Tritoli ndaj makinës në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol, ku shënjestër ishte një makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë në fshatin Çekrez.

Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e shpërthimit nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Mjeti tip ‘Volkswagen’ i përket shtetases Kujtime Hoxha, 54 vjeçe.

Sigal

“Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volkswagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.