Meta zbardh takimin me ambasadorin e Rumanisë: Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit

111
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta.

MESAZHI I METES

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban.

Bashkëndamë vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike, partnere në NATO dhe organizmat euro-atlantike, marrëdhënie të cilat duhen forcuar edhe më tepër, në interes të objektivave strategjike të përbashkëta.
Partia e Lirisë mbetet e dedikuar me angazhim madhor për realizimin sa më të shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies.