Ish presidenti Donald Trump rikthehet në rrjetet sociale

171
Sigal

Ish-presidenti Donald Trump po përgatitet për rikthimin e tij në mediat sociale – duke postuar mesazhin e tij të parë në një version beta të platformës së tij të re të shumëpritur, TRUTH Social.

“Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju shohë së shpejti”, ka shkruar Trump në një mesazh që është shpërndarë nga djali i tij Donald Trump Jr. në Twitter, faqe që TRUTH Social synon të zhvendosë.

Pamja e përbashkët e ekranit e bëri edhe një herë ish-presidentin një temë trendi në gjigantin e mediave sociale që e ndaloi atë ta përdorte atë edhe kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Koha për pak të vërtetën !!!”, shkroi Donald Jr. të martën mbrëma, duke marrë afro 47,000 pëlqime deri të mërkurën herët.

Rrjeti pritet të nisë zyrtarisht javës që vjen, sipas listimit të tij në aplikacionet e Apple.
Në mesazhet e përdorura për promovimin e TRUTH Social tregohen avantazhet që pritet të ketë platformna e re, përkundër përjashtimeve arbitrare siç ndodhi me llogarinë e Trump në Twitter.
“Jeni të sigurtë që doni të qëndroni me rrjetet e vjetra të censurës? Askush nuk besoj se e dëshiron këtë”, shkruante një mesazh në reklamë.

“Le ta rrëzojmë atë!”, thuhej më tej duke iu referuar rrjetit rival. Platforma e Trump pretendon më tej të inkurajojë “një diskutim global të hapur, të lirë e të ndershëm, pa diskriminim ndaj ideologjive politike.”

Në imazhe shiheshin ngjashmëri me dikur llogarinë e Trump në Twitter, por vetëm se profili kishte një shenjë të kuqe për verifikimin, përkundër asaj blu që ka Twitter.

Megjithse mbështetësit e Trump kanë pritur me shpresë platformën e re që prej njoftimit në nëntor, jo të gjithë ishin të kënaqur me ngjashmërinë e saj me Twitter.

“Është si një klon i Twitter,” shkruante një prej përdoruesve, ndërsa të tjerë hidhnin dyshime mbi zotërimin e lejes së patentës për të vepruar me një “interface” kaq të ngjashme me të.