Ëngjëll Musai: Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Prof. Dr. Fatbardh Sallaku modeli i pararojës dhe inovacionit në Shqipëri

205
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Instalimi i impiantit fotovoltaik në UBT është jo vetëm një lajm i mirë, por tregon edhe përgjegjshmërinë,vizionin për zgjidhjen e një krize energjitike, e cila edhe në vitet në vijim do jetë një problem mbarkombëtar. Për t’i dalë përpara në kohë kësaj situate, që studentët të kenë kushtet e domosdoshme për mësim dhe studim, për shkencë dhe për qëndrim, për shëndet dhe rritje të nivelit professional, Rektori i Universitetit Bujqësor Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, ka bërë një evolucion të vërtetë me impiantin  fotovoltaik të instaluar në UBT. Impiant fotovoltaik është një sistem elektrik i përbërë nga disa modulë fotovoltaik që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të vazhdueshme, dhe nëpërmjet saj sigurohet energjia elektrike, e cila e konvertuar në para për UBT do të thotë as më pak e as më shumë, por rreth 100 milion lekë (të vjetra) kursim çdo vit. Suksesi i Rektorit të UBT, Prof. Sallakut, qëndron në faktin se  realizimi i projektit për instalimin e impiantit fotovoltaik me fuqi 213 kwp, garanton energjinë, redukton çlirimin e gazrave, garanton sigurinë e shëndetit, duke bërë evolucionin më të madh në UBT, 70 vjet pas tullës së parë të ndërtimit të këtij institucioni, i cili konsiderohet modeli dhe krenaria e arsimit shqiptar kudo në botë. Ndaj pa bërë asnjë koment të tepërt mund të themi se Prof.Sallaku, pasardhës i plejadës së ndritur të profesorëve dhe shkencëtarëve të këtij Universiteti, meriton respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin absolut. Faleminderit për këtë shërbim që po i bëni brezit të sotëm dhe atyre që do të vijnë më vonë. Ju meritoni mirësinë e të gjitha familjeve shqiptare.