A do të hetohen lidhjet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën? Po sarajet e Surrelit?/ Pyetjet e Berishës për anti-KÇK

530
Sigal

Teksa qeveria propagandon me forcë aksionin e sotëm “Anti-KÇK” në Shijak, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ngre disa pyetje që presin përgjigje.

Duke ndjekur Opinion!

Miq, duke ndjekur Opinion vetishëm me lindin keto pyetje:

1-A do hetohen pasuritë e Fatmir Xhafës dhe vëllezërve Xhafa ndërkohë që Geroni, dmth Agron Xhafa vuan dënimin si trafikant ndërkombëtar?

2- A do hetohen sarajet e Surrelit me 57 m gjatësi themelet nderkohë që kur u ndërtuan pronari Edvin Kristaq Rama kishte të deklaruara vetëm 2900 euro dhe 400 mijë lek në formularin e dorëzuar në ILDKP?

3-A do të hetohet pallati në “paje” pesë katësh i zonjës Rama, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë ndërtimore, tatimore, doganore apo bankare?

4- A do të hetohen lidhjet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, kapon në arrati të grupit të Xibrakës?

Miq, këto janë disa pyetje që doja të shtroja për panelin e nderuar!