Etildë moj bukurane, Ministreshë nazemadhe, Shkon’ e vjen e nuk’u ndale

785
Sigal

Etildë moj bukurane,
Ministreshë nazemadhe,
Shkon’ e vjen e nuk’u ndale.

Fat’ i mirë fort të ndihi,
Nga pas e para të shtyti,
Nga i pari tek i dyti.

Pas të dytit dhe i treti,
Për çdo gjë gati të gjeti,
Të përdorën si ua deshi!

Nuk të dridhet jo qerpiku,
Njeri vjen e tjetri iku,
Ky i fundit me besniku!

Hyn pa rradhë e ku nuk kapesh,
Burrë më burrë nuk di të ndalesh,
Ministreshë që vetëm hapesh!

Hapu moj Etildë e tëra,
Hapu se ty ta do sëra,
Pushtetin ta ka dhënë vëra…

Nga: Faslli Zholi