Dr. Zekri Palushi: Të përbashkëtat e Leninit me “Gripin Spanjoll” të 1918-s, dhe Covid-19!

338
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD).

Australi, Shkurt 2022

Sebep për të shkruar këtë artikull, u ba miku im, -neurokirurgu i nderuar Profesor Mentor Petrela, i cili, para pak ditësh, më përcolli shkrimin e autorit Anglez Ed West, (shkrimtar, gazetar, bloger, dhe editor i UnHerd), me titull: “My hot take -Leniwas bad” (Në opinionin tim, Lenini ishte i keq). Fraza ‘Hot take’ merr kuptime të ndryshme, por në gazetari, ajo shpreh një komentim provokues, apo një opinion kontraversial. Në këtë artikull, autori arrin të konkludojë se,Lenini ishte më i keq se Stalini. Lenini ishte një njeri jashtëzakonisht i pa shpirtë. Tipari kryesor i personalitetit të tij, ishte URREJTJA. Ai urrente ç’do gjë.
Në shkrimin e tij, autori përshkruan shumë vepra shpirt-keqësie/kriminale të Leninit, por një nga këto vepra që më zgjoi memorjen time fëmijënore, ishte qëndrimi i Leninit ndaj kulakëve, kundra të cilëve, ai kishte shpallur një luftë të pamëshirshme. Ai, nëpërmjet një telegrami kishte urdhëruar që “Kulakët,-në numër jo më pak se 100, njëherësh, të vareshin në një rrugë rrethore, ku populli t’i shofë ataduke bërtitur, e vdekur një-herësh.Një gjë të tillë, unë e kisha parë me sytë e mijë, kur isha në shkollë fillore.Në atë kohë, familja ime jetonte në Shëmri të Kukësit. Kur, në një pasdite, na mblodhën në oborrin e shkollës, dhe në prezencë të gjithë nxënësve, mësuesve, dhe popullit, ju ba “gjygji”, dhe u dënua me varje në litarë, Zef Gjaci, një burrë krejt i pafajshëm, nga Fani, (emrin e tëshkretit, e mbaj mend nga tmerri).

Në mëngjezin e së nesërmes, kur po vinim në shkollë, e gjetëm këtë burrë të varur në një trekëndësh, të mbështjellur me një çarçaf të bardhë, që e rrotullonte era, sa-andej-këtej. Kufoma e tij, e varur, u la aty për 3 ditë rrjesht. Sigurisht, qëllimi i komunistëve ishte i “mirë”. Nëpërmjet kësaj skene makabre, ata donin që ne, fëmijët të “edukoheshim,”dhe në të vërtetë, kjo formë “edukimi”, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë popullin, zgjati rreth 50 vjet. Gjatë gjithë kësaj periudhe, frika, ankthi, trishtimi, mjerimi, pabesia, spiunimi, mundimi, e stërmundimi, sunduan psiqikën shqiptare. Siç shifet,“Terror i pamëshirshëm ndaj masave”, që kishte organizuar Lenini, ishte fillimi i“Terrorit të Kuq,”që më pas, Stalini e çoi më përpara, dhe, në këtë drejtim, s’mund t’i mohojmë “meritat” e oktapodit, Enver Hoxha, që me tentakulat e tij, gllabëroi, dhe shkatërroi çdo individ, dhe familje shqiptare, duke ja kaluar në këtë drejtim, edhe vetë Leninit e Stalinit.

Duke u bazuar në eksperiencën time personale, e familjare, nën regjimin komunist, shpesh herë pyes vehten, “si ka mundësi që populli shqiptar e harroi kaq shpejt skëterrën komunisto-socialiste, dhe jo vetëm kaq, por ka falë komunistët, edhe pse ata, as edhe një herë, s’kanë kërkuar falje, të paktën për ata rreth 6.000 shqiptarët e pushkatuar, -jo për vepra kriminale, por për mendimet e tyre të lira? Nuk po e shtjelloj më tej këtë temë, (që ndoshta meriton një studim, dhe analizë tëveçantë), por, po i kthehem përsëri shkrimit të Ed West, -për t’u ndalur tek një segment tjetër, mjaft domethënës, shqetësues, dhe trishtues, -që mund të shpjegojë më së miri, edhe “Fenomenin Shqiptar”, e po kështu, mund të shpjegojë edhe “fenomenet e Gripit Spanjoll, dhe të Covidit të sotëm”. Pra, bëhet fjalë për një vizitë, që në tetor të vitit 1918, Lenini, i kishte ba laboratorit të shkencëtarit Ivan Pavlov. Në atë kohë, Lenini, kishte dëgjuar për eksperimentimet e Pavllovit, rreth Rreflekseve të Kushtëzuara , në qentë. Eksperimenti konsistonte në një tingëllim zilje, që binte në të njejtën kohë me sjelljen e ushqimit. Pas shumë episodesh të tilla, qentë jargoheshin edhe kur ata ndëgjonin zilen, edhe pse, tingëllimi i saj, nuk shoqërohej me ushqim. Ky fenomen u quajt “Përgjigje e kushtëzuar”, dhe i gjithë procesi në vetvehte, u quajt “Kushtëzim Klasik,”një proces bazal i“Psikologjisë së Sjelljes.” Me fjalë më të thjeshta, mund të themi se, “Kushtëzimi Klasik”, është një metodë e të mësuarit, ku për sjellje, njerëzit mund të shpërblehen apo të dwnohen.

Pra, në atë kohë, Lenini duke ditur punën eksperimentale, në drejtim të Rreflekseve të Kushtëzueme të trurit, kishte menduar që, -rrezultatet e Pavllovit me qentë,-mund t’i ndihmonte bolshevikët të Kontrollonin Sjelljen Njerëzore, prandaj ai i tha Pavlovit: “Unë dua që populli rus, të ndjekë formën e të menduarit dhe të sjelljes komuniste. Në Rusinë e shkuar, ka pasë shume individualizëm, (indipendencë). Komunizmi nuk i toleron tendencat individualistike. Ata janë të dëmshme, dhe interferojnë me planet tona. Pra, ne duhet t’i japim fund individualizmit”. Pavllovi i shokuar, e pyeti Leninin nëse ai donte të bënte në njerëzit, çfarë ai kishte ba me qentë. Lenini ju përgjigj,”EKZAKTSISHT, njerëzit mund të korrektohen, ata mund të bëhen ashtu siç ne i duam ata të jenë.”Le të mbajmë në mendje dëshirën e Leninit, ndërkohë që të shohim pak, se çcfarë tregon historia rreth pandemisë së“Gripit Spanjoll”! Për këtë, po i referohem Dr. Sal Martingano (FICPA), New York. Në blog-un e tij, Dr. Martingano, pyet:“A do të çuditeshit, apo shqetësoheshit nëse dini se “Gripi Spanjoll” i 1918, s’ka pasë të bajë aspak me Spanjën, dhe ndoshta s’ka qenë as grip? Në komentimet e tij, ai ju referohet disa autorëve, por në veçanti,-librave, “Vaçination Condemmned”, -publikim nga Elben, dhe “Vaçination The silen killer”, -të autores Ida Honorof, (1854-1930, dhe Eleanor McBean, (1905-1989),PhD, N.D.,e cila, si një reportere, mbulonte problemet e kësaj pandemie. Zj. McBean, përshkruan në detaje, eksperiencën e saj personale e familjare, gjatë  pandemisë së “Gripit Spanjoll,” të 1918-s.Spanja, gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte një vend neutral, dhe nuk e censorizonte shtypin e saj, (siç e censorizonin vendet e tjera, pjesëmarrëse në luftë). Si rezultat, Spanja ishte e para që raportoi epideminë e gripit të 1918-s, e kështu pra, bota e çfrytëzoi këtë rast, për ta fajësuar Spanjën si burim të kësaj pandemie. Ndërkohë, dihet se gjatë pregatitjeve për Luftën e Parë Botërore, një eksperiment vaksinimi masiv ushtarak, ishte ba,në Fort Riley, (Kansas, USA), nga ku u raportua rasti i parë me “Grip Spanjoll.”Në atë kohë, Industria Farmaceutikale Fledgling,-e sponsorizuar nga “Instituti Rockefeller për Kërkime Mjeksore,”patën një furnizim të madh subjektesh njerëzore për testim. Ushtria Amerikane kishte vu në dispozicion, mbi 6 milion burra. Analizimet e tanishme të dokumentave, zbulojnë se Gripi Spanjoll, mund të ketë qenë një eksperiment ushtarak vaksinimi, i shkuar keq/gabim. (Kevin Barry, President First Freedoms. Inc.). Duke parë mbrapa, në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ne duhet të gërmojmë më thellë, për të zgjidhur këtë mister. Në një përmbledhje, thuhet se:Arsyja që teknologjia modern nuk ka qenë e aftë me përcaktue saktësisht variantin vdekje-prurës të pandemisë së këtij gripi, (influenze), është sepse, influeza nuk ishte shkaktari i vdekjeve.*Gjatë Luftës se Parë Botrore, më shumë ushtarw vdiqën nga sëmundja, se sa nga plumbat.*Pandemia nuk ishte grip. Mendohet se mbi 95% e vdekjeve qenë shkaktuar nga pneumonia bakteriale, dhe jo nga influenza (një virus).*Pandemia nuk ishte Spanjolle, sepse rasti i parë me pneumoni bakteriale, në vitin 1918, qe diagnostikuar në Bazën Ushtarake të Fort Riley, (Kansas, USA).Nga 21 Janari, deri më 4 Qershor 1918, një vaksinë bakteriale eksperimentale, e kultivuar në kuaj, nga Instituti Rockefeller për Kërkime Mjekësore, në New York, -ju injektue ushtarëve të Fort Riley, (Kansas, USA). Gjatë kohës, (çfarë kishte mbetur nga viti 1918), këta ushtarë, u dërguan për të luftuar në Europë. Kështu pra, në çdo pikë-ndalimi, gjatë rrugëtimit nga Kansas, për në llogoret luftarake të frontit Francez, shpërndanë bakterie. Po kështu, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi me 11 Nëndor, 1918, ushtarët u kthyen në vendet e tyre, në vende të ndryshme të botës, duke shpërndarë në këto vende, pneumoninë bakteriale vdekje-prurëse. Gjithashtu, gjatë luftës së Parë Botërore, Instituti Rockfeller, dërgoi anti-meningokokal serum në Angli, Francë, Belgjikë, Itali, dhe vende të tjera, që edhe këto, në vetëvehte ndihmuan për shpërndarjen e kësaj epidemie, në të gjithë botën. Autopsitë e bëra pas Luftës së Parë Botërore, provuan se Gripi i 1918-s, s’kishte qenë aspak një grip, dhe se vdekjet ishin shkaktuar nga doza të zakonshme eksperimentale të vaksinës së meningitit bakterjal, (‘bacterial meningitis vaçine’), që edhe në ditët e sotme imiton shenjat e një gripi. Dhënja e vaksinave shtesë, në ushtarët, dhe popullsinë civile, me një system të papregatitur imunitar, krijuan një fushë vdekje, (“killing field”). Këtu jepen sqarime pak më të detajuara në lidhje me shkaqet e vdekjeve në popullsinë civile: Lufta e Parë Botërore përfundoi më shpejt se pritej. Kështu një shumë e madhe vaksinash eksperimentale, kishin mbetur pa u përdorur. Qeveria Amerikane, e frikësuar se ushtarët që do të ktheheshin në shtëpi, do t’infektonin familjet e tyre, ndërmorën fushatën më të madhe të friksimit në histori. Kështu-pra, këto vaksina eksperimentale, vazhduan të testohen masivisht. Si rrezultat, dhjetra milion civilë vdiqën, po në atë mënyrë, që ushtarët kishin vdekur. Në vend që këto vaksina të stopoheshin urgjentisht, doktorët intensifikuan dhënjen e tyre të mëtejshme, duke e quajtur atë gjendje:“Grip i madh Spanjoll, i 1918”.Si rezultat, vetëm të vaksinuarit vdiqën. Siç shifet, mashtrimet dhe sekretet kanë një histori të gjatë, e këtu nuk bën përjashtim as COVID-19. Pa folur shumë për shkencëtarin Anglez, Profesorin Neil Ferguson, të Kolegjit Imperial, (sponcorizuar nga Fondacioni Bill Gates), që ishte përgjegjës për zhvillimin e një modeli kompjuterik matematikorë të pandemisë covidjane, një model thellësisht i gabuar dhe mashtrues, në bazë të së cilit u mbështet e gjithë strategjia botërore e “mbrojtjes kundra covidit”, dhe prodhimit të vaksinave. Po ndalem në një temë më të rëndësishme, që ka lidhje direkte me qëllimin e këtij artikulli, e për këtë, po i referohem shkrimit të Rob Owald, në ABX (29 Dhjetor, 2020), me titull,  Zyrtarisht Covid-19 është grip, dhe jo virus, “Officially Covid-19 it’s a flu and not a virus.”Ai thotë se mbanë titullin PhD në virologji dhe imunologji, dhe se është një shkencëtar laboratori klinik, që ka analizuar 1.500 mostra, të supozuara “positive” për Covid-19, të marruna në laboratorin e tij, në S. Kalifornia.
Kur unë, dhe stafi i laboratorit tim, bamë testimet sipas postulateve të Koch, dhe observimet nën skanimin e mikroskopit elektronik, (pra nuk përdorëm si mjet diagnostikimi, testin PCR), s’gjetëm Covid-19, në asnjë prej 1500 mostrave. Ç’farë ne gjetëm në këto mostra ishin më-së-shumti Influenza A, dhe pak ishin edhe Influenza B.Ne pastaj,i dërguam këto mostra në Stanford, Cornell, dhe në disa Laboratore të tjera të Universitetit të Kalifornisë. Rrezultatet ishin të njejta, si tonat, pra, edhe ata kishin gjetur Influenza A dhe B, por jo Covid. Atëhere, ne të gjithë folëm me CDC (Qendrëne Kontrollit të Sëmundjeve), dhe i kërkuam shembuj mostrash konkrete të Covid-19. Ata u përgjigjën se s’kishin ndonjë mostër Covidi! Osëald vazhdon duke thënë se: “Ne, bazuar në punime shkencore, dhe ekzaminime laboratorike, kemi ardhë në konkluzion se Covid-19 ishte një virus imagjinar, falc. Realisht, gripi u quajt Covid, ndërkohë shumica e vdekjeve patën shkaktarë të tjerë, si sëmundje zemre, kancer, diabet, emfizema, etj. Këta të sëmurë pastaj morën edhe gripin, që dobësoi më tej systemin e tyre imunitar, e kështu ata, edhe vdiqën. Nuk po zgjatem në shpjegime tekniko-shkencore rreth ekstrakteve gjenomike të virusit Covid-19, që autori përshkruan në konfirmim të gjetjeve të tij, por ja vlen të përmendim se ai në përfundim thotë se:“Në, 7 universitetet që kemi ba testet laboratorike në këto 1500 mostra, jemi duke paditur në gjygj Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), për mashtrime rreth Covid-19”.Pra, siç duket, idetë, dhe dëshirën e Leninit, që rreth mbi 100 vjet më parë, shokuan Pavllovin, janë aplikuar, e po aplikohen me një vullnet të jashtëzakonshëm nga Elita Politiko-Oligarkike, socialiso-fashiste botërore, që sot-për-sot, e kanë kthyer njerëzimin në një “qenje eksperimentale”.