Ëngjëll Musai: Taksat e shqiptarëve dhe kurset e koncensioneve

493

Hetim krimeve të “Banker-s” dhe gjykim hajdutëve të parave të taksapaguesve shqiptarë

Deklarata e Ahmetajt për Check up-in dhe e Peleshit, se dëmshpërblimi i banorëve do të bëhet nga buxheti i shtetit është krim kombëtar i ushtarëve të Sorosit tek “Bankers”…

Nga shteti kërkohet: Hetim i thellë dhe i gjithanshëm i dy koncesioneve ajo e “Bankers – Soros” dhe ajo e “Check up-it”. Banorëve të Zharëzës dhe zonave të tjera naftë mbajtëse t’u dëmshpërblehet çdo qindarkë dhe të investohet në mjedisin e këtyre zonave. Të gjitha analizat dhe mjekimet për sëmundjet e gjakut ku shkaktarë janë kompanitë e naftës t’i paguhen nga vetë këto kompani
Që në fillim duhet thënë, se gazeta Telegraf ka vite që ka dënuar me forcë dhe ka denoncuar pa pushim krimin që po shkaktojnë bandat e Soros-it të instaluara pranë “Bankers” në zonat e Patos -Marinzës. Shkatërrimet e banesave të banorëve të Zharrëzës janë fundi i maskaradës së “Bankers” dhe, se këto shkatërrime treguan se makutëria për të fituar nuk njeh kufij, nuk njeh thellësi. Pasi përdorën lloje-lloje mekanizmash barbare, drejtuesit e “Bankers” filluan të rrisin sasinë e shpërthimeve si numër por edhe si sasi të lëndës eksplozive dhe reagentëve të saj. Dhe pasojat ja tek erdhën, shtëpi të shkatërruara, toka të helmuara, produkte bujqësore të pakonsumueshme, ujë i ndotur, ajër i kontaminuar. Ja këto janë pasojat, qoftë në ekologji, ashtu edhe në infrastrukturën e banorëve të Zharrëzës dhe zonave për rreth. Njoftimet e qendrës sizmologjike të Mesdheut kishin vite që jepnin alarmin për termite ose prova me shpërthime bërthamore në zonën e Shqipërisë, por shpejt u saktësua, se shkak ishin shpërthimet e “Bankers –Soros”, të cilët përzienin edhe lëndë helmuese shumë të rrezikshme me pasoja, jo vetëm për sot, por për një periudhë të gjatë kohe. Nga ana tjetër shkatërrimi i shtëpive dhe të mbjellave shoqërohet me miliona fitime nga ana e kompanisë “Bankers”, por që çuditërisht Zv/Kryeministri Niko Peleshi deklaroi, se ne do marrim përsipër të dëmshpërblejmë disa nga shtëpitë e shkatërruara dhe disa të tjera të shkatërruara lehtë apo mesatare më vonë. Por më skandalozja është, se këto para do të paguhen nga buxheti i shtetit?! Po përse paratë, taksat, djersa dhe gjaku i taksapaguesve shqiptarë të dëmshpërblejë shkatërrimet e bëra nga “Bankers dhe Soros”?! Ku ndodh kjo gjë në botë ? Edi Rama dhe sejmeni i tij, Niko Peleshi duhet ta dinë mirë, se çdo qindarkë e taksapaguesve që do përdoret për të kompensuar gjëmat dhe shkatërrimet e “Bankers –Soros” do të marrë ndëshkimin e plotë ligjor dhe do t’i dërgojë në bankën e të akuzuarve këta që duan t’i mbulojnë zullumet e tyre me Vendime Qeverie ( VKM ). Në Shqipëri po punohet për shtrimin e gazsjellësit TAP, dhe kudo që vendosen tubat e gazsjellësit shtrohen rrugë, riparohen ura, vepra arti, dhe investime të tjera në infrastrukturë, shkolla , shëndetësi etj. Ndërsa shembulli më skandaloz është babëzia e “Bankers –Soros”, të cilët të lidhur ngushtësisht me Rilindësit kanë rreth tre vjet e gjysmë që po kryejnë shpërthime të fuqishme për të nxjerrë sa më shumë naftë duke shkatërruar veç mjedisit dhe shtëpive edhe vetë strukturat e nëntokës, por edhe duke devijuar ujërat nëntokësorë. Kompania deklaron se del me humbje ose pa fitim, pasi shpenzimet janë rritur në maksimum dhe shteti nuk ndërhyn të rrisë tatimet mbi shpenzimet që këto kompani rrisin në mënyrë fiktive për t’i dhënë sa më pak para shtetit. 
Kontrabanda e naftës
Është një tjetër skandal që shteti, ministritë e linjës, tatimet, doganat, anti-kontrabanda nuk i heton për të zbardhur të vërtetën mbi “Bankers-Soros”. Në Shqipëri kanë hyrë me miliona ton karburante, gjoja për pompimin në puset e “Bankers” dhe ato kanë përfunduar në karburantet e e vendit duke shkatërruar makinat, por edhe duke krijuar evazion fiskal. Mjafton të hapen dokumentet e të shikohet, se sa anije kanë ardhur, në sa autobote janë futur dhe transportuar dhe sa procesverbale të shoqërimit nga policia tatimore, dhe antikontrabanda disponojmë. Diferencat janë në shifra marramendëse dhe se ky karburant është hedhur në distributorët dhe pikat e karburanteve të qyteteve të Shqipërisë. Nga ana tjetër për naftën e nxjerrë dhe mos pagesën e akcizës, pasi justifikohet me pompim, të bëhen rillogaritjet dhe humbjet janë në miliarda dhe kapin vlera marramendëse. Transferimi i kompanive dhe aksioneve, mbylljet dhe hapjet e firmave, ndryshimet emrave i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme pasi borxhet e akcizës, dhe tatimeve humbasin në regjistra dhe askush nuk ndihet. 10 milionë euro i ka borxh shteti një kompani që ka ndërruar emrin duke mbyllur firmën, por vazhdon aktivitetin duke u bashkuar me një kompani tjetër. Ku është Ministria e linjës? Po AKBN-ja ? Po tatimet? Po doganat? Po antikorrupsioni? Po QKR? Ja pra, që shteti është kapur, nga fillimi në fund dhe pasuritë nëntokësore të shqiptarëve po grabiten nga disa hajdutë ordinerë, me bekimin e qeveritarëve të djeshëm dhe të sotëm, po shkatërrohen shtëpitë dhe Niko Peleshi kërkon, që paratë e dëmshpërblimit për shkatërrimet e “Bankers –Soros” t’i paguajnë qytetarët. Ose këta janë të papërgjegjshëm, ose këta e quajnë popullin injorant dhe me të mund të bëjnë çfarë të duan! Fakti që këtu futet dorë edhe tek banka e shtetit, dhe hajdutët shëtisin me kollare rrugëve të Tiranës tregon, se shteti ka mbaruar dhe Shqipëria po shkon drejt greminës, ndërkohë që milionerët e shtetit shpejt a vonë do marrin arratinë duke lënë nga pas tokën e djegur, të nxirë dhe shkretuar.
Ministri i Financave Ahmetaj, si Halimi i Arsimit…
Ministri më i paaftë i Financave në këto 105 vite , Arben Ahmetaj na kujton të famshmin Fan Noli, i cili iu drejtua ministrit të arsimit me batutën : “Ti Halim që nuk di këndim, je ministër për arsim “. Dhe më mirë se kujtdo kjo shprehje i shkon Arben Ahmetajt të “Hermes-it” (mikut të historisë mes Kërçukut, Sollakut, Nanos dhe Moisiut) gjithsesi me këtë çështje do merremi gjatë muajit mars, sapo të përfundojë zbardhja e plotë e tabulateve. Por le t’i kthehemi deklaratës qesharake të Ahmetajt në parlament, e cila u bë tre ditë përpara deklaratës që bëri kolegu i tij “firmëtar” në qeveri Niko Peleshi. Ministri Arben Ahmetaj, ndoshta është i vetmi që ngatërron kazinonë me shëndetësinë dhe, se harron që ndryshe nga paratë e kazinosë, këto të shëndetësisë që i ka dhënë Vilma Nushit, janë para të taksapaguesve dhe të atyre që u varën nëpër burgje dhe shtëpi, se nuk kanë të paguanin këto taksa. Sipas ministrit Ahmetaj që citoi: “Paratë e Check up-it nuk i paguajnë shqiptarët, por i paguan buxheti i shtetit…” Jam në dilemë, nëse do i etiketojmë si “kunguj” apo “shalqi”? Po buxheti i shtetit nga i gjen lekët; nga kazinotë, nga tregtia e cigareve apo i nxjerr nga prostitutat e digastereve? ( Shih; K. Myftari ,J. Gjoçaj)…. Këto para që i keni dhënë për check up, Nushajve të Vunoit janë të shqiptarëve dhe jo të shtetit, se shteti o mësues i anglishtes ka tre elementë ; njerëzit, tokën dhe gjuhën. Ndaj grabitja që po u bëhet shqiptarëve me check up-in është krimi më i rëndë në historinë e njerëzimit, spitale bosh, kontrata top-sekret, fatura false, lista false, ndryshim kontrate në mes të koncesionit etj. Krime që duhet ndëshkuar dhe që do ndëshkohen shumë shpejt, si për ata që ua dhanë edhe këta që po i rrjepin shqiptarët me shërbime fiktive. Ti japësh check up-in një kompanie që ka helmuar shqiptarët me cigare, duke i bërë dhuratë miliona euro ilaçet e shëndetit është hipokrizi e madhe dhe fyerje e rëndë për mbarë kombin. Ndaj ministri më i paaftë i financave në historinë e Shqipërisë që vetëm dërdëllit përqindje shifrash, pasi i mungon logjika ekonomike e financiare, mashtron vetveten nga sallën e kuvendit kur thotë, se paratë e check up-it nuk janë të taksapaguesve, por të shtetit. Cilat janë lidhjet e Ahmetajt me Check up-in? Çfarë lidhjesh ka me këtë person z. Ahmetaj? A ka qenë i dënuar zyra e avokatisë së Check up-it ? Çfarë çështjesh ka mbuluar dhe që kanë pasur lidhje me ministrin Ahmetaj?. Këto dosje do ia bëjmë me dije Departamentit Amerikan të Shtetit dhe zyrës antikorrupsion të BE-së, pasi shpresat tek përfaqësuesit më të lartë të këtyre vendeve në Tiranë janë zero, për shkak të kapjes së tyre. Përfundimisht nga shteti kërkohet: Hetim i thellë dhe i gjithanshëm i dy koncesioneve ajo e “Bankers –Soros” dhe ajo e “Check up-it”. Banorëve të Zharëzës dhe zonave të tjera naftëmbajtëse t’u dëmshpërblehet çdo qindarkë dhe të investohet në mjedisin e këtyre zonave. Të gjitha analizat dhe mjekimet për sëmundjet e gjakut ku shkaktarë janë kompanitë e naftës t’i paguhen nga vetë këto kompani. Të ndërpritet urgjentisht koncesioni i Check up-it dhe të nisin hetimet për hartuesit e tyre dhe të të tjerëve që mbajnë të fshehtë dhe nuk bëjnë publike kontratën koncesionare të Check up-.it 
Sigal