frikë për “Telegraf”
mundet të konsiderohet si qershia mbi tortën e madhe të festave historike për
kombin. Pikërisht 11 vjet më parë lexuesve shqiptarë dhe tregut mediatik iu shtua
një zë më shumë në mbrojtje të lirisë, demokracisë, vlerave kombëtare,
ngjarjeve të rëndësishme të ekzistencës së vetë kombit, promovimit dhe nderimit
të kujtimit të heronjve që luftuan dhe dhanë jetën për pavarësi dhe çlirimin e
atdheut. Ishte 28 Nëntori i vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti
flamurin ne Krujë, pas tij vjen Nëntori i 1908 ku pas 600 vitesh mbahet në
Manastir Kongresi mbarëkombëtar i gjuhës, pa të cilën nuk do të kishte Shqipëri
dhe do humbiste nocioni shtet. Nëntori me festat e tij arrin madhështinë me më
28 Nëntor 1912 ku plaku i madh Ismail Qemal Vlora shpalli pavarësinë e kombit
dhe mbyllen ngjarjet e rëndësishme më 29 Nëntor 1944 ku Shqipëria çlirohet nga
bisha naziste. Por për Telegraf 28 Nëntori i 2005 do të shënojë ditën e lindjes
, e cila është produkt i botuesit Agim Çiraku, i cili kishte si synim të
krijonte një gazetë me vlera kombëtare dhe në shërbim të shqiptarëve pa dallim
feje, krahine, ideje apo bindjesh politike. Dhe falë vullnetit të tij ,sakrificës
dhe përgjegjshmërisë së treguar prej tij,Gazeta “Telegraf” ka qenë në pararojë
të mediave të depolitizuara, departizuara dhe me nuanca tërësisht kombëtare.
Gazeta “Telegraf” është bërë tribun i fjalës së lirë dhe në të gjejnë veten, intelektualët,
politikanët, shkencëtarët, veteranët e nderuar të Luftës dhe punës, ish të përndjekurit
politikë të komunizmit, ish-kooperativistët, mësuesit, minatorët, nxënësit, studentët
dhe të gjitha shtresat në nevojë. Iniciativës së botuesit Agim Çiraku,
sipërmarrës, Nën/Kryetar i Shoqatës Labëria si dhe President i Federatës
Shqiptare të Notit, pikërisht 11 vjet më parë, në datën 28 nëntor 2005, ndërmori
këtë sfidë dhe përgjegjësi, së cilës iu bashkuan edhe një grup gazetarësh dhe së
bashku hodhën në treg një titull të ri shtypi. Ajo u quajt “Telegraf”. ( www.Telegraf.al.com
). Natyrisht, se fillimi nuk ka qenë i lehtë, në një treg kaotik mediash, ku
disa tituj lindnin dhe disa zhdukeshin, por hap pas hapi, ajo zuri vendin e vet
te lexuesit shqiptar. Që atëherë e deri më tani në Gazetën “Telegraf” kanë
dhënë kontributin e tyre një sërë reporterësh, redaktorësh e kryeredaktorësh.
Ata kanë punuar natë e ditë, duke harruar lodhjen pasi më i shenjtë për këtë
gazetë kanë qenë; Parimi për të shkruar të vërtetën, për të qenë pranë
veteranëve dhe familjeve të Dëshmorëve, ish – të përndjekurve dhe pronarëve,
ushtarakëve, pensionistëve, mësuesve e pedagogëve, nxënësve dhe studentëve,
njerëzve të pambrojtur, pranë të gjitha komuniteteve dhe shtresave si dhe për
t’u shndërruar në një luftëtare e orëve të para për shtetin e së drejtës, pa
asnjë kompromis me zyrtarët e inkriminuar dhe të korruptuar në të gjitha
nivelet. Askush nuk është i përjashtuar në gazetën “Telegraf”, falë filozofisë
së saj, për të qenë sa më afër shtresave të gjera popullore, por edhe duke
pasur një individualitet të spikatur përmes suplementeve për letërsinë,
mjekësinë, drejtësinë, kulturën, pensionet, emigracionin, inteligjencën,
tendencën verore, etj. Gazeta “Telegraf” ka qenë mjaft e ndjeshme ndaj çështjes
kombëtare, duke sjellë në faqet e saj, jo vetëm realitetet brenda kufirit
shtetëror, por edhe çështjen shqiptare Çame, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë
dhe Preshevës dhe emigrantët shqiptarë në mbarë botën. Parimi i Gazetës: Ashtu
si në ditën e parë edhe sot në këtë 11vjetor mbetet slogani tashmë i njohur i “Telegraf”në
emër të nderit e të moralit: “Me ne dita nisë ndryshe “.

 

Drejtori i Gazetës
“Telegraf”