Elona Caslli: I mosdashtun Benet!

Njësia matëse i mosdashtun Benet është fjala kundër Pushtetit Popullor Socialist.I mosdashtun Benet për ty dhe të shokët e tu kam veç një pyetje; A e mendoni ndonjëherë se mund të zbrisni nga ajo karrige?!

“Ti nuk je i vetëm. Ke plot shokë të ngjashëm me veten dhe sikundèr ta kam shprehur më parë të konvertuarit partiakë janë më partizanë se partizanët në mendësi. Opingat e mendimit tënd, i mosdashtun Benet shfaqen qartazi në shkresën përmes së cilës pushon nga puna aktorin e Teatrit “Migjeni” zotin Simon Shkreli që punon në këtë teatër që prej vitit 2006.Motivi i heqjes nga puna i mosdashtun Benet është mungesa e efikasitetit, efektivitetit, produktivitetit dhe cilësisë në punë.I mosdashtun Benet, jam shumë kureshtare të di se cila ka qenë njësia matëse e matjes së efektivitetit dhe efikasitetit të një aktori.Njësia matëse i mosdashtun Benet është fjala kundër Pushtetit Popullor Socialist.I mosdashtun Benet për ty dhe të shokët e tu kam veç një pyetje; A e mendoni ndonjëherë se mund të zbrisni nga ajo karrige?!I mosdashtun Benet, vetë Zoti e ka krijuar jetën me mandat të kufizuar përsa kohë ka krijuar vdekjen. Për sa kohë jeta nuk është mandat i përjetshëm, as posti si kryebashkiak nuk është i tillë.I mosdashtun Benet ka dy lloj titullarësh. Ata që i gëlltit karrigia dhe ata që e gëlltisin karrigen. Cili është dallimi?! Dallimi është që të parët e mendojnë veten të përjetshëm në pushtet dhe rrethohen nga turma mediokrish që u përkëdhelin sedrën duke derdhur ujvara lëvdatash mbi ta.Të dytët e mendojnë veten të përkohshëm në pushtet dhe i lënë hapur vetes rrugicën e njerëzillëkut që kur të ecin rrugës pasi të lēnë karrigen, njerëzia mos të kthejë kokën e neveritur nga ana tjetër, por t’i japë përshëndetjen e mëngjesit a të mbrëmjes qoftë.I mosdashtun Benet, jeta ka diçka shumë interesante. Është e paparashikueshme dhe pikërisht në çastin që ti mendon se ke gjithçka, mund të ndodhë që ai të jetë pikërisht çasti kur ti humbet gjithçka.

I mosdashtun Benet, a u ndieve më burrë se hoqe një kryefamiljar nga puna?A fjete më shumë në zheg?!A të duket dita më e bukur dhe dielli më pak përvëlues?!Post Scriptum- I mosdashtun Benet të jesh kryebashkiak nuk do të thotë që je detyrimisht Burrē.

NOA