Eliana Hoxha: Shtypi s’duhet të jetë pasqyra e kafeneve, duhet të jetë fryt i një disipline vullnetare

990
Sigal

Moderatorja dhe gazetaria e njohur Eliana Hoxha ne nje koment te saj ne rrjetet socjale sjellë për kolegët e saj një pjesë të shkëputur nga mjeshtri i publicistikës Mid’hat Frashëri.

Ja postimi i plot:

Shtypi s’duhet të jetë pasqyra e kafeneve, vendi i fjalimeve të zbraztë. Duhet të jetë shkolla e moralizmit, kopshti i një jete morale, shkolla e të vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillim mendor dhe shpirtëror, fryt i një disipline vullnetare e një rregulle të frymëzuar prej dashurisë, duke kuptuar drejt dhe vërtetë interesin tonë…

Në këtë mënyrë gazetarit i bie mbi supe barra e madhe: roli i tij është i komplikuar, se duhet të jetë tërë kohës, edhe një mjek që shëron sëmundje, edhe një meshtar që përkujdeset për shpirtin, edhe një avokat që i mbron të drejtat, edhe një gjykatës qe i ndan gjyqin.

Ndërgjegjja e tij duhet të ndrijë udhën dhe gjykimin e çdo gazetari, ndërgjegjja e tij, ajo ndërgjegje që duhet të prijë çdo patriot, çdo akt patriotizmi, me një dashuri mistike të këtij trualli qe i themi Shqipëri, të këtij populli që e quajmë shqiptar.

Në qoftë se nuk e ke këtë dritë në zemrën tëndë, në qoftë se nuk ndjen një dashuri, një dhembshuri të pakufizuar për vëllezërit dhe truallin e tyre, atëhere largohu nga gazeta: hiqu e bëhu bakall ose më mirë akoma: bëhu kasap.